Me kte perrall per #adm #engjell po e mbyll per sot!!! Naten e - TopicsExpress



          

Me kte perrall per #adm #engjell po e mbyll per sot!!! Naten e mir nga Korca,(ku nje shi i pa par filloi ) “INATI MES MOTRAVE” Na ishin nje here dy motra. Njera ishte e martuar me nje burre te varfer,ndersa tjetra me nje burre te pasur,por ishte zemerlige dhe e perbuzte motren sepse ishte e varfer dhe nuk e quante fare si motren e saj. Erdhi koha dhe grate ishin te dyja shtatzene. Burri i se pares,qe ishte i varfer,e coi te shoqen per te lindur ne nje vend ku te kujdeseshin per ate,edhe pse ishte nja dy ore larg. Ne mesnate gruaja lindi vajze. Po ate nate lindi vajze edhe motra e saj. Ne diten e trete erdhen zanat per te caktuar fatin e vajzes se varfer,dhe kur ato po i thonin fjalet e tyre njera-tjetres,e ema po i pergjonte fshehurazi. Zana e pare tha: - Une do ta bej kete vajze qe kur ta krehin t’i derdhen diamante nga floket. Zana e dyte tha: - Une do bej qe kur te qaje,ti rrjedhin margaritare nga syte. Dhe zana e trete thote: - Une do bej qe kur ajo te qeshe,t’i cele nje trendafil i shndritshem ne faqe dhe kur te rritet ta marre i biri i mbretit per grua. Kaq thane zanat dhe gruaja e varfer u nis te kthehet ne shtepine e te shoqit bashke me te bijen. Duke ecur ne rruge ajo takoi te birin e mbretit. Kur ai pa vajzen ne djep me faqe plote margaritare qe kishin rrjedhur nga te qaret,e pelqeu shume dhe ia kerkoi te emes per grua. Por gruaja u hodh e i tha: - Kjo vajze qe shikon ti,te ciles i derdhen margaritare nga syte,diamante nga floket,dhe trendafila nga faqet,i eshte premtuar te birit te mbretit. Edhe ai u pergjigj dhe i tha: - Une jam i biri i mbretit,zonje. Gruaja e pa e habitur dhe u pergjigj: - Nese je ti im zot,une do ta jap. Atehere princi nxorri unazen nga gishti dhe ia dha gruas si shenje te fjales se dhene. Kur ajo arriti ne shtepi,u hap fjala gjithandej se ajo kishte lindur nje vajze te shkelqyer,te cilen do ta marre per grua i biri i mbretit. Kur i degjoi keto fjale,motra tjeter shkoi ne shtepine e motres se varfer per ta uruar,edhe pse nuk i kishte qene kurre me pare ne shtepi. Pasi u rrit vajza,erdhi koha qe t’ia dorezonin dhendrrit,por motra shpirtlige shkoi e i tha: - Eja te shkojme bashke dhe t’ia cojme vajzen te birit te mbretit. Edhe te dyja motrat u nisen me vajzat e tyre. Kur shkuan prane nje fshati,motra e pasur nxorri disa para dhe i tha motres tjeter: - Shko blej dicka per te ngrene,per vajzat mos u bej merak se i ruaj une. Ajo i besoi,dhe pasi la te bijen ne dore te saj shkoi ne fshat. Kur e pa qe mbeti vetem,gruaja zemerlige e mori vajzes e se motres,i nxorri syte nga vendi dhe e hodhi ne plehrat e fshatit. Ndersa syte e saj i ruajti dhe i futi ne gji. Kur u kthye e motra i tha: - Jot bije u terbua fare,filloi te vraponte drejte malit. Une i shkova nga mbrapa e ndoqa por u lodha,nuk munda ta kap dot. Gruaja e varfer e besoi dhe filloi me te qare,ndersa ajo tjetra bente sikur i vinte keq. Pasi qau papushim,gruaja e mblodhi veten dhe i tha motres: - Tani s’kemi pse te shkojme tek i biri i mbretit,eja kthehemi ne fshat. Por tjetra u kthye dhe i tha: - Si te kthehemi keshtu? Ja tek eshte vajza ime,cojme ate ne vendin e vajzes tende. Edhe ashtu e bene,moren rrugen perseri deri sa arriten ne qytetin e mbretit. Kur arriten atje,gruaja e lige e vuri motren te ruaje patat kurse vete jetonte si zonje ne pallat. Vajzen e gjore qe kishte mbetur ne plehrat e fshatit,e pa nje fshatar qe po kalonte aty prane dhe kur iu afrua vuri re qe vajzes i rridhnin diamante nga floket,e mori ne shtepi ku i dha per te ngrene dhe e mbante sikur ta kishte vajzen e tij. Fshatari dhe gruaja e tij e mbanin aq mire dhe i flisnin me fjale te embla. Ngaqe ishte e kenaqur,ajo qeshi nje dite dhe nga faqa e saj doli menjehere nje trendafil i fresket. Ata u habiten shume ne fillim por pastaj u gezuan dhe e shoqja i tha burrit: - Merre kete trendafil,shko ne qytet dhe dergoje ne pallatin e mbretit. Nuk do e shesesh per para por nderroje me sy njeriu. Edhe ai beri sic i tha e shoqja: shkoi ne qytet me trendafilin qe shkelqente si rrezet e diellit,atje u perhap lajmi dhe i shkoi ne vesh gruas se lige,e cila doli me shpejtesi dhe pasi beri pazar me fshatarin,e e nderroi trendafilin me nje nga syte qe mbante ne gji. Pasi mori trendafilin,gruaja shkoi menjehere tek i biri i mbretit dhe ia tregoi sebashku me disa margaritare qe i kishte ruajtur nga lotet e vajzes. Sado qe thoshte genjeshtra per ta bindur princin qe te merrte te vajzen e saj per nuse,ai nuk u genjye sepse mbante mend unazen qe i kishte dhene vjehrres dhe i kishte premtuar se do merrte vetem ate vajze. Ndersa fshatari,sapo mori syrin shkoi menjehere ne shtepi dhe ia vendosi vajzes po aq mire sic e kishte ne fillim. Vajza u gezua aq shume kur i erdhi drita e syrit sa qeshi dhe nga faqa e saj doli nje tjeter trendafil po aq i bukur sa ai i pari. Atehere e shoqja e dergoi perseri ne pallatin e mbretit qe ta shkembente me nje sy njeriu si beri heren e pare. Edhe ai shkoi takoi perseri gruan e lige dhe i mori edhe syrin tjeter. Pastaj u kthye me vrap ne shtepi dhe ia vendosi vajzes edhe syrin tjeter aq mire sa ajo filloi te shikonte si me pare. Fshatari me te shoqen duke pare kete vajze kaq shume te vecante,menduan se nuk mund ta marre asnje tjeter per grua pervec birirt te mbretit. Keshtu,e moren menjehere me vete dhe e cuan ne pallat. Princi sapo e pa e njohu menjehere vajzen dhe iu kujtua unaza qe i kishte dhene te emes se saj ne shenje premtimi. Atehere dha urdher qe ta hiqnin vjehrren nga patat dhe ta sillnin ne pallat. Pastaj u martua me vajzen e varfer,por nuk harroi qe te shperblente fshatarin me te shoqen,te cilet u kujdesen per vajzen ne momentet me te veshtira te saj. Kurse per gruan e lige dha urdher qe ta vrisnin. Pastaj ai me vajzen jetuan nje jete te lumtur.... #adm #endri
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 22:21:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015