Mezi prisje të të krehja flokët…..poezi-nga-Raimonda MOISIU - TopicsExpress



          

Mezi prisje të të krehja flokët…..poezi-nga-Raimonda MOISIU Si një drenushë e bukur me syte e qeshur, Që .... në cdo natë merr puthje pafund, U zhgjove atë mëngjes të përhirtë, në guvën e errët ku për dritë kishim fenerin e dashurisë ..... Buzëqeshja jote e ëmbël e pafaj, "U vodh " nga vështrimi hamshor i mureve të lashtë. Thinjoshë e fisnikë, Si kalldrëmet e fëmijërisë. Nga .... buzët e tyre gurgullonte fishkëllima e ujit, Si një..... sinfoni magjike kaq e ëmbël, që mezi pret një puthje, një brishtësi,një ëmbëlsi...... Ti me një padurim të fshehtë prisje t’i marrësh erë borzilokut… ….Se i përkasim gjithësisë së gjallë --- Mezi prisje të të krehja flokët, me gishtat e mij, Të .... prekja pemën e manjolës, të këpusja gjethet e saj lart-lart dhe me kërcellin e borzilokut të shkruaja emrin tënd mbi cipën e virgjërise të petaleve – manjolë, të bardha, të verdha, të kuqe, të blerta, që mezi presin castin magjik. Atë cast, Që të përket ty, nga verbimi i yllit, të purpurt, që e ëndërroje në vajzëri, dhe ja po vjen --- …Po vjen...po vjen.... Ai...Ai....feneri....Ndricimi i dritës që e duam kaq shumë në shtratin e guvës së lashtë , në të nxehtin e gjoksit , në përqafimin tënd, në lotin e syve, në trëmbjen e zogjve, në bulkthet e vajzërisë --- Po rizgjohen përsëri nga rrebeshi veror i puthjeve --- Nga Raimonda Moisiu Hartford CT USA
Posted on: Mon, 05 Aug 2013 13:25:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015