Me rastin e 105 vjetorit te Kongresit te Manastirit ku u vendos qe - TopicsExpress



          

Me rastin e 105 vjetorit te Kongresit te Manastirit ku u vendos qe germat e shqipes do te ishin latine, po hedh ne murin tim letren qe i dergova me rastin e 100 vjetorit ati qe pati nje rol primare ne kete akt madhore At Gjergj Fishtes. Një letër për At Gjergj Fishtën! Qëndroj përball veprës tuaj At i nderuar dhe i ranë në gjunjë të falem sepse çdo ditë që shkruaj e lexoj prek shpirtin tënd! Gërmat që përdorim sot janë latine dhe ato fal Kongresit të Manastirit të vjeshtës së dytë të 1908-s. Në manastire shkojnë e ndryhen vajzat e dlira si nën porosi të Apollonit dhe djemtë që nuk duan me provu maskulitetin e tyre, por ja që në historinë tonë kombëtare emri Manastir na kujton dishepujt e kombëtarisë, ata që nuk lejuan të denatyroheshim pas 500 vjet robëri për tu larguar përfundimisht nga rrjedhat historike të qyetërimit europian. Ju u mblodhët atje në një tubim mbarë kombëtarë sepse përfaqësuesit erdhën nga të gjitha trevat, Shkodra Korça, Elbasani, Vlora, Berati, Durrësi, Gjirokastra, Janina, Shkupi, Manastiri, Kolonja, Leksoviku, Dishnica, Resnja, Ohri, Mati, Dibra, Follorina, Starja, Kërçova,Prizëreni. Kongresi që ju mbajtët ishte edhe mbarë diasporik sepse pati delegatë që përfaqësuan shqiptarët e Italisë, Bullgarisë, Rumanisë (Bukureshtit, Konstancës), Amerikës, Egjyptit. Por mbi të gjitha ju i dhatë atij karakterin e një kongresi shkencor mbarë kombëtar me qëllim hedhjen e themelit të ngritjes së kombit dhe shtetit kombëtar. Në thelb të civilizimeve janë besimet fetare por edhe dhe gjuha. Tek elementi i parë nuk mund të gjendej uniteti, sepse religjioni ynë ishte një mozaik besimesh. Për shkak të pushtimit të gjatë dhe mbijetesës ishte bërë devijimi i thellë. Por nën petkun musliman, katolik, orthodoks apo bektashi besimtari ynë kishte mbetur shqiptar, as ishte turqizuar si edhe paragjykoi kongrsi i Berlinit i 1878-s, as ishte greqizuar si edhe pretendonin “gjitonët e sëmurur” me ‘I megali Ide-në’, e Jan Koletit, por as edhe ishin italianizuar. Kishin ruajtur gjuhën e nënës, të bukur, të pastër, konservatore dhe gati saje fanatizmit me trajta arkaike. Ky prua ekzistencial na kishte mbajtur të pa përçudnuar.Vinte nga mugëtirat e fillim jetës At, nga pellazgjia jetëshpërgënje kur nisi të ngrihej njerëzimi. Si shkruan George Von Hahn, patre!”…lidhjet në mes shqipes dhe emnave më të vjetër të perëndive të Greqisë që zbuluem, janë dëshmia ma e fortë që shqiptarët e sotëm janë pellazgë”(G.V.Hahn Studime shqiptare faqe 343, botimi shqip). Ajo nuk kishte humbur sepse ishte brenda gjokseve të shqiptarëve, ishte në mëndjet dhe ëndra e tyre, të cilat nuk mund të vidheshin religjionoheshin apo vishehshin ushtare për nizam. Gaboi rëndë “Kongresi i Berlinit” Patre, kur tha se atje ka vetëm “shqiptar të turqizuar” dhe se Shqipëria është veçse një shprehje gjeografike. E ju ishit atëherë një vocrak 8 vjeçar, por një shqiptar i rrallë për nga vlerat që do t’ju sillnin bash pas 3 dekadash në ato lartësi, ku edhe ju shpuri mendja dhe vepra, penda dhe krijimtaria që shpaloset në Kongresin e Manastirit e më tej gjithë jetën tuaj. …”Gjuha e popujëve të pakulturuem mund të rrudhet dhe degradohet, format e tyre të mendimit dhe të jetës të mbeten në mijëvjeçarë statik. Kjo dëshmohet bukur qartë në gjuhën shqipe, në të cilën çiftëzohen forma gramatikore tejet të degradueme, me fonetikën më të pasur dhe rrënjët e lashta të fjalëve, të cilat edhe pse në pjesën më të madhe të dobësueme, mbajnë sidoqoftë aty-këtu të pastër-formën e fuqishme fillestare”(G.V.Hahn,vepra e cituar). Patët përgjegjësi të dyfishtë At Gjergji edhe kombëtare por edhe globale, sepse kjo gjuha jonë e vjetër është edhe rrënjë e thellë e qyterimit parahelen dhe atij romak. “Kongresi juaj i Manastirit” ishte një kongres shkencor me karakter gjuhësor, filologjik dhe arsimor, por edhe në ndihmë të një kleri me fytyrë kombëtare, sepse liturgjia jashtë gjuhës amëtare dhe e shprehur në gjuha të tjera, në jo pak për në tre, do ta fragmentizonte tragjikisht antropologjinë tonë. Ndaj në këtë këndshikim ju realizuat edhe një lloj protestantizmi civil duke I hapur rrugë një kleri dhe liturgjia kombëtare. Kongresi ishte shkencor dhe për një arsye tjetër sepse delegatët e zgjedhur vinin nga shoqata dhe organizata patriotike në qëllimin e tyre, por tërësisht të diturisë, shkencës, akdemizmit dhe letrave, në përmbajtjen e tyre dhe aktivitetin e deriatëhershëm gjithë po aq. Këtej buroi klima e mirëkuptimit, sjellja e tolerancës, marrëdhënia e dialogut jopërjashtues, fryma e ekzigjencës shkencore dhe orjentimit vizionar europian të “Kongresit të bekuar të Manastirit”. Ndërgjegjia shkencore e akademike, u shpërfaq si autoriteti vendimmmarrës; ndaj dasitë antropolkulturore,të folmet dialektore, apo arritjet e deri asaj dite, nuk prodhuna dot pengesa dhe, nuk u gjykuan si të tilla.Ylli polar ishte atdheu dhe atij Ju i ishit fal! Zgjidhjet që vijnë nga shkenca dhe dishepujtë e saj, janë të tilla që reflektojnë pjekuri, ushqejnë vetpërmbajtje dhe dritojnë largëpamësi.Ato ngrihen mbi folkolrizmin, patriotizmin kallp vetizolues, dhe vetcoptimin e frikshëm pseudopatriot, që shpie verbtazi në pështjellime ku njëra pjesë t’i bjerë tjetrës, në interes të një triumfi separatist që deformon të gjithë procesin. Vetëm përfaqësues të tillë shkencor mund të gëzojnë edhe tagrin e përfaqësimit të bashkëkombësave jashtë dhe larg kufijëve të trungut dhékombëtar. Dituria nuk matet me kufijë por me progres. At i respektuar me emrin e bukur Gjergj; dëshiroj të të them se nga largësia e 100 viteve kur ju e mbajtët atë tubim, sot mund të kumtojmë se;”Kongresi i Manastirit” me vendimet që morri dhe hapsirat që çeli; është i pari kongres shkecor panshqiptar dedikuar elemntit palcor të identitetit historic, gjuhës së nënës, që ishte gjuha shqipe. Njëherësh kongresi ka kontribute universale sepse duke e mbajtur këtë vlerë unikale në strukturë të gërmave latine e ruajti për të mos humbur tiparet themelore, e gjithë kjo që të mos këputej filli historic, kontinuiteti epokal dhe vijushmëria e civilizimeve që sot pranohet gjërësisht si qyetrimi parahelen; i cili nuk mund të ishte as memec as pa identitet. Rruajtët At atë që një studjues i sotëm nga treva e Matit, njohës i shkëlqyer i egjyptiologjisë, mitologjisë greke e romake, historisë dhe liturgjisë, e quan shterueshëm dhe më formë aksiomatike, shqipja-kjo “fosile e gjallë” e pellazgjishtes. Sikur për një moment të mendojmë që të ndodhte deformimi si edhe jua kërkoi në kongres me letrën e tij të gjatë greku D.Kurilius(ose Kuterius-ata që kanë zbardhur dokumentacionet shënojnë se nuk i dallohet mirë emri, por kjo pak rëndësi ka, mund ta quajmë antishqiptari); do të humbte jo thjesht gjuha jonë e bukur por një pasuri universle unikale, shënjëzimi kuptimor i gjenezës europiane, mitokracia pelazgjike kjo formë e parë e dijes globale. Nuk ndodhi fal jush, njerëzve të mençur, që pikërendesat e historisë i mbajtët në ekujlibra prej filigrani dhe patët si motiv të jetës dhe aktivitetit tuaj atdheun, popullin, kombin dhe dinjitetin e tij.Kongresi Manastirit hodhi themelet e pavarësisë kombëtare! Pas betejës së Sedanit të 2 shtatorit dhe fitores mbi francezët Bismarku themeluesi i shtetit modern gjerman i bashkoi protestantët dhe katolikët në shtetin modern, duke e filluar këtë njësim me Kongresin mbi Arsimin dhe, duke ju dhënë organizatorëve leksionin e rradhës; “se ndryshimi në arsim nuk fillon nga Universitet por nga arsimi elementar”. Edhe ju At, i donit gërmat dhe abc-latine, sepse pa çka se vijonte sundim xhonturk, brenda asaj haspire që lejonte Kushtetuta e tyre kishit qëllimin që në shkollat turke dhe ato greke, të futej edhe shqipja dhe krahas kësaj të hapeshin edhe shkollat shqipe. Unë jam i turpëruar para Jush sot por dua t’u bëjë me dijeni se kemi aq shumë shkolla turke e greke në Shqipëri pas 100 vjetëve të Kongresit, dhe ju bëjmë aq lavdërime dhe temena deri duke i quajtur si edhe ndodhi para ndoca kohe kur një shkollë e huaj ku flitet edhe pak shqip u quajt më e mira në vend; saqë Ju themeluesit e kombit do duhet të rimblidheni për të vendosur shoqërinë në udhë të drejtë dhe shqiptarizmën në binarë. Objektivin e parë At Gjergji e patët të vështirë se reformatorët e Portës së Lartë Ju prenë në besë dhe përndoqën e arestuan kudo në Tiranë, Korçë, Vlorë e gjetiu. Por patriotët dhe mësimdashësit e shqipesh, klubet kulturore të mendimit; nuk u thyen, nuk u tremben, nuk u tërhoqën. Edhe objektivin e dytë e bëtë realitet sepse në 1909 u mbodh Kongresi i Arsimit në Elbasan që solli edhe të parën shkollë normale për të përgatitur mësues.Po mbaronte perjudha e gjatë e Medreseve ku përgatiteshin hoxhë dhe po fillonte një here e re e një protestanizmi civil laik, i dijes e i shkencës. Në 1879 At i respektuar, pra fill një vit pasi u shpall “Lidhja e Prizërenit” që hodhi themelet e Shtetit Kombëtar, u krijua Alfabeti i Stambollit( që në toskëri njihej si alfabeti i Frashëllinjëve) por që barti mënçurinë e krijuesve si Sami Frashëri( nga dangëllia-dhe drita e diturisë përpara le të na shpjerë), Vaso Pash Shkodrani(nga shkodërlocia, se feja e shqiptarit ëshët shqiptaria), Kostandin Kristoforidhi(nga Elbasani që më 1872 përktheu në shqip Biblën), Jani Vreto( nga Postenani) Tahsin Hoxha(nga filati aq pranë Dodonës qendrës së pellazgëve, rektori i parë i Universitetit të Stambollit) dijetar i haspirave nga “raca e keplerianëve”. At Gjergj Fishta, jam i mrekulluar krenarisht për ju, dhe i frigum nga situata e sotme, kur sjell në mendje se sa bukur e administruat Ju Kongresin si një forum institucional. Zgjodhët një president, të nderuarin Midhat Frashëri; megjithëse ende ai nuk kishte mbritur, sepse vlerësuat kontributet, emrin e frashëllinjëve dhe mëndjen e tij të thellë. Të gjithë, një zëri u gjendet në një mendje e një fjalë. Dolët e pritët në stacion kur mbriti në mbrëmje dhe ja lavdëruat Frashërin dhe kontributet e bijëve të tij, për shërbimet e tyre ndaj atdheut. E Midhat beu delegatit nga Shkodra që ja tha ato fjalë zemre ju përgjegj se “shërbimet që Shkodra i ka bërë shqipes janë të panumurta, sepse kur shqipja qe e ndaluar kudo gjetiu, Shkodra pati privilegjin të vazhdonte ta përdorte dhe ta punonte për përparimin e saj” (“Kongresi i Manastirit” botimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, faqe 159) E çelët kongresin si një tubim të hapur edhe me njerëz të tjerë dhe nxënësit e shkollës së mesme (idadijes) kënduan këngë patriotike, por si europianë nga civilizimi ju zgjodhët për mbarëvajtjen e tij një prsidencë. Pas presidentit qëndronin si nënpresident zoti Gjergj.D.Qiriazi dhe Zoti Luigj Gurakuqi; e për sekretarë Nyzhet be Vrioni nga Berati për gjuhën turqisht dhe Hil Mosi e Thoma Avrami për gjuhën shqipe. Mënyra si operuat At Fishta më mrekullon, për funksionalizmin dhe proceduart sepse Kongresi për të kapërcyer situatën e alfabeteve që vepronin, për të mos u penguar nga dasitë dialektore dhe krahinore dhe, për të mos vënë fenë mbi kombin, e gjeti të udhës të krijonte një komision me 11 veta që ju e kryesuat At Gjergj Fishta dhe, ku presidenti i kongresit ishte anëtarë. Ju dhatë besën që pa përfunduar nuk do të informonit asnjë delegatë të kongresit i cili ju kishte mandatuar dhe kishte vedosur unanimisht që përfundimet e komisionit do të ishte i pakontestueshëme. Puna juaj nuk ishte e lehtë dhe e thjeshtë sepse aso kohe kishte rreth 6-7 alfabete të ndryshme nga të cilët 4 ishin më të përhapurat. ”Alfabeti Stambollit” që përdorej në Toskëri. E përdorte shkolla shqipe e vajzave në Korçë dhe shumë libra shkollor ishin shtypur me të. Në shkodër dhe në Shqipërinë e veriut përdoreshin tre alfabete, njëri syresh njihet si ‘Alfabeti i Jezuitëve’, i dyti si ‘Alfabeti i Bashkimit’ dhe i treti si ‘Alfabet i Agimit’. Me alfabetin e Jezuitëve ishin shtypur vetëm disa libra kishtarë dhe ndonjë revistë mujore.Ky alfabet ka qenë përdorur për 300 vjet. Dy të tjerët ishin përdorur në shkollat katolike në Shkodër dhe në fshatrat rreth e përqark këtij qyteti” (Kongresi Manastirit vepra e cituar faqe 155-156). Llogjika gjithëplanësore mbi të cilën arsyetoi kongresi ishte se pasja e shumë alfabeteve shpinte tek fragmentizmi dhe jo tek bashkimi, sepse nuk mund të lexoheshin nga të gjithë ato që shkruheshin dhe botoheshin. Ishte humbur shumë energji dhe pengohej përparimi kombëtar drejt pavarësisë kombëtare dhe shtetit kombëtar të pavarur.”për të mos përmendur këtu pengesën e madhe prej qeverisë(turke), e madhe sa askush nuk guxonte të thosh se ishte shqiptar”. At Gjergji ndoshta të shtiva në kujtime të thella e të vyera por për ne sot, veprat tuaja janë memorie historike nga edhe ku orjentohesh për hartën e rrugës. Ditën e tretë të Kongresit, të hënën në mëngjez e morri fjalën prifti katolik nga durrësi Dom Nikollë Kaçori. Përtej identitetit fetar, ai u shpreh qartazi se “ do të adaptonim me gëzimin më të madh të përdornim atë alfabet që do të caktohej”.Kjo nënkuptonte se shqipja e shkrojtur do të ishte tash e tutje edhe gjuhë liturgjike. Përpjekjet kishin filluar qysh më 1907 si nga shqiptarët e Amerikës ashtu edhe nga një prift amerikan në Korçë i cili kishte ndikuar thekshëm që të kishte një bilinguizëm në liturgji, here greqisht here shqip. Nëse gjithë shqiptarët pavarësisht nga feja, si gjuhë të saj do të kishin po gjuhën amëtare, tanimë edhe të shkrojtur me një alfabet standart latinë, kjo do të thoshte se bashkëjetesa fetare dhe harmonia fetare, kishin gjetur një mjet komunikimi universal të njëjtë. Shoqëria fetare nuk do të vinte më ndesh me shoqërinë laike për shkak të komunikimit në gjuhë të ndryshme. Vetë njeriu ynë po futej në një udhë ku brenda arsyes nuk gjente pengesa komunikimi mes formave të tij të ndërgjegjes. Hej At Gjergj Fishta, më ndalet fryma kur citoj ato fjalë që that Ju pas Zotit Kaçorri: “Unë nuk kam ardhur të mbroj ndonjërin nga këto alfabete, por kam ardhur të bashkohem me ju dhe të adaptoj atë alfabet, të cilin Kongresi do ta vendosë si alfabetin më të dobishëm për ngritjen e popullit”. Ju kumtuat At se shqiptarët kishin humbur shumë në lëmin e qytetrimit dhe të arsimit për shkak të mungesës së një alfabeti të përbashkët. Kulmimi juaj ishte klithmë lirie, dinjiteti ekzistence e prosperiteti historik, kur e mbyllët fjalën tuaj: “Armiqtë që e kanë rrethuar Shqipërinë, janë shumë dhe secili prej tyre përpiqet të rrëmbejë për vete një copë. Por ne, edhe po të mos mundim ta mbrojmë atdheun me fuqinë morale që kemi, ne do ta mbrojmë me armë në dorë dhe nuk do të lëmë armiqtë tanë të marrin qoftë edhe një pëllëmbë tokë shqiptare”. E kuptoj At, atë që shkruan aso kohe Gjergj Qiriazi për këto fjalë; “Unë nuk do jem i zoti të shkruaj në letër gjithë këshillat e vleshme të Patër Fishtës, me të cilat secili nga ne u impresionua; ai na preku zemrat aq shumë sa që myslimanët e të krishterë nuk mundëm të mbanim lotët. Kur Patër Fishta po zbriste nga platforma, Havëz Ibrahim Efendi Hoxha nga Shkupi u sul drejt drejt tij, e përqafoi me sytë mbushur me lot dhe e puthi. Kjo skenë në praninë e treqind-katërqind njerëzve nga të cilët tre të katërtat ishin myslimanë, la një përshtypje të madhe”. Delegimi prej Kongresit i kompetencave për hartimin e vendimeve nga një komision i mirfilltë specialistësh, prej 11 vetash me në krye At Gjergj Fishtën që nuk kishte të drejtë të merte vendime me më pak se 8 veta, është tregues që “Kongresi i Manastirit” operoi me një Asamble të Gjërë Shkencore vendimarrëse bazuar tek autoriteti i dijetarëve të mirfilltë. Si e hapët mbledhjen e Komisionit Pater Gjergji, me ato fjalë të gdhendura dhe të arsyetura për atë kohë dhe për këto tonën. “Kjo detyrë që kombi na ka ngarkuar, është një detyrë e madhe, sepse alfabeti, mbi të cilin do të vendosim, është boshti i kombit dhe i vetmi mjet, me të cilin kombi do të përparojë”! At më ndje sepse ndoshta zemrën do ta thyej, por ka gati dy dekada që shumë shqiptarë kanë marrë dhenë në kurbet e të shumtit janë në Greqi e Itali. Fëmijët e tyre nuk e mësojnë shqipen por greqishten dhe italishten, bile dhe emrat i vënë jo më si të shqiptarëve. Kjo pjesë e breznive të reja të kombit po lëvizë pa boshtë dhe dihet, rrota pa bosht të shpie atje ku s’duhet! Po du me Ju sjell në mendje atyre dhe njerëzve që paguhen për me zgjidh këto çështje jetike do rreshta nga shkrimi yt pater, “Gjuha Shqype” e shkurtit 1917.”Ma e para punë pra,qi lypet n’interese t’mbajtunit t’gjuhës shqype, asht kjo qi gjuha shqype të mbahet gjuhë msimi nder t’gjitha shkollat fillestare t’Shqypnis;…ata prind qi fmive t’vet nuk jau apin msimet e para n’ket gjuhë,ata,mas mendimit tonë, punojnë drejtpërdrejt kundra intereseve t’Shqypnis”(Publicistikë Përndritje,Gjergj Fishta,faqe 77, shtëpia botuese Lajmëtari 2000). At Gjergj Fishta, më lejo të kthehemi edhe një herë tek “Kongresi i Manastirit” dhe puna e komisionit që ju drejtuat. Vendimi primordial që “të adaptohej alfabeti latin si bazë dhe pastaj të vendosej se ç’farë tingulli t’i jepej çdo shenje.Dhe sa për shënjat e tingullit e gjetur në alfabetin latin,do të pranohej çdo lloj shenje që do të caktonte komisioni,sipas nevojës së tingujve që kërkon gjuha shqipe”;ishte përgjegjësia dhe sfida juaj ku edhe u sendërtua kapaciteti juaj shkencor dhe europian. Ju e gjetët mirëkuptimin edhe kur pranuat të përdoreshin të dy alfabetet edhe ai i Stambollit(Frashëri) por edhe ai latin. Veçse këmbana e arsyes erdhi nga fjalët tuaja At i nderuar Fishta. Ju drejtuat kongresit kur në sallë ishte edhe dërrasa e zezë ku ishin shkrojtur gërmat të cilën e solli Luigj Gurakuqi, me këto fjalë epokale që shihnin nga një e ardhme europiane e atdheut. “Alfabeti i Stambollit është i mjaftë për t’iu përgjigjur nevojës së kombit, porse, që të mund të shtypeshin libra përjashta Shqipërisë dhe për të dërguar telegrame jashtë,kemi nevojë të zotërojmë një alfabet me shkronja krejt latine” dhe fjala juaj u mbyll me duartrokitjet dhe brohoritjet,”Rroftë Alfabeti”! E shihje gjuhën dhe kulturën si pjesë të civilizimit europian ndaj gjykove dhe këshillove si shkencëtari i parë europian yni At Gjergji! Në Europë shkohej me libra dhe dokumentacion pra me kulturë dhe institucionalizëm, parashijove o mëndje horizontesh! At Gjergj Fishta, të falem që pranove të bisedonim në këtë ditë Feste Kombëtare (jo zyratrisht), dhe më fal se vite më parë na kishin mbyllur sy e vesh për të mos fol me ty! Aq sa njerëz të letrave që u besonim sinqerisht na impononin një deformim të frikshëm të gjenisë tënde. Ndaj të lutem, sot kur edhe eshtrat t’i kanë hudhë në lumë e lundrojë oqeaneve, si ADN-europianizmi, -”Thirre një mesh mëshire dhe kujdesi për të gjithë ne që çdo ditë përdorim abc-n që krijuat ju, vetëm për një qëllim; lartësimin e atdheut dhe kombit se veç dashurisë për ta Ju nuk kishit gja tjetër më të shenjtë! Amin!
Posted on: Sun, 24 Nov 2013 19:33:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015