Ministria e Mbrojtjes: Të drejta studimi për Itali dhe - TopicsExpress



          

Ministria e Mbrojtjes: Të drejta studimi për Itali dhe Turqi! I. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Italiane ka ofruar 2 të drejta studimi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, për vitin akademik 2013-2014, si më poshtë vijon: Akademia Ushtarake, Modena, dega këmbësori 1 vend Akademia e Forcave, Modena, dega karabinieri 1 vend II. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Turke ka ofruar të drejta studimi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, për vitin akademik 2013-2014, si më poshtë vijon. Akademia e Forcave Tokësore 4 vende Akademia e Forcave Detare 2 vende Akademia e Forcave Ajrore 2 vende Shkolla e Mesme Kuleli FT 2 vende Shkolla e Mesme Kuleli FD 1 vend Shkolla e Mesme Kuleli FA 4 vende III. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Greke ka ofruar të drejta studimi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, për vitin akademik 2013-2014, si më poshtë vijon. Akademia e Forcave Tokësore (Athinë) 2 vende Kandidatët që do të aplikojnë për të drejtat e studimit të mësipërme të paraqiten në Qendrën e Personel Rekrutimit, me adresë Rruga “E Dibrës” Tiranë, ku do të njihen me rregulloren, kriteret, procedurat e testimit, etj. Regjistrimi për kandidatët studentë ushtarakë, bëhet sipas tarifës prej 3 000 (tremijë) lekë dhe për kandidatët nxënës ushtarakë në Turqi, bëhet sipas tarifës 2 000 (dymijë) lekë. Regjistrimi përfundon në datën 05.07.2013, ora 14.00 në Qendrën e Personel Rekrutimit. Për datat e zhvillimit të testimeve kandidatët do të njoftohen në ditën e regjistrimit në Qendrën e Personel Rekrutimit. Kriteret për regjistrimin e kandidatëve: 1. Të ketë shtetësi shqiptare. 2. Të ketë kryer shkollë të mesme brenda ose jashtë vendit, të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë, (arsimimin 9 vjeçar për kandidatët që mund të dërgohen për arsimim ushtarak parauniversitar). 3. Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë. 4. Të jetë në moshë: 4.1 Jo më shumë se 22 vjeç, në ditën e fillimit të vitit akademik, për kandidatët që aplikojnë për studime në Akademitë Ushtarake në Itali dhe Greqi. 4.2 T’i përkasë grupmoshës 13-16 vjeç kandidati që aplikon për arsimim ushtarak para universitar, në Turqi. 4.3 T’i përkasë grupmoshës 16-20 vjeç kandidati që aplikon për arsimim në akademitë ushtarake, në Turqi. 5. Të mos jetë i martuar. 6. Të jetë i aftë nga ana shëndetësore. 7. Të ketë një trup me fizik të rregullt, të shëndetshëm në të gjitha pikëpamjet, pa asnjë mangësi apo shenja që deformojnë pamjen. 8. Të mos jetë bartës i virusit HIV dhe Hepatit B; të mos ketë kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive. 9. Kriteret e veçanta të pranimit që lidhen me gjatësinë trupore, peshën dhe moshën e kandidatëve, do të jenë sipas anekseve A, B, C, të cilat do gjeni në Qendrën e Personel Rekrutimit. 10. Kandidatët që do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme mbi 8. 11. Për kandidatët që aplikojnë për studime në arsimim ushtarak parauniversitar jashtë vendit, të kenë notën mesatare të të gjitha viteve të ciklit 9 vjeçar mbi 8. 12. Përveç kritereve që përmenden në pikat 10 dhe 11, kandidatët që aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare mbi 8 veças për lëndët matematikë, fizikë dhe kimi. 13. Kandidatët nuk mund të regjistrohen për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit në rast se zotërojnë diplomë për nivelin arsimor për të cilin aplikojnë. 14. Nuk kanë të drejtë të regjistrohen në konkurrim ata kandidatë që e kanë fituar më parë statusin e studentit ushtarak. 15. Kandidati që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e përmendura më sipër, s’kualifikohet. Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente: 1. Kërkesë me shkrim e nënshkruar nga kandidati, në të cilën të jenë renditur 3 (tre) degët që dëshiron të ndjekë kandidati. 2. Fotokopje e noterizuar e dokumentit zyrtar që vërteton përfundimin e arsimimit dhe notën mesatare sipas kërkesave të pikave 2, 10 dhe 11 (kriteret për regjistrimin e kandidatëve) ose fotokopje e noterizuar e vërtetimit të notave të viteve të përfunduara të shkollës së mesme, si dhe vërtetimin i notave të semestrit të parë të vitit të fundit akademik 2012-2013. 3. Certifikatë për TOEFL (nëse e ka). 4. Fotokopje e kartës së identitetit (certifikate personale me fotografi për kandidatët që mund të dërgohen për arsimim ushtarak parauniversitar). 5. Certifikatë familjare, 1 copë. 6. Fotografi për dokument, 2 copë (4x6 dhe 9x12). 7. Dëshmi penaliteti. 8. Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor. 9. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi. 10. Raport mjekësor nga Spitali Ushtarak i Forcës Tokësore, ku shprehet nëse kandidati është i aftë për të ndjekur studimet ushtarake jashtë vendit. 11. Analiza e SIDA- s. 12. Vërtetimet mjekësore se kandidati nuk është bartës i virusit HIV dhe Hepatit B dhe që nuk ka kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive. 13. Fotokopje e pasaportës e vlefshme për jashtë shtetit. Kandidatët që aplikojnë për studime të larta ushtarake në Itali, testin për njohjen e gjuhës Italiane do ta kryejnë pranë Ambasadës përkatëse. Kandidatët e përzgjedhur për student ushtarak të cilët do të dërgohen me studime jashtë shtetit, si kontingjent i Ministrisë së Mbrojtjes, para dërgimit me studime jashtë vendit dhe nënshkrimit të kontratës me Ministrinë e Mbrojtjes, të ngrijë në një bankë të nivelit të dytë, për llogari të Ministrisë së Mbrojtjes, kuotën monetare 5 000 Dollarë ($). Në kontratë parashikohet që studenti në përfundim të studimeve do të shërbejë në Forcat e Armatosura për të paktën 6 vjet. Në rast të mos zbatimit të saj, studenti është i detyruar të dëmshpërblejë të gjitha shpenzimet e studimeve. Për çdo informacion në lidhje me kriteret e pranimit, vizitoni faqen e internetit mod.gov.al në rubrikën e Arsimit Ushtarak, rubrikën e njoftimeve ose informohuni pranë Qendrës së Personel Rekrutimit. Adresa: Qendra e Personel Rekrutimit, rruga “E Dibrës”, Tiranë, Tel:++355423485878.
Posted on: Fri, 19 Jul 2013 10:33:36 +0000

Trending Topics



t Pole Hasil
Based on Chinese FengShui money bag coming to your life This is
The Beatles Norwegian Wood (This Bird Has Flown) I once had
Cambro 21155CBP-180 Polycarbonate Cambox Bus Box, Light Gray
-Series 525 BMW -Electric windows -Sunroof -Aftermarket head

Recently Viewed Topics




© 2015