Mbyllet sot në mesnatë në mënyrë ligjore fushata zgjedhore - TopicsExpress



          

Mbyllet sot në mesnatë në mënyrë ligjore fushata zgjedhore për zgjedhjet e 23 Qershorit, ndërsa forcat kryesore politike në vend (PD-PS), i kanë kushtuar kësaj dite të fundit të fushatës edhe mitingjet më të rëndësishme. Partia Demokratike do t’i qëndrojë besnike mbylljes së fushatës elektorale në kryeqytet, me mitingun-koncert që do të organizohet në sheshin "Nënë Tereza". Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot nga Vlora, ku ishte i pranishëm në një përurim, se në shenjë simboli të numrit 44, që përfaqëson edhe siglën e PD-së në fletën e votimit, mitingu në kryeqytet do të nisë në orën 19:44, me një koncert madhështor, ku do të interpretojnë emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Ndërkohë nga ana tjetër, PS ka zgjedhur që në ditën e fundit të fushatës elektorale të zhvendoset nga Tirana, duke organizuar dy mitingje paralele, njërin në qytetin e Shkodrës dhe tjetrin në Vlorë. Bëhet e ditur se kreu i PS-së, Edi Rama, do të jetë i pranishëm në të dyja mitingjet. Sipas Partisë Socialiste, kjo do të jetë një mbyllje surprizë që thyen traditën e mbylljes së fushatës elektorale në kryeqytet, ku kjo forcë politike zgjodhi ta zhvillojë mbrëmjen e djeshme mitingun përmbyllës. Kodi Elektoral parashikon që dita përpara datës së zgjedhjeve dhe vetë data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve elektorale
Posted on: Fri, 21 Jun 2013 09:46:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015