Mbrojtja me fluor Intervenim pa dhimbje e cila është me shumë - TopicsExpress



          

Mbrojtja me fluor Intervenim pa dhimbje e cila është me shumë rëndësi për mbrojtjen nga kaviteti. Kryhet me lyerje me lëng të posaçëm që përmban fluor, dhe shpesh ka aromë dhe shije të ndonjë fruit me qellim që më lehtë të pranohet nga pacienti i vogël. Fluori është element i rëndësishëm i cili konsumohet edhe nga uji i pijshëm, ushqimi (krypa,qumështi,buka) por kjo nuk është e mjaftueshme dhe për këtë arsye duhet të zbatohet kjo procedurë. Si mbrojtje nga kaviteti duhet të përdoret edhe pastë Aminofluorid zhele, e cila përdoret në dhëmbët një herë në javë. Mbrojtja nga kaviteti duhet të fillon qysh në barkun e nënës. Gruaja shtatëzënë përveç që duhet të mban llogari për ushqimin që duhet të jetë i llojllojshëm dhe i pasur me vitamine dhe minerale, duhet të përmban edhe sasi të mjaftueshme të fluorit. Nevojat ditore nga ky element janë 1 mg gjatë kohës së shtatëzanisë dhe gjatë kohës së ushqyerit të foshnjes me qumështin e nënës. Për planifikimin e mbrojtjes fluoride të dhëmbëve për foshnjen e re, duhet bërë konsultë me specialist për stomatologji fëmijësh dhe preventive, në një kohë edhe me gjinekolog i cili e përcjell shtatëzanine e gruas.
Posted on: Mon, 01 Jul 2013 19:41:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015