Mendjemadhësia dhe kryelartësia janë veçoritë e moralit të - TopicsExpress



          

Mendjemadhësia dhe kryelartësia janë veçoritë e moralit të keq, që krijojnë shqetësim dhe dëm të madh te njeriu. Ndërsa e kundërta e saj, modestia, i sjell njeriut qetësi, kë- naqësi dhe lumturi. Një njeri mendjemadh pretendon përherë se të gjitha cilësitë e bukura i përkasin vetëm atij. Për shembull: në vend që ta falënderojë Allahun për mendjen që i ka dhënë, ai mburret e vetëlavdërohet me atë. Kësisoj, duke u lavdëruar me veçoritë e mendjes së vet, ai mundohet gjithmonë t’i poshtërojë dhe t’i shohë të vegjël njerëzit e rrethit të vet. Ai që sillet në një mënyrë të tillë nuk merr respekt dhe nuk konsiderohet i këndshëm në rrethin ku jeton. Mbase të krijohet përshtypja se njerëzit e rrethit mund ta duan, mund ta respektojnë, mund ta nderojnë, mund ta lavdërojnë, por ama respekti, nderimi, dashuria dhe lavdë- rimi i njerëzve të tjerë për këtë njeri nuk buron asnjëherë nga zemra, por vetëm nga frika dhe interesi. Si rrjedhojë e kësaj, njerëzit kryelartë nuk kanë asnjëherë miq të sinqertë. Kështu që në rrethin e tij ka gjithmonë njerëz që shtihen se e duan. Një prej dëmeve më të mëdha që i bën vetes njeriu kryelartë, është përpjekja për t’u parë nga njerëzit e rrethit si njeri i patëmeta dhe pa mangësi. Për shembull, ashtu siç e përmendëm edhe më sipër, një njeri kryelartë që lavdërohet me mendjen e tij pretendon gjithmonë se është më i dituri në mesin e njerëzve. Për këtë arsye, ai nuk e pranon kurrë gabimin. Po edhe kur bën ndonjë gabim, mundohet ta fshehë prej njerëzve tjerë, madje është në gjendje edhe të gënjejë, vetëm e vetëm që gabimi i tij të mos vihet re nga të tjerët. Ndërkaq, njeriu është një krijesë shumë e dobët, ka mangësi dhe është një krijesë që sprovohet në çdo çast të jetës së tij. Prandaj, gabimet dhe mangësitë e njeriut janë shumë të natyrshme. Kurse përpjekjet për t’i fshehur mangësitë para njerëzve të tjerë është diçka shumë e panevojshme dhe e pakuptimtë. Një ndjenjë tjetër që gjendet në epshin e njerëzve e që u shkakton më shumë brengosje, është ndjenja e të qenit më të dobishëm sipas të tjerëve, për shkak të disa veçorive të tyre. Në të vërtetë, kjo është një veçori e shejtanit. Kur e krijoi Ademin (a.s.), Allahu i pati urdhëruar engjëjt dhe shejtanët që t’i përuleshin Ademit (a.s.) në shenjë respekti. Engjëjt, duke qenë krijesa të krijuara me moral të bukur iu përulen menjëherë Ademit (a.s.), kurse shejtani e kishte refuzuar përuljen duke u justifikuar me këto fjalë: Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar prej zjarrit, kurse atë prej balte.” (Sad, 76) Siç u njoftua edhe në ajetin kuranor, për arsye se e kishte parë veten e tij më të lartë se krijesat tjera, shejtani e teproi Fatmir Hadri Të jesh njeri modest19 2010 | Nëntor | ETIKA aq shumë sa kundërshtoi edhe urdhrin e Allahut. Kurani bën fjalë edhe për ata të cilët kanë devijuar ngaqë e kanë parë veten e tyre më të lartë. Për shembull, Jahudinjtë dhe të krishterët kanë devijuar duke thënë: “Ne jemi bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij”. (Maide, 18) Vetëm se ata, ashtu si dhe të gjithë njerëzit janë krijesa të dobëta e të mangëta, të krijuara nga Allahu. Prandaj asnjë njeri nuk mund të thotë: unë i fitova këto veçori dhe tani e tutje jam njeri i vlefshëm në rrethin ku jetoj, sepse vlefshmëria fitohet vetëm duke iu afruar Allahut dhe duke kryer obligimet e fesë së lehtë, Islamit. Përgjigja që Allahu u jep në Kuran atyre, të cilët e konsiderojnë veten e tyre më të lartë e më të privilegjuar është kështu: “...Thuaj: Atëherë, përse Ai ju dënon për shkak të gjynaheve tuaja? Jo! Ju jeni njerëz nga ata që Ai ka krijuar. Ai fal kë të dojë dhe dënon kë të dojë. Vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve, i Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet midis tyre. Dhe vetëm tek Ai kthehen të gjithë.” (Maide, 18) Pretendimi për pamangësi dhe pagabueshmëri është një barrë shumë e rëndë për njeriun. Mundohen të bëhen të privilegjuar mes njerëzve, për këtë arsye mundohen ta mbajnë nën kontroll çdo gjë, dhe çdo herë përpiqen të shfaqin sjellje këmbëngulëse. Për shembull, kur marrin pjesë në ndonjë mbledhje dëshirojnë ta tregojnë veten e tyre të mençur, të veshur mirë, dëshirojnë të flasin bukur dhe të bëhen zgjidhës të çështjes. Madje, edhe teksa janë brenda ndonjë mjedisi shoqëror mundohen të mburren, të dallohen prej të tjerëve dhe të tregojnë kulturë më të lartë, pa pranuar të përzihen asnjëherë me njerëzit që janë në dhomë apo me ndonjë kallaballëk tjetër. Për këtë arsye duket sikur janë “mbi gjemba (ferra)”. Asnjë lëvizje e tyre nuk vjen nga brendësia e shpirtit dhe nga natyrshmëria. Çdo gjë që bëjnë, e bëjnë në mënyrë të planifikuar dhe të përllogaritur, me qëllim që të mund të arrijnë synimin e tyre. Se sa torturë e madhe duhet të jetë kjo, dhe se sa e madhe duhet të jetë ngarkesa e barrës për njeriun, është diçka e dukshme. Mirëpo, duhet të dihet se njerëzit mendjemëdhenj nuk do t’i arrijnë asnjëherë gjërat që synojnë. Sepse ata, sa më shumë mendjemëdhenj që bëhen, aq më shumë fitojnë edhe urrejtjen e zemërimin e njerëzve të rrethit të tyre. Në një ajet kuranor, Allahu e tregon kështu mosarritjen e qëllimit të mendjemëdhenjve: Ata që polemizojnë për shpalljet e Allahut, pa pasur kurrfarë prove, kanë në zemrat e tyre vetëm mendjemadhësi, e cila nuk do t’i shpjerë në qëllimin e tyre. Prandaj kërko mbrojtje prej Allahut! Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha. (Gafir, 56) Ashtu si nuk arrijnë të përmbushin asnjë dëshirë në jetën e kësaj bote, njerëzit mendjemëdhenj nuk mund ta arrijnë as dashurinë e Allahut. Në një ajet kuranor, Allahu thotë kështu: Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët! (Llukman, 18) Kurse njerëzit modestë nuk e përjetojnë asnjëherë presionin dhe brengosjen që përjetojnë njerëzit mendjemë- dhenj. Sigurisht, çdo njeri dëshiron të bëjë më të mirën, më të bukurën dhe më të vlefshmen e çdo gjëje. Vetëm se ata që i bëjnë këto për t’u rënë në sy njerëzve dhe për t’u ngopur me lakmitë e dynjasë, ata janë brenda një humbjeje të madhe. Kurse përsa i takon njeriut modest, ai e bën çdo gjë vetëm për ta fituar kënaqësinë, dashurinë dhe mëshirën e Allahut. Kur arrin diçka, apo kur bëhet zotërues i një gjëje të bukur, ai e di se këto nuk janë gjëra që i ka fituar vetë, por dhunti të Zotit që ia ka dhuruar vetes së tij. Po edhe kur e godet diçka e pakëndshme, apo kur humbet diçka, ai nuk shprehet në kundërshtim me atë që e ka urdhëruar Allahu. Kësisoj, ai e di se kjo situatë është një sprovë për të, andaj edhe i mbështetet Allahut për ta fituar më të mirën që rrjedh nga ajo sprovë. Në këtë mënyrë, ai e jeton qetësinë e ëmbëlsisë së besimit, duke mos u brengosur për gjërat e pakëndshme që i ndodhin. Si përfundim, ai që e pëlqen vetveten gjen belanë (fatkeqësinë) dhe bie në vështirësi, kurse ai që nuk e pëlqen veten gjen qetësinë dhe shkon në mëshirë. Këtë temë po e përfundojmë me një thënie të Muhamedit (a.s.) ku thotë: “Nuk do të hyjë në xhenet ai që ka në zemrën e tij mendjemadhësi, qoftë dhe sa një grimcë e vogël e atomit.”
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 22:13:20 +0000

Trending Topics



iv>
FECHAS DE LA ARROLLADORA GRACIAS POR CREEER 2013 Nuestras
Just a thought... with President Barack Obama deploying record
Medina and the Origin of Jihad Stinging from the rejection of his
Freedom day many thanks mandela, i use to since but today let me

Recently Viewed Topics




© 2015