Me kte perral e mbyll per sot :] adm endri per adm engjell - TopicsExpress



          

Me kte perral e mbyll per sot :] adm endri per adm engjell “GISHTEZA THERRIMEZA” Ne bote ka njerez te mire,ka edhe te keqinj,ka edhe nga ata qe nuk duna t’ia dine fare per asnje. Midis ketyre njerezve,fati solli ne jete edhe Gishtez-therrimezen. Ajo mbeti jetime dhe nje familje e mori,e ushqyen dhe pastaj e mbyten me pune: ajo pastronte,fshinte,lante,per cdo gje ajo pergjigjej. Zonja e asaj shtepise kishte tre vajza. E madhja quhej Njesyckeza,e dyta Dysyckeza dhe e treta Trisyckeza. Vajzat nuk dinin te benin gje tjeter vetem te rrinin te porta dhe te shikonin ne rruge,kurse Gishteze-therrimeza punonte per to: qepte rrobat e tyre,lante,fshinte dhe nuk degjonte kurre nje fjale te mire per punet qe bente. Kur Gishteze-therrimezes i qelloi te dilte nje here ne fushe,ajo perqafoi lopen e saj balashe,iu ngjit pas qafes dhe filloi t’i tregonte per jeten e rende qe bente: Ah moj lope,mua me rrahin,me qortojne,me lene pa ngrene,madje nuk me lene as te qaj. Per neser me kane ngarkuar te tjerr aq shume lesh sa as dy persona nuk e bejne dot! Degjo ketu moj vajze e mbare, - ia kthen lopa, - hyr nga njeri vesh i imi dhe dil nga tjetri se gjithcka do te rregullohet. Edhe ajo beri ashtu si i tha lopa. Gishteze-therrimeza hyri nga njeri vesh i lopes,doli nga veshi tjeter dhe menjehere cdo gje ishte bere gati: leshi ishte tjerre,lare e pastruar. Vajza e mori dhe ia coi zonjes se shtepise. Ajo e pa qe cdo gje ishte bere shume mire,psheretiu,e vendosi ne senduk dhe e ngarkoi edhe me shume Gishteze-therrimezen me pune. Vajza shkon perseri te lopa,e perqafon,e ledhaton,i hyn nga njeri vesh e i del nga tjetri dhe e merr punen e mbaruar e ia con zonjes se shtepise. Atehere zonja e shtepise thirri Njesyckezen dhe i thote: Pa shko e shiko nje here,kush e ndihmon jetimen me tjerrjen e leshit! Shkoi Njesyckeza me Gishteze-therrimezen ne pyll por e harroi porosine e nenes. Qendroi u ngroh ne diell dhe u shtri per shtate pale qejfe ne bar. Kurse Gishteze-therrimeza i kendonte gjate gjithe kohes: Fli moj sycke,fli! Dhe syri i Njesyckezes fjeti. Nderkohe qe ajo fjeti,lopa e mbaroi te gjithe punen. Keshtu zonja e shtepise nuk mori dot vesh gje,prandaj diten tjeter dergoi Dysyckezen dhe i tha te shkonte te shikonte se kush e ndihmonte jetimen. Shkoi Dysyckeza pas jetimes,mirepo e harroi porosine qe i kishte dhene e ema,u ngroh ne diell dhe u shtri per shtate pale qejfe ne bar. Ndersa Gishteze-therrimeza i kendonte: Fli moj sycke,fli edhe ti tjetra! Dhe syte e Dysyckezes u mbyllen dhe fjeten. Nderkohe qe Dysyckeza flinte,lopa e mbaroi punen per vajzen dhe u kthyen ne shtepi. Plaka u inatos dhe diten e trete dergoi vajzen e trete-Trisyckezen,kurse jetimes i dha akoma me shume pune per te bere. Trisyckeza kerceu sa kerceu,u ngroh ne diell dhe u shtri ne bar per shtate pale qejfe. Gishteze-therrimeza fillon i kendon edhe asaj si i kendoi te tjerave: Fli moj sycke,fli edhe ti tjetra! Ajo vuri ne gjume dy syte e saj,por syrin e trete e harroi. Dy syckat e Trisyckezes u mbyllen,kurse i treti rrinte hapur dhe i shikonte te gjitha: se si Gishteze-therrimeza i hyri lopes nga njeri vesh dhe doli nga tjetri,dhe si pastaj e mblodhi punen te perfunduar. Trisyckeza u kthye ne shtepi dhe ia tregoi te gjitha nenes se saj. Plaka u gezua nga ky lajm dhe te nesermen i thote te shoqit qe ta there lopen balashe. Plaku e kundershton me te mire e me te keq por ishte e kot sepse nuk ia dilte dot me fjale! Plaku mori thiken e mprehte dhe u be gati. Gishteze-therrimeza e mori vesh,vrapoi ne fushe,perqafoi lopen balashe dhe i thote: Moj lope e mire,duan te te therin! Nuk ka gje, - i thote lopa. – Ti mos ha nga mishi im,kurse kockat e mia mbeshtilli me nje shami dhe groposi ne kopesht. Dhe mos harro t’i ujisesh cdo dite. Plaku e theri lopen dhe Gishteze-therrimeza beri ashtu sic i tha ajo: ndenji pa ngrene dhe mish nga i lopes nuk hengri. Kockat i groposi ne kopesht dhe i ujiste cdo dite. Prej atyre kockave mbiu nje molle. Kokrrat e saj ishin plot leng,feshferinin gjethet e florinjta dhe perkuleshin deget e argjendta. Kujtdo qe i binte rruga andej ndalonte dhe veshtronte. Pasi kaloi disa kohe,Njesyckeza,Dysyckeza dhe Trisyckeza dolen per te shetitur ne kopesht. Ate cast kaloi aty nje trim i bukur hipur mbi kale. Ai vuri re kokrrat plot leng te molles dhe filloi t’i ngacmonte vajzat duke i thene: Ajo qe do te me sjelle nje kokerr molle te behet gruaja ime. Te treja u leshuan me vrap per te marre nje kokerr molle,por mollet qe rrinin te varura,befas ngriheshin lart kur ato conin duart per t’i kapur. Pastaj ato donin t’i rrezonin,por gjethet nuk i linin qe te shikonin se ku ishin kokrrat. U munduan e u perpoqen,por nuk i arriten dot kokrrat e molles. Pastaj u afrua Gishteze-therrimeza dhe menjehere deget u ulen dhe kokrrat e molles i rane vete ne dore. Vajza ia dha mollen trimit dhe ai u martua menjehere me te. Dhe qe nga ajo dite, Gishteze-therrimeza jetoi e lumtur dhe pa e bezdisur njeri.
Posted on: Sat, 28 Sep 2013 20:57:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015