Meqense sot, massmedia mbikombetare, e kontrolluar nga e njejta - TopicsExpress



          

Meqense sot, massmedia mbikombetare, e kontrolluar nga e njejta elite, ka publikuar qasjen e fundit te 'shkencetareve' qe puneson, lidhur me katastrofen ekologjike, merrni, Ju Lutem, nje doze, se cilet jane shkataret e vertete te katastrofes ekologjike: Tezat dhe anti-tezat e “eko-shkencës” Sipas një një analize që është kryer mbi abstrakte “shkencorë”, të cilën e citon dhe e kritikon Martin Wolf, komentori i Financial Times, mbi bazën se këta shkencëtarë janë të korruptuar nga parátë dhe fama, dhe që janë rreth 11, 944, të ri-shikuar me rigorozitet, që janë publikur midis vitit 1991 dhe 2011 dhe shkruajtur nga 29, 083 autorë, konkludojnë se 98.4 për qind e autorëve që morrën një qëndrim, mbështetën se ngrohja globale shkaktohet nga njeriu (antropogjenik), 1.2 për qind e mohuan atë dhe 0.4 për qind ishin të pasigurt.[14] Por, megjithëse Wolf ka të drejtë për “shkencëtarët” e establishmentit, se ata janë të korruptuar dhe flirtojnë me pushtetin, ai ia atribuon problemin djegies së fosileve të dyqind viteve të fundit, dhe harron, ose bën sikur harron, si gjithë komentatorët e tjerë të massmedias perëndimore, se atje ka qenë gjithnjë një elitë me pushtet që ka nxitur dhe ri-prodhuar përdorimin e energjisë së fosileve, për më shumë kapital dhe më shumë pushtet! Kështu, ndërsa të parët marrin një qëndrim të volitshëm dhe komod dhe ia atribuojnë krizën gjithë njerëzimit, i dyti, ia atribuon krizën vetëm energjisë së fosileve! Të dyja palët, nuk gacmojnë kapitalizmin e dyqind viteve të fundit. Për t’a zgjidhur këtë problem —gjigand për njerëzimin, Wolf, sugjeron disa masa, siç janë, taksa mbi karbonin, me qëllim që të përputhet me masat që tashmë janë në fuqi; përdorimin e energjisë nukleare, me qëllim që të “shpëtojmë” nga qymyri; standarte për çlirimin e karbonit mbi makinat; deri edhe te manipulimi i një shkalle të madhe të motit nga gjeoinxhinierët! Në fjalë të tjera, ndërsa problemi nuk është shkaktuar nga pushteti, sipas Wolf, dhe tezave që promovohen në massmedian ndërkombëtare, ai duhet të zgjidhet nga pushteti ekzistues! Nuk do të ishte e çuditshme që “shkencëtarë” të tjerë, në vazhdën e sugjerimeve të Wolf, propozojnë ndërhyrje në ekosistem për të manipuluar motin.[15] Ata propozojnë pesë ndërhyrje: (1) çadër diellore me 16 miliard disqe qelqor që vedosen në orbit për të pengur rrezet e diellit; (2) plehërim me hekur, një ide që pretendon të hedhin në oqeane limurina hekuri, me qëllim që të stimulojnë çeljen e fitoplanktonëve, duke rritur bio-prodhimin dhe krijimin e një foleje për karbonin e gjelbërt, një proces që mund të absorbojë sasi të mëdha CO2; (3) ferma leshterikësh deti që procedon njëlloj si plehërimi me hekur; (4) administrimi i radiacionit solar; dhe (5) krijimin e vullkanëve artificialë! Siç duket qartë, “shkencëtarët” e establishmentit kapitalist harrojnë shkaqet e vërtetë të katastrofës ekologjike, që ndërsa nuk fajësojnë përqëndrimin e pushtetit në pak duar, kërkojnë që t’a zgjidhin problemin me të njëjtin pushtet dhe me masa që nuk dihet se çfarë do të dëmtojnë dhe shkatërrojnë në jetën e plantetit! Dhe ndërsa katastrofa vazhdon, vjen një raport “shkencor” dhe pohon se “njeriu” është shkaktari kryesor për ngritjen e temeperaturës në përqindjen 95%, krahasuar me vitin 1995, që ka qenë 50%.[16] phroneticanddemocracy.org/krizakatastrofa-ekologjike-shkaktaret-theroret-dhe-pasojat/ Nga Ylli Permeti
Posted on: Fri, 27 Sep 2013 18:57:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015