Merkato e Barcelonës me emra yjesh si Torres e - TopicsExpress



          

Merkato e Barcelonës me emra yjesh si Torres e Handanovic......... Barcelona – kampionia e re e Spanjës, por akoma me shijen e humbur të zhgënjimit në Champions League, vazhdon të jetë aktive në merkato. Samir Handanovic dhe Fernando Torres janë dy objektivat katlanas, edhe pse për portierin oferta e parë është refuzuar. Numri 1 i Inter konsiderohet si elementi i duhur për të zëvendësuar Viktor Valdes. Për sllovenin, Barcellona ofroi 23 milionë euro, por kaq është vlerësuar pak nga italianët, edhe pse presidenti Massimo Moratti nuk i ka mbyllur dyert një ofertë më të përshtatshme. Në fakt, Inter synon 30 milionë euro për portierin, përfshirë edhe lojtarë në këmbim. Handanovic ka spikatur në sezonin e errët të zikaltërve, duke bërë që klubet e rëndësishme europiane të interesohen për të. Portieri është dakord me transferimin në Barcelonë, por më parë duhet gjetur akordi mes dy klubeve, që nuk duket i vështirë. E ndërkohë në frontin ofensiv, Barcellona është gati të sjellë në Camp Nou një lojtar që në fakt do ta dëshironte ta kishte prej kohësh. Fernando Torres nuk ka lënë shenjë në Londër me Chelsea, e pas ardhjes së Mourinhos situata për të mund të bëhet më e komplikuar. Sipas britanikes the Sun, Barcelona ofron 17 milionë stërlina për sulmuesin: një ofertë e ulët, duke qenë se Chelsea pagoi tre herë më shumë për ta marrë nga Liverpool vetëm dy vjet më parë. Problem mund të jetë vetëm synimi i bluve për ta përfshirë Torres në tratativën për të marrë nga Napoli, Edinson Cavanin.
Posted on: Fri, 14 Jun 2013 19:29:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015