Milan-Napoli, duel në distancë për Matri Ndonëse në pamje - TopicsExpress



          

Milan-Napoli, duel në distancë për Matri Ndonëse në pamje të parë duket sikur situata është e qetë, Milan dhe Napol po punojnë bindshëm në merkato, por objektivat e tyre mbartin plot intriga brenda. Të dyja këto skuadra kanë një synim të përbashkët: juventinin Alessandro Matri. Ky i fundit arrin ta bindë Antonio Conten sa herë që nxirret në merkato, por duke parë që sulmi bardhezi është populluar, ai është gati të ikë. Në Milano e pret ish-trajneri i tij te Cagliari Massimiliano Alegri, që nuk i premton rolin e titullarit, me Mario Balotellin e pazëvendësueshëm. Ndërsa në Napoli, Rafa Benitez i siguron formacionin, por edhe një pagë më të lartë se Juve dhe Milan.
Posted on: Thu, 18 Jul 2013 17:30:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015