Mirmengjes ne kete date 7 korrik 2013. 7 Korriku është dita e - TopicsExpress



          

Mirmengjes ne kete date 7 korrik 2013. 7 Korriku është dita e 188-të e kalendarit gregorian (dita e 189-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 177 ditë. NGJARJE NEPER VITE ! Ngjarje 1307 – Vdiq mbreti i Anglisë, Eduardi I, në një udhëtim drejt veriut për të marrë pjesë në një kryengritje në Skoci. Froni mbretëror u pasua nga Eduardi II. 1807 – Franca dhe Rusia nënshkruan Traktatin e Tilsitit, nëpërmjet të cilit u bënë aleatë dhe ndan Evropën mes tyre. 1854 – Vdiq fizikani George Simon Ohm. Njësia matëse e rezistencës elektrike e mban emrin e tij. 1898 – SHBA-ja e aneksoi Havain. 1937 - Forcat ushtarake japoneze sulmojnë Kinën. Fillimi i luftës Sino-Japoneze. 1946 – Murgesha e lindur në Itali, Frances Xavier Cabrini, u kanonizua si e shenjta e parë amerikane. 1954 – Elvis Presley bëri debutimin e tij të parë në radio, kur radiostacioni i Memphisit WHBQ, emetoi incizimin e tij të parë, “That’s all Right”. 1997 – Shkencëtarët Aleksander Gundel dhe Jurgen Zullei, që punonin në studimin e gjumit, zbuluan se njerëzit nuk bëjnë gjumë të rehatshëm në kozmos. 2005 – Sulmet terroriste në tri stacione nëntokësore dhe një autobus dykatësh shkaktuan vdekjen e 52 personave dhe katër kamikazëve, në sulmin më të madh në Londër që nga Lufta e Dytë Botërore. 2009 - Jordania njeh Republikën e Kosovës. Lindje 1860 - Gustav Mahler, kompozitor dhe dirigjent austriak 1887 - Marc Chagall, piktor franko-ruso 1893 - Miroslav Krleža, letrar i madh kroat 1901 - Vittorio De Sica, regjisor italian 1915 - Yul Brynner, aktor amerikan 1922 - Pierre Cardin, kreator mode nga Franca 1930 - Biljana Plavšić, politikane serbe nga Bosnja dhe Hercegovina 1940 - Ringo Starr, muzikant anglez 1943 - Toto Cutugno, këngëtar italian 1981 - Omar Naber, këngëtar slloven
Posted on: Sun, 07 Jul 2013 06:01:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015