Mediat ishin mbledhur për të pritur kryetarin e Bashkisë së - TopicsExpress



          

Mediat ishin mbledhur për të pritur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, atë që kishte premtuar dy vite më parë se do u dedikohej vetëm qytetarëve të Tiranës, duke lënë pas betejën politike, ndërsa tani do shpallte kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike. I përfolur gjerësisht si i preferuari i familjes Berisha për të zënë këtë post, ai mbërriti pak më vonesë në selinë blu. Kamerat ishin vendosur në sallën ku një ditë më parë përcollën deklaratën e Sokol Olldashit, ministrit të Transporteve, që po ashtu shpalli kandidaturën për kreun e PD. Por Basha urdhëroi shpërnguljen e kamerave në një sallë tjetër, aty ku një javë më parë kryeministri Sali Berisha deklaroi dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD. U fut dhe doli si kryetari në largim, Sali Berisha. Por ndërsa mediat prisnin një deklaratë të shkurtër, ashtu siç bëri Olldashi, kryebashkiaku Basha foli gjatë në një fjalim që dukej sikur ishte përgatitur për t’u mbajtur pas zgjedhjes në krye të PD. Ishte një fjalim i gjatë dhe aq bosh, sa në fund të tij mund të pyesje veten nëse Basha e tha gjëkundi që do të kandidojë për kryetar të PD-së? Lavdëroi shumë herë kryeministrin Sali Berisha dhe tha se do e ketë në krah gjithmonë si një vlerë të paçmuar. Tha se ka folur me të për kandidimin, ndërsa për asnjë moment nuk u duk se po fliste për një parti që sapo ka pësuar një disfatë në zgjedhje. Dukej sikur sapo kishin humbur zgjedhjet me procedurë, jo me votë plebishitare. Fjalimi arrogant ishte një ogur i keq për një parti që ka ikur nga pushteti njëherë me revolucion të armatosur dhe njëherë tjetër me revolucion të heshtur me votë. Ishte fjalimi i një kryetari të emëruar
Posted on: Wed, 03 Jul 2013 20:59:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015