Miriam Cani përveçse këngëtare e talentuar, është vajzë e - TopicsExpress



          

Miriam Cani përveçse këngëtare e talentuar, është vajzë e edukuar, dhe një femër që duket sikur të qenit me klas, e ka të lindur. E qetë, e buzëqeshur... Kështu i ofrohet Miriami, publikut që e vlerëson dhe e do. Duhet të jenë këto arsyet, që këngëtari po aq i dashur Alban Skënderaj, e zgjodhi atë si gruan e jetës. Në këtë intervistë do të mund të zbuloni jo vetëm detajet e propozimit, por edhe emocionet që kanë shoqëruar këtë moment. Miriami na rrëfen planet e dasmës dhe zbulon sekretin e dashurisë së tyre... Po ashtu këngëtarja tregon edhe për punën dhe angazhimet që kërkon karriera e saj e dyzuar midis Gjermanisë dhe Shqipërisë. Kur u nisët për pushime e kishe menduar që Albani mund të të propozonte për martesë? Jo,aspak (qesh). Na e trego pak me detaje momentin e propozimit... Fjalët e Albanit... Ndodhi gjatë zhytjes… Ne ishim bashkë me instruktorët dhe një djalë që filmonte. Kështu e bëjnë shumë njerëz gjatë zhytjes për ta patur si kujtim. Pas rreth 15 minutash Albani nxori një bllok ku ishte shkruar “Do you wanna marry me? Të dua”. Edhe përgjigja ime në letër ishte natyrisht “PO” (qesh). Si është unaza? Siç e shihni edhe në foto. Do të lidh tashmë kujtime të paharruara me këtë unazë... Të tregoi sa e ka blerë? Po, por kjo pjesë ka pak vlerë. Të papagueshme do të mbeten momentet që më dhuruan emocione të mëdha. Keni filluar ta planifikoni dasmën? Datën e keni vendosur? Nuk kemi vendosur datë. Por së shpejti... Për ne këto gjëra janë simbolike. Ne kemi mbi 6 vite që jetojmë bashkë dhe ndajmë gjithçka bashkë. Fejesa dhe martesa nuk do shtojnë asgjë më shumë, thjesht janë kurorëzimi i lidhjes sonë. Si e keni menduar? Do të jetë tradicionale shqiptare apo... Do të jetë diçka shumë personale, përshtatur natyrës tonë. Sa më private dhe e thjeshtë. Nuk më pëlqejnë celebrimet e tepërta dhe materiale. Rëndësi ka të jenë prezentë njerëzit që ne duam dhe të ketë një atmosferë sa më të bukur. Do të ketë ceremoni fetare apo në bashki? Këtë ende nuk e kemi menduar. Kë do ftoni për të kënduar? Nuk e di. Mbase mund të këndojmë edhe vetë, duke i dedikuar njeri-tjetrit nga një këngë (qesh). A do ketë muaj mjalti apo ky ishte muaji i mjaltit? Natyrisht që do të ketë muaj mjalti. Prindërit respektivë si e pritën lajmin e dasmës? U gëzuan tej mase, ashtu siç lumturohen të gjithë prindërit për fëmijët e tyre. Sa e lidhur je me mamanë e Albanit? Jam shumë e lidhur me të. Është një njeri i jashtëzakonshëm dhe e dhënë pas fëmijëve të saj në mënyrë të papërshkrueshme. Na dhuron vetëm qetësi dhe dashuri. Një mama që rrallë herë kam parë dhe ndihem e lumtur që e kam pjesë të familjes dhe jetës time. Cili është sekreti i jetëgjatësisë së dashurisë suaj? Nuk ka ndonjë formulë për këtë. Më e rëndësishmja është që e duam njëri-tjetrin më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Ja shprehim mirënjohjen njeri-tjetrin në çdo ditë të jetës tonë. Kemi vizione të njëjta për jetën dhe të ardhmen dhe kemi gjetur ekuilibrin midis jetës private dhe punës. Plotësojmë njëri-tjetrin dhe kështu gjithçka forcohet gjithmonë e më shumë. Cila është periudha më e gjatë që keni kaluar larg njëri-tjetrit? Periudha më gjatë kohore që na është dashur të rrimë larg ka qenë tre javë. Sa i takon punës, kur keni menduar të riktheheni? Punës i jemi rikthyer menjëherë sapo erdhëm nga pushimet. Këto ishin në fakt pushimet tona të para, pas gjashtë vitesh lidhje sepse kemi qenë shumë të angazhuar me punë. Por duke e shtyrë gjithmonë, kuptuam pas shumë vitesh që punët nuk mbarojnë kurrë (qesh). Duhet të dish edhe të marrësh iniciativë për kënaqësinë dhe qetësinë fizike, që të mbledhësh energjinë e duhur për gjithçka që vjen më pas. Është shumë e rëndësishme të gjesh balancën midis profesionit dhe jetës private. Kjo sepse qetësinë dhe energjinë që mbledh në jetën private, e reflekton në gjithçka që bën dhe në gjithçka je. Miriam, nuk je këngëtare e clubeve dhe lokaleve të natës... Pse kjo zgjedhje? Unë kam 23 vite që jam rritur dhe jetoj në Gjermani. Këtu ka filluar gjithçka për mua dhe vazhdon të mbetet një pjesë e rëndësishme në karrierën time artistike. Në Shqipëri jam angazhuar vetëm në projekte të veçuara, për të patur mundësinë që të jem fleksibël dhe të jem aktive në të dyja vendet. Kështu kam fatin të vendos vetë pjesë e cilit program të jem, qoftë në ofertat që më mundësohen në Gjermani, po ashtu edhe në tregun Shqiptar. Ku do t’ju shohim me fillimin e sezonit të ri televiziv? Kjo le të mbetet surprize (qesh). Keni menduar të bëni diçka të dy me Albanin në televizion? Po. Në të ardhmen, pse jo. Kemi shumë ide interesante, por edhe këto mbeten surprizë (qesh). Intervista e Plote e Miriamit ^^
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 14:03:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015