Mentaliteti se "dhuna është OK me e përdor nga cdokush" po - TopicsExpress



          

Mentaliteti se "dhuna është OK me e përdor nga cdokush" po duket që po jeton. Tek shumëkush, pak njihet poashtu se cka ka te drejte të bej e mos te beje nje diplomat. I kam lexu disa komente në mediat "se ambasadorët ne vende te ndryshme nuk hyjne kurre ne Parlamentet e vendeve ku jane te stacionuar". E them me bindjen më të madhe profesionale të bazuar në cka e kam pa me sytë e mijë ne Suedi, Danimarkë, Holandë etj se kjo Nuk është e vërtetë. Diplomatët, shkojnë dhe janë shiques/ndëgjues gjatë seancave të Parlamenteve poashtu jashtë sallave japin edhe mendime. E di se shumë njerëz japin mendime cka eshte e cka nuk eshte e mundur ne vende demokratike e as piken e pervojes nuk e kane nga kjo lëmi, por atyre iu them bazojeni mendimin në cka dini e mos folni per simpati partiake apo sa per gjaknxehtësi. As shoqëria demokratike, e as Shteti nuk ndërtohen as me Hajni e as me Gjaknxehtësi. Cdo kush qe merr erë nga politika apo diplomacia apo edhe ka parti politike e din se duhet me pasë relacione te mira me vendet mike e te forta. VINI RE: - JO nënshtrim apo servilizëm, por PO Bashkëpunim.
Posted on: Fri, 28 Jun 2013 22:27:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015