Mbresa përgjatë dy diteve në Prishtinën një fytyrëshe e - TopicsExpress



          

Mbresa përgjatë dy diteve në Prishtinën një fytyrëshe e dyfaqëshe Në Prishtinë lodhja ka arsye të mos ndihet e lodhur. Qytet i studentit, dikush do të thoshte, dale ore djalë, se edhe Kumanova është student i qytetit, ah më falni, qytet i studentit. Në Prishtinë ka bukuri dita e nata. Sheh njerëz me libra nën sqetull, duke blerë libra nëpër rrugë e nëpër librari, si dhe duke lexuar. Sheh shumë njerëz. Të krijohet përshtypja se këtu çdo gjë është e gjallë, madje edhe të vdekurit!!! Sakaq dhe sa keq, të merr etja për ujë në orët e vona të natës. Shkon për ta shporrur etjen në kuzhinë dhe kthehesh duke oshëtuar për arratisjen e ujit. Nuk ka ujë, ka vetëm gypa që dëshmojnë për praninë e ujit duke guguar. Duke u lutur që Prishtina të ketë ujë, të merr disi gjumi i shoqëruar me ëndrra duke notuar në një liqe të thellë e të gjerë dhe duke u ngulfatur qëllimisht vetëm e vetëm të mund pish ujë. Zgjohesh në mëngjes për të marr abdes. Sakaq, të kaplon frika e të mos pasurit ujë. E provon menjëherë. Paska ujë, urraaa, elhamdulilah, ej paska ujë, i bërtet krejt nënvetëdijshëm të përgjumosurve, thuajse ke zbuluar ujin e ngrohtë. Me ca gulçime uji rifillon të rrjedhë prej gypave paksa të vjetëruara. Ka lezet dita këtu. Del në qytet, sërish syri ballafaqohet me grumbullin e njerëzve, kush duke ngarendur për në punë, kush për ta blerë gazetën, kush për në parkun e vogël të qytetit për ti shpërblyer mushkritë pakëz me atë ajër të pastër që i kishte mbijetuar disi tytave të KEK-ut dhe kush duke shkuar për diku, sa të krijohet mbresa se as vetë ai nuk është duke e ditur se për ku është duke ngarendur. Mesdita. Rrezet e diellit thuajse piketojnë edhe hijet më të dendura të qytetit. Mirë shumë, derisa nuk të krijohet mbresa se je duke ecur skajeve të shtëpive publike. Si të krijohet kjo përshtypjeje, duke qenë se unë jam nisur për në universitetin publik? Sa i përafërt ky emërtim për nga artikulimi gjuhësor, shtëpi publike dhe universitet publik. Atëherë më mirë do ti them universitet shtetëror! Lakuriqësi e paparë. Shoku im më thotë, ju e dini se shikimi i parë është i lejuar, ndaj të ruhemi në shikimin e dytë të kësaj panorame e mbushur me sprova. Po e di, i them unë, por shoku im i dashur, nuk e vëren dot se shikimi i parë po shumëzohet me më shumë se gjysëm e këtyre njerëzve me rroba të harruara në shtëpinë publike jo, por në atë private. Zoti na ruajt ma kthen shoku, se boll vështirë prej këtyre cullakeve me tesha gjethi të Tarzanit. Mua mu kujtua një fjalë si këshillë dhe mishërim. Ke parasysh shoku im, këtu njëmend syrin ose shikimin duhet vërë në një xhihad të madh! Shfletoj shtypin i nervozuar prej kësaj panorame të zymtë morale. Lexoj emrin Atifete. Emër me domethënie islame, apo jo? Lexoj të ketë thënë po ky emër se shamia nuk do të lejohet nëpër shkolla publike! Hm, sërish mu shfaq mbiemri publike! Truri im që ndonjëherë strukë gjëra që as vetë nuk i dua në kujtesën time, shfaqë skandalet e saja me veshje e me fjalë. Më shfaqet lakuriqësia nëpër universitete e nëpër rrugë. Ndërsa kjo edhe më tej thërret e përuron në shpalosje ose në zhvatje të gjetheve të Tarzanit. Nuk është vështirë për ta kuptuar këtë përfaqësuese të vendit, se kjo motrave e nënave tona ia dëshiron zhveshjen, tranparencë të asaj që duhet të jetë transparente vetëm për disa njerëz të caktuar. Në godinën e Fakultetit Filozofik lexova një thënie të bukur të Kenedit. Ai kishte thënë: Liria pa dituri gjithmonë është në rrezik, ndërsa dituria pa liri është e kotë! Më pëlqu kjo thënie, por mendja ime shpesh është e prirë të lindë thënie prej thënieve të lexuara. Mendja ime kështu më pëshpëriti: Liria pa moral është e kotë, ndërsa morali pa liri është në rrezik, rrezik ky që mund të mugullon edhe lulen e lirisë së shëndoshë!
Posted on: Wed, 23 Oct 2013 08:08:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015