Ministrja e Mbrojtjes Kodheli dekoron Kolonel Erkan - TopicsExpress



          

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli dekoron Kolonel Erkan Erol Tiranë 1 nëntor 2013, impakt.al- Në Ministrinë e Mbrojtjes është zhvilluar sot një ceremoni e veçantë me rastin e dekorimit të Oficerit Koordinator pranë Kryesisë së Këshillit të Koordinimit dhe Bashkëpunimit Ushtarak të Republikës së Turqisë në Tiranë. Në këtë ceremoni ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zv.ambasadorja e Turqisë në Tiranë, znj. Bengu Tetik, gjeneralë dhe drejtorë drejtorish të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, atasheu ushtarak turk në vendin tonë kolonel Nizametin Dogar, si dhe përfqësues të tjerë të Zyrës së Kryesisë së Këshillit të Koordinimit dhe Bashkëpunimit Ushtarak të Republikës së Turqisë në Tiranë etj. Ministrja Kodheli duke marë fjalën në këtë ceremoni theksoi se, është kënaqësi e veçantë të jeshë pjesë e një ceremonie të tillë, të cilën e zhvillojmë në vlerësim të punës së kolonel Erkan Erol, gjatë gjithë periudhës së shërbimit të tij si Oficer Koordinator pranë Kryesisë së Këshillit të Koordinimit dhe Bashkëpunimit Ushtarak të Republikës së Turqisë në Tiranë. “Që në ditët e para të fillimit të punës time si Ministre, por jo vetëm, kam konstatuar me kënaqësi nivelin e shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve midis dy vendeve tona, ashtu si edhe dëshirën dhe vullnetin e të dyja palëve për t’i shpënë ato më tej, në funksion të interesit të ndërsjellë, por edhe si dy vende anëtare të NATO-s”, - është shprehur ministrja Kodheli. Në fund të fjalës së saj, ministrja Kodheli i uroi kolonel Erkan Erol suksese të mëtejshme në detyrën e tij të re në Komandën e Forcave Tokësore në Ankara. Më pas, ministrja Kodheli i dorëzoi kolonel Erkan Erol medaljen për “Shërbime të Shquara” me motivacionin: “Për kontributin e dhënë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë”. Kolonel Erkan Erol falënderoi ministren e Mbrojtjes Kodheli për vlerësimin që i bëri punës së tij gjatë kohës që ka shërbyer pranë Kryesisë së Këshillit të Koordinimit dhe Bashkëpunimit Ushtarak të Republikës së Turqisë në Tiranë. “Ndihem i privilegjuar dhe shumë i nderuar që dekorohem me një medalje nga FA Shqiptare. Ndihem i nderuar që pata fatin të bashkëpunoj me kolegët e mi në Shtabin e Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes që nga fillimi i detyrës time e deri më sot. Ky bashkëpunim ka qenë i frytshëm dhe korrekt. Gjatë gjithë qendrimit tim në Shqipëri jam përpjekur të komunikoj me korrektësi me kolegët dhe eprorët e mi, të ndihem një mes tyre dhe të bashkëpunojmë për të njëjtin qellim, për realizimin me sukses të të gjitha aktiviteteve që na ngarkohen si në arsimim, mirëmbajtje, kompletim etj” , është shprehur kolonel Erol. impakt.al impakt.al/aktualitet/ministrja-e-mbrojtjes-kodheli-dekoron-kolonel-erkan-erol
Posted on: Fri, 01 Nov 2013 12:56:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015