Me përmirësimin e rrugës Do të gjallërohet lagja e - TopicsExpress



          

Me përmirësimin e rrugës Do të gjallërohet lagja e Kazanxhinjve Kanë përfunduar punimet rreth meremetimit dhe përmirësimit të infrastrukturës së rrugës së zejtarëve, e cila ndryshe queht edhe “udha e kazanxhive”, e cila kohë më parë ishte shndërruar në depo hedhurinash dhe veturave të parkuara pa kriter. Dikur kjo rrugë mund të kalohej vetëm në këmbë dhe balta ishte evidente, ndërsa ujërat e zeza që notonin përmbi të zenin frymën. Tanimë kjo pjesë e qytetit ka pamje tjetër dhe është pjesë e punimeve që ka realizuar komuna e Kërçovës. Për përmirësimin e kësaj rruge pos komunës kontribut të veçantë kanë dhënë edhe banorët e lagjes të cilët kanë marrë për detyrim që ta rregullojnë dhe mirëmbajnë hapësirën që është paraparë për gjelbërim, përmes së cilës kësaj lagjeje iu dha një pamje krejtësisht tjetër nga ajo që kishte përpara. Në komunën e Kërçovës shprehen se punët rreth përmirësimit të kushteve për banorët e Kërçovës, për udhëheqjen e saj janë në agjendën e përditshme të detyrimeve, ndërkohë që ata poashtu shprehen të kënaqur për nivelin e bashkëpunimit edhe me vetë qytetarët, të cilët përfundimisht e kanë kuptuar se ata janë hallka kryesore për rregullimin dhe rritjen e mirëqenies së vetë atyre. Dikur kjo rrugë njiheshte për namin e madh që kishte në Kërçovë, meqë aty ishin përqendruar “kazanxhinjtë e famshëm “ të Kërçovës dhe ku po vinin për të kallajisur kusitë e dasmave dhe enët tjera për amvisëritë e tyre, banorët e fshatrave dhe vetë qytetarët e Kërçovës. Tanimë nga kjo famë ka mbetur vetëm një lokal në pronësi të një dyqanxhiu me përkatësi vllahei cili ushtron traditën e kazanxhiut dhe i cili qëndron i hapur vetëm gjatë të shtunave dhe rastësisht edhe ndonjë pasditeje të shkurtër të ditëve tjera të javës dhe një tjetër që ushtron zejen e farkëtarit, të cilën poashtu e ka trashiguar nga të parët e tij. Dikur kjo lagje ishte mbushur përplot me zejtarë, si kazanxhi, argjetarë, rrobaqepës, fotografë, drugdhendës, xhamxhinjë e shumë zeje të tjera, po që tani ata kanë mbetur të numërohen në gishta. Me përmirësimin e rrugës, banorët e kësaj lagjeje shpresojnë se asaj do t’i kthehet rëndësia që kishte në të kaluarën dhe këtu sërish do të ngjallen “zanatet e moçme” të kërçovarëve, të cilat janë buzë zhdukjes. Si banor i moçëm i qytetit mendoj se përmirësimi i kësaj rruge është i qëlluar. Kërçova ka nevojë ende për kësi projektesh, meqë ajo është e etshme për infrastrukturë, sepse ka vite që asaj i ka munguar investimi në mirëqenien e qytetarëve” thotë një banor i lagjes së “Kazanxhive”. “Vërtetë kjo është rruga më e shkurtër për te tregu i gjelbërt dhe ne këtu mund të kalojmë edhe në këmbë. Në vend që t’i bie rrotull tani e kam minibusin për në katund veç dy minuta”, thotë Miftar Sh., një banor i fshatit Zajaz, i cili ngutej të zë linjën për në fshat. “Këtu përpara kur isha fëmijë gjithnjë vija për të pirë bozë dhe i ndreqnim sahatët te sahatçiu” thotë Mustafa M., banor i fshatit Çollopek. Përndryshe në të shkuarën kjo rrugë e kësaj lagjeje ishte lënë në mëshirën e fatit dhe bërlloku që po hidhej aty, pasi ajo ndodhet edhe shumë afër qendrës së qytetit asaj i jepte një pamje të shëmtuar. Rindërtimi i saj ka krijuar parakushte të mira që asaj t’i kthehet gjallëria dhe fama që mbante në të shkuarën. Adem Xheladini, KOHA, 28 shtator 2013
Posted on: Sat, 05 Oct 2013 00:07:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015