Me mrekulli ekonomike Erdogan shkruan historinë e Turqisë - TopicsExpress



          

Me mrekulli ekonomike Erdogan shkruan historinë e Turqisë Postuar: 01:09, 23/06/2013 nga: Mr. Ajni Sinani ajni sinani “Ne e nisëm këtë udhë me qefinin në dorë dhe, me lejen e Allahut, ky karvan do ta vijojë rrugën ashtu siç e ka nisur. Ky popull i del për zot qeverisë së tij, ky popull cilado qoftë partia, prejardhja etnike dhe karakteri i tij, i del për zot qeverisë që ka. Ja pikërisht në këtë pikë ai i del për zot demokracisë, vullnetit kombëtar dhe të ardhmes së tij. Sot, ku po i bëjmë thirrje botës me këtë miting, unë iu falënderoj të gjithë një e nga një”. (Erdogan në Mitingun e Ankarasë) Erdogan ka arritur një mrekulli ekonomike në Turqi. Ai, gjatë udhëheqjes së tij prej një dekade, e ka transformuar Turqinë dhe ekonominë e saj, që ishte përlotë kriza dhe e zhytur në borxhe për dekada të tëra, në një vend me ekonominë dhe rritjen më të shpejtë në Evropë dhe botë. Turqia sot zë vendin e shtatëmbëdhjetë në rang botëror. Në një kohë kur shumica e vendeve të Bashkimit Evropian janë përfshirë nga falimentimi dhe recesioni ekonomik paralizues, ky udhëheqës musliman i ka trefishuar të ardhurat për frymë. Kjo ka bërë që Erdogani të jetë politikani më popullor dhe lideri më i fuqishëm që nga koha kur Mustafa Qemali themeloi shtetit laik turk pas rënies së Hilafetit Islam Osman, nëntëdhjetë vjet më parë. Politika e Erdoganit në Republikën e cila konsiderohet ndër më laiket në botë në planin e saj të jashtëm shihet nga të huajit si neo-osmane, kurse në planin e brendshëm si politikë që vë në pikëpyetje laicitetin e saj. Lojërat në parkun Gezi Forca të huaja të fshehura kanë qëndruar mbrapa protestave të Parkut Gezi në Taksim. Organizata të brendshme dhe institucione të jashtme, që vlerësojnë sipas standardeve të dyfishta, deshën që përmes grupe vandalësh të përhapnin kaos për të shkatërruar çdo gjë që kishte ndërtuar Erdogani në 10 vjet, për ta kthyer Turqinë me vite pas. Por Erdogani dhe ata që qëndrojnë përkrah tij i kanë kuptuar komplotet dhe shpresojmë që me ndihmën e Allahut dhe zgjuarsinë e popullit do të kalohet ky kurth: “Ata bënin kurthe, por edhe Allahu ngrite kurthe (kundër tyre). Allahu është që i ngre më mirë kurthet”, (El Enfal: 30). Duke reaguar ndaj disa mediave që bënë transmetime për t’i hedhur baltë Turqisë, Erdogani i është drejtuar mediave ndërkombëtare dhe fuqive të huaja të cilat kanë shtrembëruar ngjarjet, duke thënë: “Imazhi, respekti dhe fuqia e Turqisë nuk mund të lëkunden me 3 lajme të gënjeshtërta. Këto media le të shkojnë në republikat e bananeve dhe le të bëjnë atje operacione me lajme të gënjeshtërta, sepse operacione të tilla nuk pinë ujë në vendin tim. Ata nuk mund të bëjnë ndërhyrje të tilla këtu”. Disa komentatorë politikë janë shprehur kundër ‘tiranisë’ së Erdoganit gjatë këtyre njëmbëdhjetë vjetëve dhe kjo, sipas tyre, na qenka një kohë e gjatë për brezin e ri i cili dëshiron president çdo katër orë! Të rinjtë dhe njerëzit, thonë këta analistë destruktivë, janë të lodhur nga imazhet e Erdoganit, prandaj ata duan ndryshime! Kur njeriu dëgjon kësisoj analizash mendon se ato vijnë nga komentues të dehur nga alkooli, pije të cilën Erdogani e ka ndaluar në afërsi të universiteteve pas orës 10:00 të natës, ndalesë e cila mbase nuk vlen edhe për ta. Disa analistë të mbrapshtë janë përpjekur që Erdoganin ta përshkruajnë madje si Hosni Mubaraku dhe kishin paralajmëruar një minutë heshtje për të mbajtur zi për jetën e tij politike të ‘tiranisë’, por nuk kanë përmendur edhe atë të ‘korrupsionit’! Por, njerëzit në Turqi i kanë kuptuar lojërat e rrezikshme dhe, me këmbëngulësinë dhe vendosmërinë e tyre, karvani i nisur nga Erdogani do të vazhdojë përpara drejt një të nesërme edhe më të ndritshme për Turqinë. Gjatë gjithë këtyre ditëve, rrugët e qyteteve të mëdha të Turqisë janë vërshuar nga një lumë i pafund njerëzish që dalin në përkrahje të Erdoganit kundër krokodilëve dhe demonëve që kërkonin të rrëzonin qeverinë në Sheshin Taksim për shkak të 13 pemëve. Qëllimi i këtyre krokodilëve dhe gjarpërinjve ishte për të goditur Erdoganin politikisht, në emër të gjoja mbrojtjes së mjedisit. Prandaj është e qartë se parku ishte vetëm një shkas. Sot kemi një shtim të vetëdijes së populli turk dhe ai do ta prishë këtë lojë të madhe i cili është i paluhatshëm për t’i ruajtur këto të arritura të mëdha, që të mos shkaktohet konfuzion dhe të mos joshen ata që duan ta pengojnë përparimin e paparë të Turqisë nga zilia që fshehin mercenarët e brendshëm, lobet e përfitimeve dhe interesave nga kamata dhe armiqtë e jashtëm. Një nga arritjet më të rëndësishme të AKP-së janë përpjekjet e vazhdueshme dhe serioze për sjelljen e ligjeve që eliminojnë korrupsionin dhe çoroditjen morale dhe sociale në Turqi. Këto ligje lidhen me doktrinën e drejtë që beson populli turk dhe përputhen me natyrën e shëndoshë dhe moralin, duke parandaluar korrupsionin dhe duke luftuar gradualisht dukuritë shkatërruese për shoqërinë. Qeveria ka sjellë, brenda agjendës së saj konservatore, disa ligje dhe rregullore që lidhen me abortin, shitjen dhe përdorimin e alkoolit, madje edhe ato që lidhen me makijazhin dhe veshjen e stjuardesave. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP-ja), që është në pushtet dhe që i ka rrënjët e saj në Islam – thotë se ligji është duke kërkuar që ta mbrojë shoqërinë, dhe të rinjtë në veçanti, nga efektet e dëmshme të alkoolit. Ndërkaq, kundërshtarët e akuzojnë AKP–në se gradualisht po imponon një agjendë islamike. Projekte gjigante Në mesin e këtyre projekteve janë: ura, kanali detar, një xhami e madhe, aeroporti i tretë në Stamboll, centrale nukleare dhe Projekti Marmara. Ura Ura me gjerësi prej 59 metrash, që është planifikuar të përurohet në vitin 2015, do të jetë ura e varur më e gjerë në botë. Kostoja e kësaj ure, mbi të cilën do të kalojë edhe një linjë hekurudhore, do të jetë rreth 2.5 miliardë euro. Nëpër të do të kalojnë tetë korsi për qarkullim rrugor dhe dy hekurudha. Aeroporti Pas përfundimit, aeroporti do të ketë një kapacitet prej 150 milionë pasagjerësh në vit dhe do të jetë njëri prej aeroporteve më të mëdha në botë. Kostoja e përgjithshme e investimit është 10 miliardë euro. Kur të mbarojnë të gjitha fazat e projektit, ai do të jetë me 165 ura për hyrje të pasagjerëve në aeroplanë, katër terminale, tre blloqe teknike, tetë kulla kontrolli dhe gjashtë pista. Kanali detar Gjatë qershorit, Turqia do të fillojë ndërtimin e një kanali detar, që do të lidhë Detin e Zi dhe Detin Marmara. Qëllimi i këtij projekti është që të zvogëlohet komunikacioni i stërngarkuar detar në Ngushticën e Bosforit. Me ndërtimin e këtij kanali pjesa evropiane e Stambollit do të shndërrohet në një ishull të madh. Nëpër kanalin e ri, që do të jetë me gjatësi prej 45 kilometrash, parashikohet të vitalizohet i tërë qarkullimi prej rreth 50 000 anijesh transporti dhe tankera, që tani kalojnë në këtë ngushticë. Në të ardhmen, thonë qeveritarët turq, Bosforin do ta shfrytëzojmë vetëm për aktivitete sociale dhe kulturore. Centrale nukleare me vlerë prej dhjetëra miliardë dollarësh Centralin nuklear në Akkuyu të Mersinit do ta ndërtojë Rusia. Kurse centralin bërthamor në Sinop do ta ndërtojë Japonia. Projekti Marmara Qeveria turke, në bashkëpunim me kompani japoneze, po punon për projektin Marmara, tunel që do të lidhë dy pjesët e Stambollit, duke kaluar poshtë Ngushticës së Bosforit. Erdogan është këmbëngulës për këto projekte, që janë ‘të rënda’ prej dhjetëra miliarda dollarësh amerikanë, me të cilat ai do ta shndërrojë vendin e tij në një fuqi të madhe botërore. Prandaj nuk duhet të lejohet që disa vandalë, marksistë, anarkistë, satanistë, plaçkitës, konsumues të alkoolit, drogës, homoseksualë, laikë të tërbuar dhe njerëz të tjerë të korruptuar, ta dëmtojnë Turqinë. Ndërkaq pakica opozitare, që nuk po arrin të fitojë me vota, duhet ta respektojë mendimin e shumicës dërrmuese të popullit turk, të heqë dorë nga shkatërrimi i pronës shoqërore e private dhe të mos bjerë pré e konspiracioneve të jashtme, të cilat e shohin me zili zhvillim e Turqisë dhe pozicionimin e saj në favor të çështjeve të muslimanëve kudo në botë. Vendet perëndimore, që kundërshtojnë anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian pavarësisht reformave të bëra, pa marrë parasysh përgjigjen ndaj kushteve të anëtarësimit, nuk mund të harrojnë se ushtria osmane mbërriti deri në Vjenë, në zemër të Evropës për ta pushtuar. Gabimi më i madh i Erdoganit, në sytë e aleatëve të tij perëndimorë, ishte reagimi i tij ndaj arrogancës dhe bllokadës së padrejtë izraelite ndaj Rripit të Gazës, një gabim që nuk është shlyer dhe harruar. Kjo që po ndodh në Turqi është një kosto që Turqia po paguan për qëndrimet dhe pozicionimet e drejta ndaj Palestinës, Somalisë, Sirisë, Irakut dhe çështjeve të tjera të drejta dhe humanitare. - See more at: fri.org.mk/me-mrekulli-ekonomike-erdogan-shkruan-historine-e-turqise/#sthash.QWkxwvHk.dpuf
Posted on: Wed, 26 Jun 2013 16:38:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015