Mesazhi i Kryetarit Mustafa me rastin e 7 Shtatorit Kryetari i - TopicsExpress



          

Mesazhi i Kryetarit Mustafa me rastin e 7 Shtatorit Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, u ka drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës një mesazh urimi me rastin e 7 Shtatorit, Ditës së miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. Në këtë mesazh thuhet: Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Zonja dhe zotërinj, Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe në emrin tim, dua t’ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e Ditës së Kushtetutës së Kaçanikut – 7 Shtatorit. Siç e thoshte edhe Presidenti historik i Kosovës dhe i LDK-së, dr. Ibrahim Rugova, Dita e 7 Shtatorit të vitit 1990 ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit. Më se një dekadë, kjo kushtetutë ka qenë baza e funksionimit të plotë të shoqërisë së Kosovës në të gjitha poret e jetës. Kushtetuta e Kaçanikut u miratua në rrethana të jashtëzakonshme, kur Kosova ndodhej nën një shtetrrethim brutal policor. Ndaj, deputetët që e miratuan këtë akt madhor juridik meritojnë nderimin e përhershëm të të gjithë brezave të vendit. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Isa Mustafa
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 14:34:13 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015