Me kte perral per adm #engjell po e mbyll per sot!! Naten fansa - TopicsExpress



          

Me kte perral per adm #engjell po e mbyll per sot!! Naten fansa dhe adm te faqes,,,, nga #adm #endri “VAJZA DHE PRINCI” Na ishte nje here nje plake qe kishte nente djem dhe nje vajze te vetme te cilen e quanin Maria. Djemte kishin shume vite qe ishin larguar nga shtepia dhe kishin shkuar ne nje vend te huaj ku nuk shkelte dot njeri pervec lubise. Maria ishte e vogel dhe naive dhe nuk dinte gje per vellezerit,dhe sa here qe betohej thoshte: “per koken e nenes”. Nje nate shoqet i thone: - Perse nuk betohesh per koken e vellezerve? Dhe vajza i tha se nuk kishte vellezer. Por ato ia mbushen mendjen se ka dhe i mesuan si te vepronte qe i ema t’i tregonte. Kur u kthye ne shtepi,Maria i kerkoi nenes rrush te thate. Ajo hapi arken qe te nxirrte rrushin por Maria futi koken brenda menjehere dhe i tha: - Deri sa te me tregosh te verteten per vellezerit e mi une nuk e nxjerr koken qe ketu. Dhe keshtu,e ema u detyrua t’i tregonte se kishte nente vellezer dhe jetonin shume larg. Atehere Maria i tha se emes: - Une do shkoj t’i gjej vellezerit e mi,prandaj dua te me besh nje pale rroba te hekurta dhe te me japesh nje shkop prej hekuri. E e ma ia beri gati te gjitha ato i kerkoi e bija. Pasi u vesh me rrobat e hekurta dhe mori shkopin e hekurt ne dore,u nis e shkoi bashke me qenin e saj te vogel qe e quanin Fingo. Me te pyetur e gjeti ku banin e vellezerit dhe dhe shkoi drejte e ne shtepine e tyre kur ata nuk ndodheshin atje. Kur hyri brenda filloi me te bere punet,e pastroi shtepine,beri gati darken dhe pastaj u fsheh. Dhe kur u kthyen djemte dhe e pane shtepine te paster e darken gati,u mahniten. Kjo zgjati dhe per dy-tre dite radhe,por nje dite njeri nga vellezerit u fsheh dhe kur Maria doli dhe do fillonte me te pastruar dhe te pergatiste darken,djali u shfaq dhe e pyeti se kush ishte. Atehere ajo i tregoi te gjithe te verteten. Pasi degjoi te gjithe historine,ai vrapoi te vellezerit per t’i dhene lajmin,te cilet lane punen e u kthyen ne shtepi dhe me mall te madh e perqafuan motren. Te nesermen para se te shkonin ne pune,ata e porositen Marine te mos dilte nga shtepia e te mos ia hapte deren asnjerit. Kur filloi te fshinte,Maria gjeti nje geshtenje,te cilen e donte Fingo por ajo nuk ia dha. Atehere nga zemerimi ai shkoi dhe fiku zjarrin. Keshtu,Maria u detyrua te hapte deren dhe te shkonte tek ndonje shtepi te merrte nje thengji e te ndizte zjarrin. Por qelloi te shkonte pikerisht ne shtepine e lubise,e cila nuk ishte ne shtepi. Te bijat e moren me te mire Marine dhe donin ta mbanin,por ajo nuk qendroi dhe tha: - Sot nuk rri dot se do t’i bej per te ngrene vellezerve. Ato e pane qe nuk e mbanin dot dhe i futen ne gji nje grusht me hi,dhe kur po kthehej ne shtepi hiri binte rruges duke bere nje vije nga shtepia e lubise deri ne shtepine e Marise. Kur u kthya lubia ne shtepi i thote te bijave: - Ketu me vjen era njeri. Dhe ato i treguan qe Maria kishte qene ne shtepine e tyre por ato nuk e kishin mbajtur dot,por do e gjente shtepine e saj duke ndjekur hirin qe kishte rrjedhur rruges. Nuk humbi shume kohe dhe lubia u nis menjehere duke ndjekur vijen e hirit dhe kur arriti filloi te therriste: - Maria,Maria moj bije,dil pak te shoh se je nje vajze shume e bukur. Por ajo iu pergjigj dhe i tha: - Nuk dal dot sepse vellezerit me kane thene te mos ia hap deren asnjerit. Atehere lubia i thote: - Nxirr vetem gishtin e vogel te dores,sa ta shoh pak dhe do iki. Vajza naive u genjye dhe nxorri gishtin e vogel ne dere. Lubia futi gishtin ne dore dhe ia thithi pothuajse te gjithe gjakun. Kur u kthyen vellezerit e pane motren dhe i thane: - Cfare ka ndodhur moj moter qe je dobesuar kaq shume?! Por ajo ia mbushi mendjen se nuk kishte ndodhur gje dhe se ishte shume mire. Nje dite tjeter lubia shkuli nje dhemballe dhe e hodhi para deres se Marise. Kur vajza hapi deren dhe doli te fshinte vendin,shkeli mbi dhemballe dhe vdiq menjehere. Kur kthehen vellezerit ne mbremje e gjejne motren te vdekur dhe fillojne me te qare me te madhe. Dhe pastaj e futen ne nje arke te argjendte dhe e cuan ne majen e malit ku shkonin e shikonin cdo dite. Por nje dite kalon nga ato ane i biri i mbretit dhe tek po i jepte kalit uje,kafsha u tremb nga shkelqimi i arkes qe ndriconte nga drita e diellit. Atehere pinci u be kureshtar dhe shkoi te shikonte se cfare fshihej ne ate arke te bukur. Kur pa Marine atje brenda,e mori arken me vete dhe e coi ne pallat,ku e mbante ne dhomen e tij dhe here pas here e hapte dhe shikonte bukurine e vajzes qe e linte ma mend. Por kur e hapi nje here,i shkuan syte te dhemballa qe vajza kishte ne dhembren e kembes,te ciles i ra me thua dhe e hoqi. Maria u permend menjehere dhe e pyeti princin: - Kush je ti? Ku ndodhem ketu? Ai i tregoi se e kishte gjetur te vdekur ne mal dhe e mori ne pallat,e te gjitha me radhe. Nuk kaloi shume kohe dhe princi u martua me Marine. Por ajo kishte nje mall shume te madh per vellezerit e saj dhe sa here i kujtoheshin,trishtohej keq. Nje dite,Maria doli nga pallati bashke me sherbetoret per te mbushur uje. Atje u thote atyre se i kishin rene byzylyket nga dora dhe ato po shikonin larte e poshte per t’i gjetur. Maria i humbi nga syte e shkoi menjehere te shtepia e vellezerve,dhe nga ajo dite nuk u kthye me ne pallat. Princi u merzit shume dhe nuk la vend pa e kerkuar,deri sa me ne fund e gjeti ne shtepine e vellezerve te saj. Atehere shkoi tek ata dhe bene nje marreveshje. Qe nga ajo dite Maria dhe vellezerit te shkonin te jetonin ne pallat bashke me te emen e tyre. Pas kesaj u be nje dasem akoma me e madhe dhe me e bukur,dhe qe nga jo dite ata jetuan te gjithe te lumtur...
Posted on: Thu, 14 Nov 2013 22:02:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015