Memelli konfirmon Tiranën Nga Arbi Laçi Tirana ka nisur - TopicsExpress



          

Memelli konfirmon Tiranën Nga Arbi Laçi Tirana ka nisur të mendoj seriozisht rikthimin e Migen Memellit. Dje “Sport Ekspres” publikoi një lajm të tillë. i kontaktuar në telefon, ai ka pohuar tratativën dhe ka treguar me detaje situatën ku ndodhet. Memelli gjithashtu ka sqaruar se janë arabët e Al Faisalit ata që do të vendosin për të ardhmen e tij, duke llogaritur se ai nuk ka ndërmend të heqi dorë nga kontrata dhe paratë që ka për të marrë në vëndin ku ndodhet. Bardheblutë synojnë të përforcohen në janar dhe sulmuesi është një nga dëshirat e shumta. Memelli ka lënë shije të mirë gjatë aktivizimit me Tiranën pesë sezone më parë kur bardheblutë fitonin titullin e fundit kampion ndërsa ai fitonte “Këpucën e Artë” me 30 golat e realizuar. - Në Tiranë ka nisur të flitet për rikthimin tuaj. Je në dijeni të kësaj çështje? - Po e mësova që është shkruar diçka për mua. Është e vërtetë që kemi biseduar paraprakisht për mundësinë e rikthimit tim por nuk ka asgjë konkrete. Për momentin jo. Ndoshta mund të ketë në vazhdim.- - Halili dëshiron t’ju rikthejë në skuadër. Ju e doni sërish Tiranën? - Vetëm me Halilin mundet të rikthehet Tirana në nivele të larta. Unë kujtoj sezonin 2008-2009, kur fituam titullin. Megjithatë, pavarsisht këtij fakti, unë jam pjesë e Al Faisalit dhe kam një kontratë. - Por aventura juaj në Arabi nuk po shkon mjaft mirë. Ende nuk keni shënuar. A flitet për divorc? - Pavarsisht të gjithave unë kam një marrëveshje të nënshkruar dhe nuk mund të heq dorë nga ajo që më bindi të vi këtu. Nëse Al Faisali zgjedh të më largoj, atëherë OK. Unë nuk mund të heq dorë nga rroga për të cilën kam firmosur. - Nëse ndodh kështu do të rikthehesh në Shqipëri? - Po besoj se po. Megjithatë nuk dua të nxitohem. Duhet të shoh si do të zhvillohen ngjarjet këtu ku jam dhe më pas do të marr një vendim përfundimtar. - Ke biseduar me Halilin? - Ruaj një marrdhënie mjaft të mirë dhe flasim shpesh. - Po luan për Al Faisalin? - Kam luajtur dy ndeshjet e fundit nga 30 minuta. - Cila është gjëndja e skuadrës? - Për momentin jemi mirë. Brënda objektivave. Po luftojmë për të mos rënë nga kategoria dhe jemi aty ku drejtuesit duan. Unë nuk kam shënuar ende por kjo besoj se është çështje kohe. - Ku e sheh veten Memelli në muajin janar? - Nuk di ta them këtë. Është ende herët. Dëshirat janë të ndryshme, mundësitë dhe shancet që të krijohen janë të tjera. Të shohim. Ka kohë.
Posted on: Thu, 07 Nov 2013 07:23:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015