Mirëmëngjes dimër. :) Mundimshëm po ndriçojnë rrezet e - TopicsExpress



          

Mirëmëngjes dimër. :) Mundimshëm po ndriçojnë rrezet e fundit të diellit, edhe pse është shumë ftohtë. Sapo hap dritaren një vel avulli i mbush xhamat, e më në fund e kupton... dimri qëndron vërtetë pas dere. Kësaj here nuk është shaka. Të mos ishte për temperaturat e ulëta dhe për ditët pa diell fare nuk do të kisha asnjë gjë kundër dimrit. Por, po të mos ishin këto temperatura nuk do të kishte borë, nuk do të shijonim çajin pranë një oxhaku me zjarr bubulak (e di kam goxha imagjinatë :p ) e për më tepër pjata me trahana në mëngjes, kurrë nuk do kishte të njëjtën shije. :p Mungesën e diellit e ndjej gjithmonë, megjithëse e adhuroj atë justifikimin... diellin e kemi në shpirt dhe kështu krejt papritur ndihesh kaq mirë edhe në mes të borës. Dhjetori ka detyrën e vështirë të jetë muaji i bilanceve, muaji i fundit i vitit. Aty ku vendosen në peshore ditët e bukura dhe ditët më pak të bukura. Në këtë muaj marrin vendimet e fundit, për ti dhënë edhe një tjetër kthesë vitit që tashmë po shkon. Sot është data 1, na ngelen edhe plot 30 ditë të tjera për ti mbushur me mrekulli. Të mos dorëzohemi, ngadalë-ngadalë të rendim në mbledhje të kujtimeve, ashtu sikundër rendim të mrekulluar pas flokëve të dëborës. Në ajër ndihet... do të jenë ditë të bukura e të lumtura. :) Kryqëzoni gishtat, qoftë një dhjetor i bardhë, jo vetëm nga bora. :)
Posted on: Sun, 01 Dec 2013 09:27:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015