Merkel: Zgjidhja për Egjiptin është ndërprerja e dërgesave - TopicsExpress



          

Merkel: Zgjidhja për Egjiptin është ndërprerja e dërgesave të armëve _______________________________________ Kancelaria e Gjermanisë Angela Markel ka thënë se ndalimi i dërgesave të armëve për ushtrinë e Egjiptit është një mënyrë e përshtatshme për të për presion vendit që po kalon në dhunën vdekjeprurëse. Duke folur për stacionin televiziv ZDF këtë të diel , Merkel tha se eksportet e armëve në Egjipt mund jenë ‘subjekt i masave që do tregonin skeptizmin tonë në lidhje me atë që po ndodh atje’ . ‘’Mbase do ketë një takim në javën e ardhshme të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian për vlerësimin e situatës në Egjipt’’ tha ajo. ‘’Ne do shqyrtojmë se çfarë hapash do mund të merren … ne duhet të veprojmë se bashku dhe të marrim masat e njëjta’’ tha Merkel e cila e përshkroi situatën si ‘shqetësuese’. Diplomatët e BE po planifikojnë të bëjnë bisedime emergjente këtë të hëne në Bruksel në lidhje me gjakderdhjen e vazhdueshme në Egjipt.
Posted on: Sun, 18 Aug 2013 21:52:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015