Milani refuzon Realin për Balotellin Mario Balotelli - TopicsExpress



          

Milani refuzon Realin për Balotellin Mario Balotelli (Milan)Pëlqej0 Milani nuk e ka ndërmend ta shesë Mario Balotellin. Mediat italiane shkruajnë se së fundmi interesim për sulmuesin italian ka shprehur Real Madridi. Sipas Corriere dello Sport, trajneri i ri i madrilenëve Carlo Ancelotti e ka kërkuar ish futbollistin e Interit dhe Manchester Cityt, por që Rossonerët kanë kthyer përgjigje negative, pasi e konsiderojnë të rëndësishëm përfaqësuesin italian. “Ai nuk do të lëviz për momentin. Por, në futboll nuk i dihet kurrë. Mario nuk është në shitje tash për tash, në të ardhmen nuk e di”, deklaroi menaxheri i lojtarit, Mino Raiola, shkruan Express. “Milani e ka një projekt të rëndësishëm me Marion dhe ai është i lumtur në Milan. Pra, të jemi të qartë se sot për sot nuk do të lëviz, por nesër nuk e di... Është mjaft e vështirë për ekipet nga Serie A që t’i mbajnë lojtarët më të mirë në këtë moment, pasi ata i paguajnë vetëm sa 1/3 që paguajnë ekipet angleze dhe spanjolle”, përfundoi Raiola.
Posted on: Sun, 07 Jul 2013 19:57:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015