Migjen Basha kërkon një Shqipëri sulmuese për të marrë - TopicsExpress



          

Migjen Basha kërkon një Shqipëri sulmuese për të marrë fitoren në Islandë. Mesfushori kosovar i Kombëtares pranon se skema e ndeshjes së fundit nuk funksionoi. Sipas tij, Shqipëria përshtatet më mirë me variantin taktik 4-4-2. Ai mendon se Shqipëria në pjesën e parë kundër Sllovenisë nuk ishte ajo skuadra e ndeshjeve të fundit. Në pjesën e parë në Slloveni nuk kemi qenë skuadra e ndeshjeve të fundit, kur kemi luajtur bukur dhe kemi marrë rezultate pozitive. Realisht nuk di çfarë të them për momentin e golit që pësuam. Jemi shumë fajtorë, e pranoj, por më duhet të them se edhe lojtari që shënoi, bëri një goditje shumë të bukur. Pra, është problem për të gjetur fajtorin në golin që kemi pësuar, por nga ana tjetër më duhet të them se nuk kemi pasur as fat ndaj Sllovenisë. Bëmë një pjesë të dytë shumë të bukur, por nuk i shfrytëzuam rastet, ka thënë Basha, transmeton “Panorama Sport”. Basha ka folur edhe për rastin që dështoi para portës sllovene. Sipas tij, “gardiani” i Sllovenisë ishte lojtari më i mirë tek Sllovenia. Është interesant fakti së te Sllovenia portieri ishte lojtari më i mirë në fushë, edhe pse portier. Kundërshtari kishte lojtarë cilësorë si Birsa, Kurtiç etj., por askush nga ne nuk e besonte se në fund do të bënte diferencën portieri. Megjithatë, kjo tregon se lojën e dominuam ne, pavarësisht se nuk shënuam dot, tha ai. Mesfushori kosovar i Torinos mendon se sfida e nesërme kundër Islandës do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse sipas tij, islandezët janë një ekip shumë i fortë fizikisht. Islandën e kam ndjekur kur ka luajtur me Kombëtaren në ndeshjen e parë në Tiranë, ndërkohë që unë nuk kam qenë pjesë e skuadrës. Ende më kujtohet ai takim, pasi ne nuk meritonim të humbnim. Nuk kemi pasur fat atë takim, teksa pësuam edhe dy gola të evitueshëm. Ata janë një ekip shumë i fortë fizikisht. Kam parë edhe ndeshjen e fundit kundër Zvicrës, ku shënuan gola spektakolarë. Gjithashtu, kanë disa lojtarë që luajnë në Ligat më të mira të Europës. Ndaj kësaj skuadre duhet të kemi një kujdes të madh, ka theksuar Basha. Basha mendon se kuqezinjtë duhet ta sulmojnë Islandën pa pasur frike. Ai thotë se Shqipërisë i duhet trepikëshi kundër Islandës në mënyrë që të besohet në vendin e dytë. Duhet të sulmojmë që në fillim, pa pasur frikë. Ne e pamë ndaj Sllovenisë që nuk iu përshtatëm dot situatës në kushtet kur donim të ruanim rezultatin. Na nevojiten tri pikë për të besuar te vendi i dytë, kështu që duhet të shkojmë në Islandë me mendimin për ta fituar ndeshjen, ka pohuar Basha. Ai ka shtuar se nëse Shqipëria merr trepikëshin kundër Islandës, atëherë ekipi shqiptar ka gjasa të mëdha që të sigurojë vendin e dytë në Grupin E, pozitë kjo që çon në ndeshjen e barazhit. Islanda dhe Shqipëria do të ndeshen nesër mbrëma në Reykjavik duke filluar në orën 21:00. Aktualisht Grupin E e kryeson Zvicra me 15 pikë, Norvegjia zë vendin e dytë me 11 pikë, kurse në pozitën e tretë ndodhet Shqipëria me 10 pikë.
Posted on: Mon, 09 Sep 2013 10:24:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015