Me 10 shtator 2013, Pika e Hagenit e Qendrës së Lëvizjes - TopicsExpress



          

Me 10 shtator 2013, Pika e Hagenit e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjermani organizoi tubim me bashkatdhetarë. Në tubim morën pjesë Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Kosovës dhe Salih Abazi, Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjermani. Mbledhjen e hapi Salih Abazi. Pasi përshëndeti dhe falënderoj bashkatdhetarët për pjesëmarrje në tubim, foli për rëndësinë e bashkimit dhe organizimit të shqiptarëve në Gjermani. "Ne angazhohemi për bashkim dhe organizim sa më të fuqishëm të komunitetit shqiptar në Gjermani. Po ashtu, ne interesohemi që komuniteti shqiptar të integrohet në të gjitha sferat në shoqërinë gjermane, por që kurrsesi të asimilohet, pra ta ruajë dhe kultivoj gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare. Albin Kurti në fjalën e tij, pas përshëndetjes dhe falënderimit të bashkatdhetarëve e prezantoi alternativën qeverisëse te Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Alternativa qeverisëse përbëhet nga tri shtylla: shtetin e së drejtës, shtetin zhvillimor dhe shtetin social. "Privatizimi i egër duhet ndalur. Ky privatizim tregon për mungesën e ideve të Qeverisë. Po ashtu duhet rritur buxheti për bujqësinë, sepse bujqësia është tepër e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, njëkohësisht me industrializimin e vendit" theksoi Albin Kurti. ...Kurti pati tri porosi për komunitetin shqiptar në Gjermani: Së pari, e drejta e votimit si për zgjedhjet në Kosovë ashtu edhe për ato në Gjermani të shfrytëzohet. Së dyti, studentët shqiptarë të organizohen përveçse nëpër organizata studentore shqiptare edhe në ato gjermane. Së treti, punëtorët të organizohen në sindikata, kurse punëdhënësit e ndërmarrësit shqiptarë të bashkëpunojnë... Ndërsa Rexhep Selimi në fjalën e tij falënderoi mërgatën, posaçërisht për kontributin e dhënë gjatë luftës. "Mërgata ka qenë pjesë e luftës dhe pjesë e UÇK-së" tha Selimi. Po ashtu Selimi foli rreth emigrimit të rinisë në ditët e sotme. "Lëvizja VETËVENDOSJE! ka identifikuar problemet në Kosovë dhe ka plan të qartë për zgjidhjen e tyre" theksoi Selimi. Në fjalën e tij, Selimi kritikoi Qeverinë për mungesë të krijimit të kushteve për investime nga mërgata shqiptare...
Posted on: Wed, 11 Sep 2013 18:00:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015