Mexes: “Me Kaka jemi më të forte” ikthimi i brazilianit - TopicsExpress



          

Mexes: “Me Kaka jemi më të forte” ikthimi i brazilianit Leite Kaka në Milan pas katër viteve aspak të mira te Real Madridi, është pritur shumë mirë nga të gjithë futbollistët rosoner. Sipas mbrojtësit francez Philippe Mexes, me Kaka Milano është më i fortë në fazën ofanzive. “Me Kaka jemi në rregull. Ai është një futbollist i madh që do të na japë më shumë siguri në fazën ofabzive sepse do t’i ndihmojë të gjithë sulmuesve. Duhet vetëm të punojë, më pas do të vlerësojmë situatën. Sivjet kampionati Italian është jashtëzakonisht i fortë dhe gara për titull dhe një vend që dërgon në Champions League do të jetë shumë e nxehtë sepse janë plot 7; skuaadra që kanë gjasa të mëdha si në asnjë kampionat tjetër evropian. Duhet të fitojmë sa më shumë pikë në këtë fillim të kampionatit sepse edicionin e kaluar më në këtë fazë të kampionatit dështuam dhe kjo gati na kushtoi në fund. Kemi skuadër të mirë dhe jam i sigurtë se do të kemi një stinor të mirë, sidomos me Kaka në krye” deklaroi Mexes.Milan në fundjavë luan në udhëtim te Torino, kurse Kaka pritet të jetë titullar./GJITHQKA PER AC.MILAN
Posted on: Thu, 12 Sep 2013 17:42:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015