Ministri i Brendshëm i qeverisë së re, Saimir Tahiri ka qenë - TopicsExpress



          

Ministri i Brendshëm i qeverisë së re, Saimir Tahiri ka qenë sot në Romë për një takim me homologun e tij italian, Angelino Alfano. Ndërkohë, dje Tahiri ka marrë pjesë në ditën e parë të mbledhjes informale të qeverisë së re në Vlorë, në të cilën ka munguar sot. I kontaktuar në linjë telefonike nga “Shqiptarja”, Tahiri nga Roma e cilësoi “një takim të shkëlqyer dhe mjaft frymëzues atë me ministrin e Brendshëm të Italisë, Angelino Alfano”. Ai shpjegoi më tej se takimi u bë për të forcuar urat e bashkëpunimit në luftën ndaj krimit si një sfidë e përbashkët e të dy vendeve, pasi "një Shqipëri më e sigurt do të thotë edhe një Itali më e sigurt". Në të njëjtën kohë, ai mori dhe mbështetjen e Alfanos për integrimin e Shqipërisë. “Alfano u angazhua personalisht për të mbështetur Shqipërinë në të gjitha strukturat e BE-së, takimet dypalëshe me homologët e tij të BE, si dhe mbështetje të plotë për Shqipërinë në takimin e ardhshëm të Partive Popullore Europiane”. “Ministri Alfano shprehu mbështetjen e plotë për qeverinë e re, për marrjen e statusit të vendit kandidat në vjeshtë dhe rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian”. Alfano u angazhua personalisht për të mbështetur Shqipërinë në të gjitha strukturat e BE-së, takimet dypalëshe me homologët e tij të BE, si dhe mbështetje të plotë për Shqipërinë në takimin e ardhshëm të Partive Popullore Europiane", shpjegoi detaje nga takimi Tahiri. “I shpreha ministrit Alfano shqetësimin tonë për situatën e sigurisë publike në vend, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike duke i shprehur bindjen se një Shqipëri më të sigurt, ka efekt të menjëhershëm në sigurinë rajonale dhe sigurinë e vetë Italisë", shtoi Tahiri. "E sigurova gjithashtu për vullnetin e Kryeministrit Rama, Qeverisë dhe veçanërisht të Ministrisë së Brendshme për të rikonceptuar luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve si sfida të përbashkëta e për t’i adresuar ato me prioritet maksimal. E konsideruam sfidë të përbashkët intensifikimin e luftës kundër trafiqeve me synim daljen sa më shpejt të Shqipërisë nga klasifikimi "vend në vazhgim" në renditjen e Departamentit Amerikan te Shtetit", u shpreh Tahiri, i pyetur nga "Shqiptarja" nëse kjo vizitë bëhej, pasi qeveria e re ndien nevojën e një mbështetjeje më të madhe italiane për të luftuar krimin dhe vënë rendin dhe sigurinë në vend. Sipas Tahirit, "ministri Alfano shprehu edhe gatishmërinë për të mbështetur Policinë e Shtetit me ekspertizë profesionale, logjistike dhe infrastrukturë, duke fuqizuar urat e bashkëpunimit dhe misionet italiane, që asistojnë Policinë Shqiptare sot".
Posted on: Fri, 23 Aug 2013 07:12:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015