Mediat e huaja “Bravo Kukësi” Suksesi i Kukësit në turin e - TopicsExpress



          

Mediat e huaja “Bravo Kukësi” Suksesi i Kukësit në turin e tretë të Europa League pati jehonë jo vetëm në opinionin sportiv në vendin tonë por edhe në Ukrainë e më gjerë. Kështu pas kualifikimit në dëm të Metalurh Donetsk mediat ukrainase i thurrin elozhe formacionit të Armando Cungut. E përditshmja “Sport”, në faqen e saj online, e nis me titullin “Bravo Kukësi, Metalurh Jashtë”. Në brendësi të shkrimit nuk mungon ironia për skuadrën ukrainase, duke theksuar se është eliminuar nga një skuadër inferiore. Ndërkohë pa elozhe për kundërshtarin e hap faqen e saj online gazeta “Football”, me titullin, “Fitore pa lavdi”. Në brendësi të shkrimit vihet re syri kritik që thekson se për ukrainën erdhi fiasko e parë në Europë, dhe për më tepër nga një skuadër e panjohur si Kukësi, duke evidentuar edhe vendodhjen e skaudrës në një qytet të vogël në veriun e Shqipërisë. Ndërkohë UEFA i ka bërë jehonë kualifikimit të Kukësit dhe të Astra të Rumanisë, duke e cilësuar si event faktin që dy debutueset do të jenë të pranishme në short përkrah ekipeve me emër në arenën europiane si Sevilla, Udinese apo Rubin Kazan.
Posted on: Fri, 09 Aug 2013 14:52:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics



10

© 2015