Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, - TopicsExpress



          

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit Falëndërimi i takon Allahut, Zotit të botrave, paqja dhe bekimet qofshin mbi pejgamberin bujar, mbi familjen e tij dhe shokët e tij që të gjithë. Më pas: Shejhul Islam ibnu Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ”Nuk i lejohet askujt ta shpallë askënd prej muslimanëve kafir edhe nëse gabon, deri sa t’i ngritet atij argumenti dhe t’i sqarohet atij rruga e drejtë, andaj atij që i është vërtetuar Islami me bindje nuk i mohohet me dyshim, madje nuk i mohohet deri sa t’i ngritet argumenti dhe ti largohet dyshimi”. [Mexhmu’l Fetaua 12/250] Ibnu Kajim El-Xheuzije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ”Nëse e thotë fjalën e kufrit ai i cili nuk e din domethënien e asaj (fjale) nuk bën kufër.” [I’lamul Me’uki’in 3/75] Me lejen e Allahut, kam përmbledhur pikat dhe rregullat të cilat i ka përmendur hoxha i nderuar Ebu Muhamed El-Makdisij, Allahu e liroftë, mbi të cilat disa njerëz të papeshuar, të nxituar dhe të vrullshëm, kanë ndërtuar metodologjinë e tyre të gabuar, andaj shpresojmë këto pika të përmendura të jenë këshillë për atë që dëshiron t’i kthehet të vërtetës së qartë dhe këshillë për vëllezërit e ri të cilët nuk kanë njohuri të thella mbi çështjet e tekfirit, që t’i kenë disa pika të shkurta të cilat bëjnë dallimin në mes ehli sunnetit dhe grupeve të pamatura në këtë çështjë: ”...të shkatërrojë me argument atë që u shkatërrua dhe ta bëjë të jetojë me argumente atë që jetoi.” [Enfal, 42] Gabimet dhe devijimet e grupeve të pamatura janë këto: 1. Mosdallimi në mes kufrit në përgjithësi (si vepër) dhe tekfirit konkret apo në mes të llojit të kufrit dhe kufrit konkret. 2. Tekfiri duke u bazuar në rregullën “Esenca tek njerëzit është kufri” ngase shteti është shtet kufri. 3. Moslejimi i namazit pas muslimanit i cili ka gjendjen e fshehtë (të panjohur), deri sa ta dish besimin e tij. 4. Tekfiri ndaj atyre që lavdërojnë kufarët apo bëjnë lutje për ata pa sqarim të hollësishëm. 5. Tekfiri ndaj atyre që nuk kanë dhënë besën ndonjë imami të caktuar. 6. Përkufizmi i grupës së shpëtuar në një grup, xhemat, parti apo klasë të caktuar nga mesi i muslimanëve. 7. Tekfiri me tekste (të sheriatit) që mund të jenë argument por nuk janë të prera për në tekfir. 8. Tekfiri për fjalë dhe vepra të cilat mund të jenë argument, duke mos shikuar aspak në qëllimin e thënësit të atyre (fjalëve) apo vepruesit të atyre (veprave). 9. Mosdallimi në mes disa ceremonive të kufrit, shkaqeve të dukshme si dhe në mes mjeteve të tij (kufrit), shenjave të cilat nuk mjaftojnë në mënyrë të pavarur për të gjykuar prerë me tekfir. 10. Tekfiri me dyshim dhe paragjykim duke mos vërtetuar dhe duke mos shikuar aspak në mënyrat sheriatike të vërtetimit dhe duke ia imponuar kufrin edhe nëse kthehet i akuzuari (nga vepra që është akuzuar). 11. Përgjithësimi i rregullës: ”Kush nuk e shpall kafirin kafir edhe ai është kafir” pa sqarim të hollësishëm. 12. Tekfiri ndaj atyre që fjalët e tyre në vetvete ngërthejnë kufrin apo përfundojnë në kufër. 13. Tekfiri i atyre që kanë vdekur me disa mëkate e nuk janë penduar prej atyre (mëkateve). 14. Përzierja dhe mosdallimi në tekfir në mes asaj që është prej thelbit të Imanit apo gjërave që e prishin atë dhe në mes asaj që është prej imanit të obliguar apo të pëlqyer. 15. Mosdallimi në mes Imanit të vërtetë (tek Allahu) dhe Imanit në dispozitë (në dunja). 16. Mosdallimi në mes miqësimit që llogaritet kufër dhe sjelljes së mirë me kafirin. 17. Mosdallimi në mes miqësimit që llogaritet kufër dhe përshtatjes së ndaluar (duke mos e shfaqur imanin) apo lajkatimit të legjitimuar (lejuar). 18. Mosdallimi në mes miqësimit që llogaritet kufër dhe tukjes (fshehjes-heshtjes nga frika) së lëjuar. 19. Tekfiri ndaj atyre që heshtin para pushtetarëve me pretendimin se kjo ngërthen kënaqësinë me kufrin e tyre dhe mosmarrja parasyshë gjendjen e dobësisë. 20. Përgjithësimi i tekfirit dhe rezultateve të tij ndaj grave dhe bijve të ushtarëve të shirkut dhe ligjeve apo të ngjashmëve prej murtedave dhe mosmarrja parasyshë gjendjen e dobësisë. 21. Mosdallimi në mes rezultateve te tekfirit në mes kafirit që mbrohet me forcë dhe atij që nënshtrohet (ligjeve të sheriatit). 22. Tekfiri ndaj secilit i cili punon në qeveritë (sistemet) kafire pa sqarim të hollësishëm. 23. Tekfiri ndaj secilit që kërkon ndihmë prej tagutave apo ndihmëtarëve të tyre, apo strehohet tek gjykatat e tyre në rastin kur ekziston qeveri Islame, pa sqarim të hollësishëm. 24. Mosdallimi në mes atij i cili i përmbahet sistemit administrativ, gjykimit tek ai dhe gjykimi tek ligjet e kufrit. 25. Mosdallimi në mes gjykimit me atë që nuk e ka zbritur Allahu dhe lënies të një pjese të gjykimit të Allahut në rast konkret (të veçantë) si mëkat. 26. Tekfiri i përgjithshëm ndaj gjithë pjesëmarrësve në votime, pa asnjë sqarim të hollësishëm. 27. Mosarsyetimi me padituri në çështjet e fshehura e të ngjashme me to. 28. Tekfiri ndaj secilit i cili e kundërshton ixhman pa asnjë sqarim të hollësishëm. 29. Mosdallimi në mes kufrit dezertues (kufru ride) dhe kufrit me intepretim (spjegim) të gabuar (kufru te’uil) dhe barazimi në mes tyre. 30. Mosdallimi në mes bidateve që llogariten kufër dhe të tjerave prej mëkatëve apo bidatave degësore. 31. Tekfiri ndaj secilit i cili nuk i ka shpallur kafira tagutat me pretendimin se ai nuk ka bërë kufër mbi ata (e kush nuk bën kufër mbi taguat nuk është musliman). 32. Mosdallimi në shkaqet e kufrit në mes goditjes (sharjes) në fe dhe goditjes në persona. 33. Tekfiri ndaj kundërshtarëve thjesht vetëm se ata përkatësohen tek grupet e irxhasë (murxhive). Këto ishin pikat të cilat ka rradhitur hoxha El-Makdisij, Allahu e liroftë, shpresojmë në Allahun të na e mundëson edhe përkthimin e spjegimeve të çdonjërës prej pikave. Për fund, dëshiroj të bëj me dije se ata të cilët cilësohen me këto cilësi apo disa prej tyre, nuk është domosdoshmërisht të jenë të dalur nga feja e Allahut, andaj për këta themi ashtu siç ka thënë Ahmed ibn Tejmije Allahu e mëshiroftë: “Unë kam gjoksin e zgjeruar për atë që më kundërshton edhe nëse ai i kalon kufijtë e Allahut ndaj meje duke me shpall kafir, mëkatar, apo më shpifë apo e kap fanatizmi i xhahilijetit ndaj meje. Nuk i kaloj kufijtë e Allahut ndaj tij, por matem mirë çfarë them, çfarë veproj dhe këtë e peshoj me peshoren e drejtësisë, e bëj (veprën dhe fjalën) të jenë në pajtim me librin të cilin e ka zbritur Allahu, udhëzim për njerëzit, gjykues për atë çfarë kanë mospajtime rreth saj “Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari” [En-nisa 59], kjo ngase ti nuk ke mundësi ta shpërblesh ndokënd i cili e kundërshton Allahun ndaj teje, sikur kur ti i nënshtrohesh Allahut ndaj tij (nuk i kalon kufijtë). Ka thënë i Madhëruari: “Po, në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do t’u dëmtojë aspak. Eshtë e sigurt se All-llahu e ka në dorë atë që punojnë ata.” [Ali Imran 120] [Mexhmu’l Fetaua 3/155-156] Lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon Allahut. Marrur nga libra: ”Risaletul xhufri fie enel gulue fi tekfiri juedi ilal kufri” (Letra e xhufrit se teprimi ne tekfir dërgon në kufër) Përmblodhi: Ebu AbduRrezak Publikon: Teuhid.NET teuhid.net
Posted on: Tue, 01 Oct 2013 15:22:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015