Menaxheri i Kombëtares shqiptare, Alban Bushi, ka bërë të - TopicsExpress



          

Menaxheri i Kombëtares shqiptare, Alban Bushi, ka bërë të ditur se katër emra të rinj janë pranë afrimit me Kombëtaren kuqezi. Bushi ka njoftuar se bëhet fjalë për Atdhe Nuhiun, Amir Abrashin, Shkëlzen Gashin dhe Agon Mehmetin. “Për Atdhe Nuhiun është duke u ndjekur e njëjta procedurë me atë të Migjen Bashës. Po punojmë në të njëjtën kohë për të fituar të drejtën e aktivizimit edhe për Amir Abrashin, Shkëlzen Gashin dhe Agon Mehmetin, të cilët kanë tashmë edhe pasaporta shqiptare”, ka thënë Bushi. Me rastin e Nuhiut, një pasaportë shqiptare nuk do të kryente punë, kjo për faktin se sulmuesi ka luajtur më parë me U-21 të Austrisë, pa pasur në zotërim pasaportën shqiptare. Një problem që mund të tejkalohet ashtu siç ka ndodhur në rastin e Migjen Bashës, çështje e cila u dërgua nga FIFA për të marrë një zgjidhje. “Lojtarët janë në planet e De Biazit dhe vetëm pritet që të kompletojnë dokumentacionin që të ftohen në Kombëtare, pasi çështjet e tjera tashmë janë kryer”, ka shtuar Bushi për të përditshmen kosovare “Zëri”. Kujtojmë se Abrashi dhe Gashi kanë luajtur edhe në miqësoren e fundit ndaj Armenisë, ndërsa Mehmeti, edhe pse ka pasaportë shqiptare, nuk është grumbulluar asnjëherë nga trajneri De Biazi.
Posted on: Tue, 27 Aug 2013 12:44:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015