Me ceremoni solemne në kazermën "Çede Filiposki - Dame" në - TopicsExpress



          

Me ceremoni solemne në kazermën "Çede Filiposki - Dame" në Kërçovë sot u nis kontigjenti i ARM-së nga përbërja e Brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike (1.brmk) e cila merr pjesë në misionin paqeruajtës ISAF në Afganistan. Në këtë solemnitet morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi, zëvendësshefi i SHM të ARM-së gjeneralmajori Naser Sejdini, komandanti i Komandës së bashkuar operative i ARM-së gjenerali i brigadës Metodija Veliçkovski, komandanti i 1.brmk gjenerali i brigadës Stojan Dimçov, përfaqësues nga MM-ja dhe SHM e ARM-së, nga Vetëqeverisja Lokale dhe familjarë të pjesëtarëve të kontigjentit. "Sot e dërgojmë kontigjentin e 25-të të ARM-së në misionin paqeruajtës si përkrahje për Qeverinë në Afganistan. Këta ushtarë janë ambasadorët tanë të paqes. Jemi të bundur që me dinjitet do të kryejnë misionin e tyre dhe me shëndet do të kthehen nga detyra e ngarkuar. Ne mbetemi edhe më tej të përkushtuar për paqen dhe nëse de fakto nuk jemi anëtarë të NATO-s faktikisht punojmë dhe sillemi si të jemi pjesë e Aleancës", tha në solemnitet ministri Xhaferi. Në rotacionin e pesëmbëdhjetë të misionit paqeruajtës ISAF në Afganistan, në të cilin ARM-ja merr pjesë me çetën e mekanizuar këmbësorike, do të nisen 156 pjesëtarët e ARM-së. Kontigjentin e ARM-së e përbëjnë 149 përfaqësues të çetës, së bashku me përfaqësuesin më të vjetër kombëtar, një oficer shtabi në komandën e ISAF-it dhe pesë pjesëtarë të ARM-së të cilët do të jenë të sistemuar në përbërjen e FDPK-së (forcat dedikuese për partneritet dhe këshillim) për mbështetje të brigadës së tretë nga korrpusi i 209-të i Policisë kombëtare afgane. "Leopardët" nga 1.brmk në gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë të angazhuar për sigurimin e komandës kryesore të forcave të ISAF-it në Kabul. Për kryerjen profesionale të deritanishme të detyrave, kompatibiliteti i treguar dhe interoperativitetit me forcat e Aleancës në misionin ISAF, pjesëtarët e ARM-së nga Komanda e ISAF-it dhe nga strukturat e larta komanduese të Aleancës, viteve të kaluara në kontinuitet marrin vlerësime më të larta, për çka kanë rejting të lartë.
Posted on: Fri, 05 Jul 2013 18:18:28 +0000

Trending Topics



br>
Daily Thought #165 Bible verses for Confidence Boosters and
Where Can I Find Black Friday Panasonic SL-SW965VA Shockwave

Recently Viewed Topics




© 2015