Milan ka komunikuar listën e futbollistëve që do ti jepen - TopicsExpress



          

Milan ka komunikuar listën e futbollistëve që do ti jepen UEFA-s për ndeshjen play-off në Champions League kundër PSV Eindovhen e programuar për datat 20 dhe 27 gusht. Asnjë surpizë për emrat ku Saponara, Vergara dhe Pazzini do të mungojnë për arsye dëmtimi, por risia qëndron te numri i lojtarëve: janë 29 dhe jo 30 (5 prej të cilëve të rinj). Por Milan ka kohë deri të hënën e 19 gushtit, deri në mesnatë, për të shtuar edhe futbollistin e fundit, i cili me shumë mundësi do të jetë një blerje e re. Të gjitha indicjet të çojnë te Keisuke Honda, i cili është edhe njeriu i merkatos kuqezi. Gjithësesi në ditët në vijim do të jetë njjë takim mes Adriano Gallianit dhe njerëzit e merkatos së CSKA Moskës për të mbyllur marrëveshjen. /albeu/ Ja 29 lojtarët e Milan për playoff-in e Champions League: LISTA A: Abbiati, Amelia, Gabriel, Abate, Antonini, Constant, De Sciglio, Mexes, Silvestre, Zaccardo, Zapata, Boateng, Cristante, De Jong, Emanuelson, Montolivo, Muntari, Nocerino, Poli, Traorè, Balotelli, El Shaarawy, Niang, Robinho LISTA B: Andrenacci, Boateng, Iotti, Petagna, Pinato.
Posted on: Tue, 13 Aug 2013 08:17:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015