Mjaft: Raporti i plotë për pasurinë e deputeteve! Monitorimi - TopicsExpress



          

Mjaft: Raporti i plotë për pasurinë e deputeteve! Monitorimi Publik i Kuvendit të Shqipërisë për Garantimin e Përgjegjësisë Institucionale dhe Ligjore Periudha e monitorimit: Raporti Unë Votoj përfshin periudhën Shtator 2009 - Maj 2013 Qëllimi i raportit Qëllimi i raportit është ngushtimi i hendekut midis deputetëve dhe votuesve të tyre, promovimi i parimit të llogaridhënies nga ana e deputetëve në shërbim të përmirësimit të imazhit të Parlamentit Shqiptar dhe rritja e pjesëmarrjes publike në proceset politikbërëse e vendimmarrëse. Monitorimi i Parlamentit (unevotoj.org) ka nisur si iniciativë e Lëvizjes Mjaft! në vitin 2005 me qëllimin që të sjellë qytetarët më afër performancës së parlamentarëve dhe proceseve parlamentare. Duke qenë se një funksionim më i mirë i parlamentit sjell një qeverisje më demokratike, Mjaft e ka ngritur punën e saj sipas një metodologjie gjithëpërfshirëse dhe subjekt përmirësimi të vazhdueshëm në bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare dhe nevojës së diktuar nga proceset e brendshme. Raporti Unë Votoj për periudhën shtator 2009 - maj 2013 shënon publikimin e tretë të Skuadrës së Monitorimit të Kuvendit të Shqipërisë, për legjislaturën parlamentare që sapo përfundoi (legjislatura e XVIII). Ky publikim është i veçantë në raportet periodike të publikuara nga Skuadra Unëvotoj për faktin se, në të përfshihen katër vite veprimtari parlamentare të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Ashtu si në publikimet paraardhëse, raporti përqendrohet në një sërë kategorish dhe indikatorësh, të cilët e kanë burimin nga monitorimi sistematik i seancave plenare dhe mbledhjeve të komisioneve parlamentare, për analizimin dhe vlerësimin e performancës së deputetëve të zgjedhur nga qytetarët në vitin 2009. I. Metodologjia e ndjekur Shtyllat kryesore të analizës konsistojnë në: Monitorimin e respektimit të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë; Analizimin e të dhënave të grumbulluara nga veprimtaria e Kuvendit të Shqipërisë; Monitorimin e financave të deputetëve; Ballafaqimin e premtimeve parazgjedhore me nismat e ndërmarra nga Parlamenti; Analizën e buxhetit të Kuvendit të Shqipërisë. Për realizimin e këtij Raporti, Lëvizja Mjaft bazohet në informacionin e mbledhur nga monitorimi periodik dhe sistematik i veprimtarisë parlamentare të ndarë në seanca plenare dhe mbledhje të komisioneve të përhershme parlamentare. Monitorimi i performancës së Kuvendit të Shqipërisë bazohet në një numër indikatorësh cilësor dhe sasior sic janë: numri i nismave ligjore të shqyrtuara dhe të miratuara, përputhja e nismave ligjore të miratuara me programet elektorale të partive parlamentare, numri i seancave dëgjimore me grupet e interesit në fazën e diskutimeve parlamentare për nisma që impaktojnë këto grupe, prezenca e deputetëve në punimet parlamentare dhe përfshirja e tyre në diskutime, respektimi i procedurës parlamentare, ndryshimi i pasurisë së deputetëve, shpenzimet e institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, transparenca e institucionit ndaj publikut. Mënyra e zbatimit të metodologjisë: 1. Gjatë periudhës së monitorimit 2009-2013, Lëvizja Mjaft, përmes skuadrës Unëvotoj, ka realizuar monitorimin e 600 mbledhjeve të 8 komisioneve të përhershme parlamentare dhe 126 seancave plenare. 2. Sa i përket numrit të nismave ligjore të shqyrtuara dhe votuara në Kuvendin e Shqipërisë, për periudhën shtator 2009-maj 2013 janë miratuar 634 nisma ligjore të monitoruara nga skuadra Unëvotoj. 3. Gjatë periudhës së monitorimit të veprimtarisë parlamentare të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, janë regjistruar nga skuadra UnëVotoj 50 seanca dëgjimore me grupet e interesit të organizuara nga komisionet parlamentare. 4. 75.2 % ka qenë prezenca e deputetëve në mbledhjet e seancave plenare, ndërsa në mbledhjet e komisioneve parlamentare prezenca mesatare ka qenë në masën 60%. Të dhënat për këtë indikator janë nxjerrë nga tabela e prezencës e mbajtur nga skuadra Unëvotoj për çdo mbledhje të komisioneve parlamentare, ndërsa për seancat plenare skuadra është bazuar në fotot e kryera gjatë procesit të votimit të projektligjeve. 5. 214 shkelje të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë janë konstatuar gjatë periudhës së monitorimit. 6. Analiza e pasurisë së deputetëve është realizuar me mbështetjen e një eksperti kontabël. Gjatë procesit të punës janë analizuar 420 deklarata të pasurisë dhe aseteve për 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për periudhat e deklarimit 2009-2010-2011. Në analizë janë shqyrtuar: të ardhurat familjare; të ardhurat personale; llogari bankare dhe interesa; detyrime nga banka apo palë të treta; totali i pasurisë së luajtshme/paluajtshme. 7. Për analizën e buxhetit të Kuvendit të Shqipërisë jemi bazuar në dokumentacionin e publikuar në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë si dhe në Buxhetin e Shtetit për vitet 2005-2012 të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Financave. Për analizën e buxhetit është kontraktuar një ekspertë finaciar. 8. Për analizën e premtimeve elektorale jemi bazuar në platformat elektorale të Partive kryesore në Kuvendin e Shqipërisë, Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Për çdo parti të trajtuar në analizë janë nxjerrë objektivat kryesore të platformës elektorale si dhe prioritetet kryesore të cdo objektivi parazgjedhor. Më pas është bërë ballafaqimi i nismave ligjore të miratuara në Parlament me prioritetet për çdo fushë të platformës, për të parë nivelin e realizimit të premtimit. Për analizimin e platformave elektorale të trajtuara në analizë janë aplikuar formate të ndryshme të analizës, për koalicionin qeverisës PD-LSI dhe format tjetër për Partinë Socialiste. Kjo për shkak se koalicioni qeverisës ka një detyrim të drejtpërdrejt në përmbushjen e premtimeve elektorale si koalicioni fitues i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009. Sa i përket Partisë Socialiste analiza ka konsistuar në ballafaqimin e nismave ligjore të votuara në parlament si dhe nismave për propozimin e projektligjeve të reja apo amendimeve ligjore për ligje ekzistuese. Ky projekt është mbështetur në përmirësimin e metodologjisë së monitorimit dhe përvojës së akumuluar prej vitesh, tashmë nga stafi i Lëvizjes Mjaft nisur dhe nga fakti që ky përbën një inciativë të aplikuar në disa vite rrjesht. Të gjitha të dhënat e përfituara nga monitorimi 4 vjecar i Kuvendit të Shqipërisë administrohen dhe përditësohen në mënyrë periodike në faqen zyrtare të internetit unëvotoj.org, e cila shërben si një bazë të dhënash publike mbi veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë e aksesueshme lehtësishtë nga publiku. Në brendësi të këtij raporti gjenden të dhëna mbi: rastet e shkeljes të Rregullores së Kuvendit; praninë dhe votimin e secilit deputet për të gjithë nismat ligjore të miratuara; transparenca e Kuvendit të Shqipërisë; ligjet e miratuara dhe qëllimet e tyre; deputetët “antikonformist”, të cilët kanë votuar ndryshe nga pjesa tjetër e grupit parlamentar ku bëjnë pjesë; analiza e deklarimit të pasurisë për deputetët e rinj dhe të dhënat mbi shtimin apo pakësimin e pasurisë së deputetëve të mandatuar për të disatën herë. analizën krahasuese të premtimeve elektorale të partive politike gjatë fushatës zgjedhore me nismat ligjore të propozuara, diskutuara dhe miratuara në Kuvendin e Shqipërisë. Disa nga gjetjet kryesore: I. Respektimit të procedurave parlamentare Sa i përket kategorisë së respektimit të procedurave parlamentare për Legjislaturën e XVIII vihet re një përkeqësim i lehtë në raport me respektimin e Rregullores së Kuvendit, si kuadri ligjor rregullator brenda së cilit duhet të funksionoj ky institucion, kjo e krahasuar me legjislaturën e XVII. Megjithatë, edhe gjatë kësaj periudhe raportimi sërish janë evidentuar një seri rastesh të cilat konfliktojnë me disa nene të Rregullores. Gjatë dy sesioneve parlamentare për periudhën shtator 2009 - maj 2013, rezultojnë të jenë kryer 214 shkelje të Rregullores së Kuvendit, përkatesisht neni 57, 34 dhe 62 si dhe 132 raste të ndryshimit të procesverbaleve të komisoneve parlamentare, shkelje e cila nuk referohet në asnjë nen të Rregullores së Kuvendit për shkak të natyrës specifike që ka. Nëse i referohemi raportit për legjislaturën e XVII që përkon me periudhën 2005-2009 konstatojmë 160 shkelje të Rregullores së Kuvendit të cilat lidhen përkatësisht me nenet 57 mbi votimin e seancave plenare, neni 34 mbi vlefshmërinë e mbledhjeve në komisionet parlamentare, neni 62 etika parlamentare, pra vihet re një tendencë negative në legjislaturën e fundit parlamentare. II. Etika parlamentare dhe moderimi i seancave plenare Gjatë legjislaturës së XVIII janë konstatuar 18 raste të shkeljes së Rregullores sa i takon respektimit të etikës parlamentare, ç’ka përcaktohet në nenin 62 të saj. Janë konstatuar disa raste kur fjalori i përdorur nga deputetët konsiderohet i papërshtatshëm për një institucion publik. Ajo ç’ka bie në sy edhe në rastin e shkeljes së këtij përcaktimi të Rregullores është mungesa e dhënies së masave disiplinore për të gjitha rastet e evidentuara. Skuadra UnëVotoj, konstaton se performanca e moderatores se diskutimeve parlamentare dhe Kuvendit të Shqipërisë në tërësi tejkalon parashikimet ligjore të kompetencave të postit të përcaktuara në nenin 7 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Këtu, i referohemi moderimit jo korrekt në reagimet dhe qëndrimet e mbajtura kryesisht ndaj deputetëve opozitar, ndërprerja e diskutimeve dhe e së drejtës së fjalës si dhe njëanshmërisë në marrjen e masave për deputetët shkelës të etikës parlamentare. Nga të dhënat e grumbulluara gjatë kësaj periudhe monitorimi por edhe për këtë legjislaturë 2009-2013 rezultojnë këto të raste: Në seancën e datës 23.12.2009, deputetët Dashamir Tahiri i PDIU-së dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së, u përfshinë në replika të forta dhe fyerje midis tyre. Gjatë këtyre replikave, deputeti Dashamir Tahiri ka tentuar konfrontimin fizik me deputetin Dule. Në seancën e datës 08.04.2010 Kryetarja e Kuvendit i ka ndërprerë fjalën deputetit Saimir Tahiri dy minuta përpara kohës së parashikuar në nenin 45 të rregullores së Kuvendit, një përcaktim procedural që saktëson se “Përpara fillimit të rendit të ditës çdo deputet mund të diskutojë për çështje të ndryshme që ai i konsideron se duhen bërë publike në seancë plenare. Në këtë rast deputeti nuk mund të flasë më shumë se 5 minuta...”. Në seancën e datës 15.04.2010, deputeti Lefter Maliqi ka përdorur gjuhë jo etike kundrejt përfaqësuesve të opozitës. Mbledhja e Byrosë nuk mori asnjë masë disiplinore ndaj deputetit Maliqi, me gjithë kompetencën që i jep pika 5 e nenit 11 të Rregullores së Kuvendit. Në seancën e datës 24.05.2010, deputeti Gent Strazimiri deklaroi se “dokumenti i marrëveshjes së Strasburgut nuk duhet të jetë si mesazhet që i çoheshin familjareve nga tendat e grevës”. Shprehje kjo që provokoi konflikt mes tij dhe deputetit opozitar Tom Doshi i cili u drejtua drejt foltores duke fyer rëndë z. Strazimiri. Konflikti më pas degjeneroi në fyerje personale mes dy deputetëve. Kryetarja e kuvendit u detyrua te ndërpresë seancën për rreth 30 minuta. Në seancën e datës 10.06.2010, deputeti Flamur Noka përdori një gjuhë jo etike përkundrejt grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Për këtë rast nuk është marrë asnjë masë disiplinore për deputetin Flamur Noka. Në seancen e datës 24.06.2010, gjatë të cilës deputeti Edi Paloka shprehet me gjuhe jo etike. Me të njëjtën gjuhë përgjigjet dhe deputeti Namik Dokle. Në seancen e datës 08.07.2010, deputeti Alfred Dalipi, për të demonstruar ndryshimet midis rritjes së pensioneve dhe rritjes së rrogës së Kryeministrit, vuri mbi tavolinën e ministrave produkte ushqimore, veprim që shkaktoi rrëmujë në sallën e Kuvendit. Në seancen e datës 15.07.2010, deputeti Dritan Prifti, në mbrojtje të deklaratës së pasurisë së tij, aludon mbi atë të kryetarit të opozitës Rama duke u shprehur :” Unë po ju them që 3 mijë euro bën vetëm substanca që ai thith me hundë çdo ditë” si dhe “...ai njeri nuk thotë nëse është burrë ose grua!”, duke cenuar jetën private të këtij të fundit. Në seancën e datës 10.02.2011, janë pezulluar deputetët Paulin Sterkaj, Armando Prenga dhe Saimir Tahiri, për shkak të incidentit ku deputeti socialist Prenga goditi deputetin e mazhorancës Edi Paloka. Për deputetët e tjerë, masa e marrë erdhi për shkak të fjalëve fyese shkëmbyer me kolegët e mazhorancës. Në seancën e datës 03.03.2011, Byroja e Kuvendit vendosi masën e pezullimit me 21 ditë ndaj deputetit Taulant Balla për shkak të replikave midis deputetit dhe Kryetares znj. Jozefina Topalli, debate të cilat cuan në ndërprerjen e seancës plenare. Në seancën e datës 12.04.2011 ndryshimi i procedurave për votimin e anëtarëve të KLD solli reagimin e opozitës, e cila e kundërshtoi procedurën e propozuar nga pozita duke bllokuar foltoren e Kuvendit për minuta të tëra. Dispropocional ishte reagimi i Kryeministrit Berisha, i cili e kaloi pragun e një terminologjie korrekte parlamentare. Këto veprime bien ndesh dhe cënojnë respektimin e nenit 62 të Rregullores se Kuvendit që thotë: “Anëtarët e Kuvendit nuk duhet të ndërpresin fjalën e drejtuesit të seancës plenare ose të diskutuesve të tjerë, të përdorin gjuhë ofenduese dhe joparlamentare në Kuvend, të ndërmarrin sulme personale apo veprime ndaj ndonjë deputeti, të përhapin informacione që cenojnë jetën private të cilitdo, të sillen në mënyrë të padenjë ose të shkaktojnë rrëmujë në mjediset e Kuvendit”. Ky nen lidhet në mënyrë integrale me dy nenet e tjera, nenin 63 dhe 64 ku përcaktohet roli i drejtuesit të seancës plenare dhe të drejtat që i jep Rregullorja e Kuvendit për të vepruar në rastet kur cënohet etika parlamentare. Si për rastin e opozitës e cila bllokoi foltoren e Kuvendit duke shkaktuar konfuzion në sallë ashtu dhe për reagimin e kryeministrit Berisha, nuk u morë asnjë masë konkrete. Në seancën e datës 13.09.2012, Kryetarja e Kuvendit znj. Topalli ndërhyn vazhdimisht gjatë fjalës së deputetit Saimir Tahiri, duke replikuar me të, mbi diskutimet për “Aktin normativ nr.3.datë 1.08.2012 “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish- pronë e subjekteve të shpronsuara”. Në seancën e datës 11.10.2012, deputeti Pandeli Majko, gjatë fjalës së tij solli në vëmëndje të deputetëve grevën e urisë të ish të përnjdekurve. Kryetarja znj. Topalli ndërhyn disa herë me replika ndaj tij, duke e ndërperë fjalën e deputetit Pandeli Majko pa arsye objektive. Në seancën e datës 13.10.2012 ka patur debate të ashpra mes Kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit të Partisë Socialiste Sajmir Tahiri. Për këtë incident që cënon etikën parlamentate nuk u shënua asnjë tërheqje vëmendje, vërejte apo masë tjetër nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë për Kryeministrin, pavarësisht se në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë përcaktohet, në nenet 64 dhe 65 detyra e drejtuesit të seancës plenare për të ndërhyrë në raste te tilla si dhe masat që mund të merren në varësi të nivelit të cënimit të rregullave dhe normave të etikës parlamentare. Në seancën e datës 18.11.2012, drejtuesi i seancës Nasip Naço, shkel rregulloren pasi i lejon deputetit Majko vetëm 1 minutë e gjysmë replikë duke i ndërperë më tej fjalën. Në seancën e datës 08.11.2012, u zhvillua një incident ndërmjet deputetit Gazmend Oketa dhe Kryetares së Kuvendit znj. Jozefina Topalli, për shkak se deputeti Oketa kërkoi mbajtjen e një minute heshtje për të respektuar kujtimin e ish-të përndjekurit politik. Por gjatë fjalës së tij deputeti Oketa u ndërpre dy herë nga znj. Topalli dhe u sulmua verbalisht prej saj, duke përmendur familjarë të deputetit. Pas këtij incidenti deputeti Oketa u detyrua të braktisë seancën plenare në shenjë mosaprovimi. Në seancën e datës 13.12.2012, gjatë diskutimeve jashtë rendit të ditës, Kryetarja e Kuvendit znj. JozefinaTopalli, ka ndërhyrë në mënyrë sistematike gjatë kohës së diskutimit të deputetëve Valentina Leskaj dhe Ditmir Bushati, ku replikoi lidhur me votimin e tre ligjeve të nevojshme për marrjen e statusit. III. Vlefshmëria e mbledhjeve në komisionet parlamentare Gjatë katër viteve të veprimtarisë parlamentare janë monitoruar 508 mbledhje të komisioneve parlamentare. Nga monitorimi i tyre, rezulton të jenë miratuar në kundërshtim me nenin 34, pika 1 dhe 2 mbi vlefshmërinë e mbledhjeve të komisioneve parlamentare, 52 nisma ligjore nga 634 të tilla të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, rreth 8.2 % e tyre, nisma këto për të cilat duhet të ishin marrë masa për shpalljen e pavlefshmërisë, si dhe duhet të ndërmerreshin masa disiplinore ndaj deputetëve që kanë konsumuar këtë shkelje ligjore. Mbledhjet e komisioneve parlamentare, të cilat janë zhvilluar në kundërshtim me nenin në fjalë, duke mos plotësuar kuorumin e nevojshëm për miratimin e projektligjeve, janë si më poshtë vijon: 44 mbledhje të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese Tregëtisë dhe Mjedisit, 7 mbledhje të Komisionit për Ekonominë dhe Financën 5 mbledhje të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njëriut 2 mbledhje të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik 1 mbledhje e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë 1 mbledhje e Komisionit për Sigurinë Kombetare 1 mbledhje e Komisionit për Politkën e Jashtme . Gjithsesi, duhet theksuar fakti që ka patur një përmirësim të lehtë të situatës krahasuar me legjislaturën e XVII (2005-2009) ku janë evidentuar 100 nisma ligjore me shkelje, përkundrejt 52 nismave ligjore të konstatuara për periudhën shtator 2009 - maj 2013 të shkeljes se nenit 34 në lidhje me respektimin e kuorumit të nevojshëm për vlefshmërinë e marrjes së vendimeve në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Kështu vihet re një ulje e numrit të shkeljeve për shtatë (7) nga tetë (8) komisione të përhershme që ka Kuvendi i Shqipërisë, kështu psh: Komisioni për Cështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njëriut rezulton që në legjislaturën e XVII të ketë kryer 8 mbledhje në shkelje të rregullores së Kuvendit sa i takon respektimit të kuorimit, ndërsa për periudhën e monitorimit shtator 2009 – maj 2013 rezulton të ketë kryer 5 shkelje në këtë drejtim; Situatë e ngjashme është konstatuar edhe në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, i cili në legjislaturën e XVII ka realizuar 7 mbledhje në shkelje të Rregullores së Kuvendit, ndërkohë që gjatë monitorimit për legjislaturën e XVIII, 2009-2013 rezulton të ketë kryer vetëm 1 shkelje në këtë drejtim; Ngjashëm figuron edhe performanca e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ku vërehet një ulje e shkeljeve të kësaj pike të Rregullores, krahasuar me legjislaturën e XVII ku janë regjistruar 10 raste, ndërkohë që për periudhën 2009-2013 është konstatuar vetëm 1 rast. I vetmi komision parlamentar që vazhdon të ketë performancë të ulët në të dy legjislaturat, përkatësisht legjislatura e XVII me 41 shkelje dhe legjislatura e XVIII (2009-2013) me 44 shkelje lidhur me respektimin e kuorumit dhe për rrjedhojë vlefshmërinë e mbledhjeve, është Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Pozitive paraqitet situata në Komisionin për Integrimin Europian me kryetar z. Ditmir Bushati. Ky komision mund të merret si model pozitiv sa i përket respektimit të Rregullores së Kuvendit si dhe punës mjaft të mirë që ka kryer, me diskutime cilësore dhe konsultime të vazhdueshme me grupet e interesit. Gjithashtu, ky komision ka arritur të realizoj seanca dëgjimore me grupet e interesit në masën 30% të mbledhjeve dhe cështjeve të trajtuara. IV. Votimi i deputetëve në seancë plenare Për këtë periudhë monitorimi ka patur gjithashtu një përmirësim të lehtë të situatës lidhur me respektimin e nenit 57 mbi votimin në seancat parlamentare, pikës 1 dhe 2, përcaktohet se: “Votimi është vetjak dhe e drejta e votës nuk delegohet”. Për periudhën shtator 2009 - maj 2013 janë konstatuar 12 raste të votimit për kolegun në krah, ndërsa për legjislaturën e XVII (2005-2009) numri i rasteve për këtë shkelje ka qenë 25. Këto veprime bien ndesh me nenin e sipërpërmendur dhe sipas Rregullores së Kuvendit duhen marrë masa disiplinore ndaj këtyre deputetëve, masa të cilat nuk janë aplikuar. V. Prezenca e deputetëve në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe mbledhjet seancave plenare. Në këtë pjesë të raportit paraqiten të dhëna mbi deputetët më të pranishëm në komisionet parlamentare dhe në mbledhjet e seancave plenare. Rezultatet e mëposhtëme janë nxjerrë në bazë të kohës që deputetët marrin në mbledhjet e komisioneve parlamentare për të diskutuar për çështje të ndryshme. Gjithashtu, në këtë pjesë përfshihen dhe anëtarët e qeverisë që kanë qenë më të pranishëm gjatë zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve. Në bazë të analizës sasiore të kryer nga skuadra UnëVotoj rezulton se, 75.2 % ka qenë prezenca e deputetëve në mbledhjet e seancave plenare, ndërsa në mbledhjet e komisioneve parlamentare prezenca mesatare ka qenë në masën 60%. E krahasuar me legjislaturën e XVII (2005-2009) ku prezenca ka qene 91 % ne seancat plenare dhe 89 % ne komisionet parlamentare, vihet re se ka një përkeqësim të prezencës se deputetëve, kjo për shkak të bojkotit të Partisë Socialiste . Kjo është paraqitja grafike e prezencës në përqindje për secilin komision per periudhen shtator 2009 – maj 2013. VI. Aktivizimi i deputeteve ne mbledhjet e Komisioneve Parlamentare dhe Seancave Plenare. Në bazë të regjistrimit të fjalëve të deputetëve në seancat plenare përgjatë tetë sesioneve të Legjislaturës së XVIII, skuadra e monitoruesve ka përpiluar 20 deputetët më shumë aktiv dhe më pak të tillë. Ky rezultat vjen prej përpunimit të fjalëve të mbajtura prej secilit deputet në diskutimet për çështje të rendit të ditës (si projektligje, akte normative, dekrete etj.), interpelanca dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Në tabelat e mëposhtme janë paraqitur listat emërore sipas aktivizimit: Më aktivë Më pak aktivë Erjon Braçe Astrit Bushati Ridvan Bode Lefter Maliqi Gramoz Ruçi Lajla Pernaska Sali Berisha Hazir Gashi Taulant Balla Fatos Hoxha Mimi Kodheli Mehmet Xheka Eduard Shalsi Lefter Koka Arben Ahmetaj Kastriot Islami Edmond Spaho Amando Prenga Selami Xhepa Rudina Seseri Florion Mima Paulin Sterkaj Eduard Halimi Sadri Abazi Osman Metalla Anduel Xhindi Astrit Patozi Dashamir Tahiri Fatmir Xhafaj Skender Hasa Enkelejd Alibeaj Dashamir Peza Besnik Baraj Rrahim Cota VII. Prezenca fiktive e deputetëve në mbledhjet e komisioneve parlamentare Një dukuri e evidentuar gjatë periudhës së monitorimit shtator 2009 - maj 2013 i referohet disa rasteve ku në procesverbalet e mbledhjeve të komisioneve parlamentare, të publikuara në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë, nuk paraqitet prezenca e saktë e anëtarëve të komisioneve të përherëshme parlamentare. Janë konstatuar 132 raste të ndryshimit të prezencës së deputetëve në mbledhjet e komisioneve. Nga shkelja e këtij neni derivojnë dy shqetësime: a) kosto financiare fiktive për parlamentin, pasi paguhen deputet të cilët nuk kanë qenë të pranishëm, pra nuk kanë kryer funksionin e tyre: b) zhvillimi i mbledhjeve të pavlefshme, në kushtet e mungesës së kuorumit. Për këto shkelje të konstatuara nga skuadra e monitorimit, në të gjitha rastet, ekzistojnë evidenca me fotografi. Kostot financiare për 582 emrat e shtuar në lista krijojnë një dëm financiar prej: 1,455,000 lekë. VIII. Seanca dëgjimore me grupet e interesit dhe shoqërinë civile. Vënia në jetë e praktikave konsultative të parlamentarëve me publikun specifikohet në mënyrë të posaçme në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, ekzaktësisht në nenin 36 të saj. Ndërkohë që shumica e mbledhjeve parlamentare bëhen me praninë e ekzekutivit, seancat dëgjimore me grupet e interest përbëjnë 10 % të totalit të mbledhjeve të realizuara në 4 vite. Sa i përket procesit të konsultimit me shoqërinë civile dhe grupet e interesit shihet me prioritet zbatimi i nenit 36 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë monitorimit të punimeve parlamentare për këtë periudhë është vënë re një përmirësim i ndjeshëm në praktikën e seancave dëgjimore me përfaqësues nga grupet e interesit, duke shënuar një numër total prej 23 takimesh konsultative mes deputetëve dhe grupeve të interesit para miratimit të nismave ligjore të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë social dhe ekonomik te këto grupe. Komisionet të cilat kanë respektuar me rigorozitet këtë nen të Rregullores gjenden si më poshtë vijon: Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, 11 seanca të realizuara; Komisioni për Cështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njëriut, 13 seanca të realizuara; Komisioni për Integrimin Europian, 6 seanca të realizuara; Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë, 10 seanca të realizuara; Komisioni për Sigurinë Kombëtare, 9 seanca të realizuara; Komisioni për Ekonominë dhe Financat, 1 seancë e realizuar; Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, 4 seanca të realizuara. IX. Deputetët Antikonformist Një aspekt tjetër i rëndësishëm i këtij raporti është dhe seksioni për Deputetët antikonformist. Nga ky monitorim rezulton se nga tre grupet parlamentare të cilat janë aktive në Kuvendin e Shqipërisë, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka patur më së shumti numrin e deputetëve “antikonofromist”, konkretisht 33 raste të konstatuara. Ndërkohë që grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vetëm 8 raste të konstatuara. Megjithatë, nuk mungojnë as deputetët “antikonformistë” në rradhët e partive të vogla parlamentare si Partia Republikane me 3 raste dhe Partia për Drejtësi dhe Unitet me 2 raste. Ajo e cila vihet re nga një analizë e detajuar e monitorimit për periudhën katër vjeçare, është fakti se deputetët e quajtur “antikonformistë” janë të njëjtët ndër vite, dhe se këta deputetë të cilët votojnë kundër frymës së përgjithshme të grupit parlamentar ku bëjnë pjesë, kryesisht nuk janë prononcuar në lidhje me këtë veprim dhe qëndrim të mbajtur. Më poshtë, do të paraqesim të gjitha rastet e ndodhura përgjatë të gjithë Legjislaturës së XVIII, për periudhen shtator 2009 – maj 2013: Grupi Parlamentar “Partia Demokratike” Në seancën plenare të datës 15 tetor 2009 deputeti Sokol Olldashi, ka abstenuar gjatë votimit të projektligjit “Për Autoritetin Rrugor Shqiptar”, kur pjesa tjetër e grupit parlamentar ka votuar pro këtij projektligji. Në seancën plenare të datës 25 mars 2010 deputeti Bedri Hoxha, ka votuar kundër projektligjit “Për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin, dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës Greko- Italiane, të viteve 1940- 1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”, ndërsa grupi i tij parlamentar ka votuar pro. Në seancën plenare të datës 25 mars 2010 deputeti Lefter Maliqi, ka abstenuar në votimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin, dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës Greko- Italiane, të viteve 1940- 1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”, ndërsa grupi i tij parlamentar ka votuar pro. Në seancën plenare të datës 8 prill 2010 deputeti Mark Marku, ka abstenuar gjatë votimit të projektligjit “Për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara”, ndërkohë që grupi i tij parlamentar e ka miratuar këtë projektligj. Në seancën plenare të datës 3 nëntor 2011 deputeti Gazmend Oketa, ka votuar pro projektligjin “Për kthimin për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të ligjit nr. 10.463, datë. 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ndërsa grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka votuar kundër. Në seancën plenare të datës 24 maj 2012 deputeti Kosta Barka, gjatë votimit të projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 9861, datë 24.01.2008, “Për mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror”, ka abstenuar, ndërkohë që grupi Parlamentar i PD, ka votuar pro kësaj nisme. Në seancën plenare të datës 1 prill 2013 deputeti Mark Marku, ka votuar kundër dekretit nr. 8066, datë. 22.03.2013” Për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”, si edhe kundër dekretit nr.8067, datë. 22.03.2013 “ Për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”, ndërsa grupi i PD ka votuar pro. Në seancën plenare të datës 1 prill 2013 deputeti Enkelejd Alibeaj ka abstenuar gjatë votimit për dekretin nr. 8066, datë. 22.03.2013” Për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”, si dhe për dekretin nr.8067, datë. 22.03.2013 “ Për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”, ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka votuar pro nismave. Partia Republikane Në seancën plenare të datës 23 dhjetor 2009 deputeti Fatmir Mediu ka abstenuar projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar”, ndërkohë mazhoranca e ka votuar pro këtë projektligj. Në seancën plenare të datës 23 dhjetor 2009 deputeti Fatmir Mediu ka votuar kundër projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995, “Për kalimin në pronësi pa shpërblim, të tokës bujqësore”, ndërsa mazhoranca ka votuar pro kësaj nisme ligjore. Në seancën plenare të datës 8 prill 2010 deputeti Fatmir Mediu ka abstenuar në votimin për projektligjin “Për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara”, ndërsa mazhoranca e ka votuar pro këtë projektligj. Partia për Drejtësi dhe Unitet Në seancën plenare të datës 25 mars 2010 deputeti Shpëtim Idrizi ka votuar kundër projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane, të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë", ndërsa mazhoranca ka votuar pro këtë projektligj. Në seancën plenare të datës 25 mars 2010 deputeti Dashamir Tahiri ka votuar kundër projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane, të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta,brenda territorit të Republikës së Shqipërisë", ndërsa mazhoranca ka votuar pro këtë projektligj. Grupi Parlamentar “Partia Socialiste” Në seancën plenare të datës 24 maj 2010 deputeti Dashamir Peza, ka abstenuar gjatë votimit të projektligjit “Për dhënien e lejës së hyrjes dhe të qëndrimit të përkohshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë të një force ushtarake turke”, ndërsa grupi parlamentar i tij e ka përkrahur këtë projektligj. Në seancën plenare të datës 3 qershor 2010 deputeti Astrit Beci, ka abstenuar në votimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8976, datë 12.12.2002, “Për akcizat”, të ndryshuar”, ndërsa grupi i tij parlamentar ka votuar kundër. Në seancën plenare të datës 20 tetor 2011 deputeti Saimir Tahiri, ka votuar kundër projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë i përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e projektit “Furnizimi me ujë i Bilishtit, kontratë me çelësa në dorë”, ndërsa grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar pro. Në seancën plenare të datës 27 tetor 2011 deputeti Blendi Klosi, ka votuar kundër projektligjit “ Për ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e e ndërsjelltë të shtetasve, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë”. Në seancën plenare të datës 27 tetor 2011, deputetët Damian Gjinkuri, Tom Doshi dhe Arben Isaraj kanë votuar kundër projektligjit “ Për një ndryshim në ligjin Nr. 9901, datë 14.04.2008 “ Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”. Në seancën plenare ne datës 10 nëntor 2011 deputeti Andis Harasani ka abstenuar për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.233, datë 11.02.2010 “ Për autoritetin e Aviacionit Civil”, ndërsa grupi i Partisë Socialiste ka votuar pro këtij projektligji. Në seancën plenare te datës 17 nëntor 2011 deputeti Erjon Braçe, ka abstenuar gjate votimit në seancë plenare për projektligjin “ Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore”.Deputeti Braçe, ka abstenuar gjithashtu edhe gjatë votimit të projektligjit “ Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9662, datë 18.02.2006 “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë”. Projektligje këto, për të cilat grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar pro. Në seancën plenare te datës 17 nëntor 2011 deputeti Dashamir Peza, së bashku me deputetin Erjon Braçe, kanë abstenuar votimin e projektligjit “ Për një ndryshim në Ligjin nr. 9317, dt. 18.11.2004 “Kodi hekurudhor në RSH”, ndërsa pjesa tjetër e grupit parlamentar të Parisë Socialiste ka votuar pro. Në seancën plenare te datës 17 nëntor 2011 deputeti Gramoz Ruçi, gjatë votimit në seancë plenare të projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr.9251, datë 08.07.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, ka votuar kundër.Për këtë projektligj ka patur edhe abstenime nga deputetët Erion Braçe, Ermonela Felaj, Ilir Gjoni, Skënder Hasa, Arben Isaraj, Ervin Koçi, Valentina Leskaj, Piro Lutaj, Dashamir Peza dhe Armando Subashi. Ndërkohë që pjesa tjetër e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka votuar pro projektligjit. Në seancën plenare të datës 26 janar 2012 deputeti Damian Gjinkuri dhe Pandeli Majko kanë votuar kundër projektligjit “Për një ndryshim në Ligjin nr. 10.418, datë 21.04.2011, “ Për Legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, ndërkohë që grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka abstenuar. Në seancën plenare të datës 12 prill 2012 deputetët Tom Doshi, Arben Isaraj, Arben Malaj dhe Arben Ahmetaj, kanë votuar kundër projektligjit “ Për afatet dhe proçedurat e mbylljes së proçesit të kontrollit financiar të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjërë”, ndërkohë që grupi parlamentar ka abstenuar. Në seancën plenare të datës 3 maj 2012 deputeti Pandeli Majko, ka abstenuar gjatë votimit në seancë plenare të projektligjit “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative”, ndërsa grupi parlamentar ka votuar pro. Në seancën plenarë të datës 10 maj 2012 deputetja Eglantina Gjermeni, ka abstenuar gjatë votimit të projektligjit “ Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 9232, datë 13.05.2004 “ Për Programet Sociale për Strehimin e banorëve të zonave urbane”, ndërkohë që grupi parlamentar në të cilin ajo bën pjesë, ka votuar pro. Në seancën plenare të datës 17 maj 2012 deputeti Tom Doshi, gjatë votimeve në seancat plenare, ka votuar kundër në të njëjtën ditë tre projektiligje, për të cilat grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka abstenuar. Ai ka votuar kundër projektligjit “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore, të ndryshuar”, projektligjit “Për përfundimin e proçesit të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish ndërmarjeve bujqësore”, dhe projektligjit “Për disa shtea dhe ndryshime në ligjin nr. 9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, të ndryshuar”. Në seancën plenare të datës 17 maj 2012 deputeti Arben Isaraj ka votuar kundër projektligjit “ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, të ndryshuar”, ndërkohë që grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka abstenuar. Në seancën plenare të datës 28 qershor 2012 deputeti Andis Harasani, ka abstenuar gjatë votimit të projektligjit “ Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e Kombeve të Bashkuara për vendosjen e rregulloreve teknike globale për automjetet me rrota, pajisjet dhe pjesët që mund të instalohen ose të përdoren tek automjetet me rrota”, ndërkohë që e gjithë pjesa tjetër e grupit parlamentar të Partisë Socialiste votoi pro. Në seancën plenare të datës 28 qershor 2012 deputetët Blendi Klosi dhe Xhemal Qefalia, abstenuan gjatë votimit të projektligjit “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të të dhënave gjeohapësinore në Republikën e Shqipërisë”, ndërkohë që grupi parlamentar i Partisë Socialiste votoi pro. Në seancën plenare të datës 12 korrik 2012 deputeti Arben Isaraj, ka votuar kundër projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2 në marrëveshjen e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për financimin e projektit të ndërtimit Levan – Vlorë”. Projektligj për të cilin grupi parlamentar i Partisë Socialiste abstenoi. Në seancën e datës 27 shtator 2012, deputeti Piro Lutaj ka votuar kundër projektligjit “Për përgatitjen, reagimin dhe bashkëpunimin ndaj incidenteve të ndotjes nga lëndët e rrezikshme dhe të dëmshme (OPRC-HNS),2000”, ndërkohë që grupi parlamentar i PS ka votuar pro. Gjithashtu deputeti Lutaj ka marrë fjalën për të shprehur votën e tij kundër. Duke cituar deputetin Lutaj ai është shprehur se: - “Zonja Kryetare, meqenëse ju në këtë seancë jeni nga njerëzit që as shikoni e as dëgjoni, kam frikë se nuk do ta dëgjoni arsyen pse kam votuar kundër, ndaj e kam mbyllur në zarf. Brenda zarfit ju kam futur një praktikë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare për mbikëqyrjen parlamentare në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilën ju e keni bllokuar.” Në seancën e datës 24 tetor 2012, deputeti Ilir Gjoni ka votuar kundër projektligjit “ Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.3 të kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI), për financimin e projektit të rrugës Levan – Vlore”, ndërsa grupi parlamentar i PS ka votuar pro. Në seancën e datës 13 dhjetor 2012, deputeti Et’hem Ruka ka abstenuar gjatë votimit për projektligjin “Për Agjencinë Inteligjente të Mbrojtjes”, ndërkohë që grupi i Partisë Socialiste ka votuar kundër. Në seancën e datës 31 janar 2013, deputetët Pandeli Majko dhe Arben Isaraj kanë abstenuar gjatë votimit të tre projektligjeve të mëposhtme: projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për trasferimin e personave të dënuar”, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ekstradimin”, si dhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Repbulikëa së Kosovës, për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet penale”. Ndërkohë që Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar pro. Sërisht, në seancën e datës 31 janar 2013, deputeti Ilir Gjoni ka abstenuar gjatë votimin e dy projektligjeve, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për trasferimin e personave të dënuar”, dhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ekstradimin”. Grupi i Partisë Socialiste votoi pro këtyre nismave. Në seancën e datës 14 shkurt 2013, deputeët Pandeli Majko dhe Arben Isaraj abstenuan në votimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”. Në këtë votim grupi i tyre parlamentar votoi pro. Në seancën e datës 14 shkurt 2013, deputeti Pandeli Majko votoi duke abstenuar projektligjin “Për prodhimin, emërtimin dhe tregtimin e vajit të ullirit dhe vajit të bërsive të ullirit”, ndërsa Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste votoi pro . Në seancën plenare të datës 1 prill 2013 deputeti Erjon Braçe, ka votuar kundër dekretit nr.8065, datë 22.03.2013 “Për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë”, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit parlamentar e Partisë Socialiste abstenoi Në seancën plenare të datës 1 prill 2013 deputetët Bashkim Fino dhe Erjon Braçe, votuan kundër dekretit nr. 8066, datë 22.03.2013 “Për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, në një kohë që pjesa tjetër e grupit parlamentar e Partisë Socialiste abstenoi. X. Transparenca e Kuvendit të Shqipërisë Së fundi, problematike paraqitet çështja e respektimit të së drejtës së informimit dhe transparencës së institucionit të Kuvendit. Kuvendi i Shqipërisë i është përgjigjur kërkesave zyrtare në 6 raste nga 50 kërkesa të dërguara këtij institucioni. Rastet në të cilat Kuvendi ka kthyer përgjigje kanë qenë me objekt “vënien në dispozicion të vendimeve për ndryshmet e Rregullores së Kuvendit”, ndërsa për 44 kërkesat e tjera që lidhen me informacione financiare të Kuvendit të Shqipërisë nuk është kthyer asnjë përgjigje. Për 16 nga 50 kërkesat e dërguara Kuvendit të Shqipërisë, Lëvizja Mjaft pas ezaurimit të hapave që parashikon Ligji nr. 8503 “Për të drejtën e Informimit për Dokumentet zyrtare”, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të kërkuar zbatimin e ligjit për informacionin e kërkuar. (FAKTI) Siç është raportuar edhe për periudhën e mëparshme, Lëvizja Mjaft! i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me 16 kërkesa zyrtare për sigurimin e informacionit në lidhje me: -buxhetin e Kuvendit për vitet 2009-2010 të ndarë në zërat specifik; -rikonstruksionin e sallës së Seancave Plenare; -rikonstruksionin e Kryesisë se Kuvendit; -buxhetin faktik për vitin 2009-2010-2011; -raportin e auditit të brendshëm për vitet 2009-2010-2011; -një kopje te CV-ve të administratës së Kuvendit të Shqipërisë; -si dhe te gjitha vendimet për ndryshimet e rregullores se kuvendit. Nga 16 kërkesa të dërguara kuvendit, janë marrë vetëm 6 përgjigje zyrtare dhe këto lidhen vetëm me vendimet për ndryshimet e rregullores se kuvendit. Sa i përket kërkesave që lidhen kryesisht me çështje të transparencës financiare, për 6 prej tyre Lëvizja Mjaft ka çelur padi administrative në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tirane. Lëvizja Mjaft iu drejtua gjykatës pasi ezauroi të gjitha hapat që parashikohen në ligjin nr. 8503 “Për të drejtën e informimit”. Në vazhdim të procesit gjyqësor, pas shtyrjes së tij për shkak të mungesës së avokatit të Kuvendit të Shqipërisë, në seancën e datës 21 qershor 2013 u paraqitën dokumente lidhur me 3 nga 6 pikat e kërkuara. Përfaqësuesit e Kuvendit prezantuan dokumente të cilat lidhen me: 1) buxhetin e Kuvendit, 2) buxhetin faktik dhe 3) raportin e auditit të brëndshëm. Pas këtij momenti gjyqtari i çështjes vendosi: Kuvendi i Shqipërisë nuk ka ezauruar ende dhënien e dokumentacionit përkundrejt kërkuesit Lëvizja Mjaft, duke u bazuar ne dokumentet faktike të vëna ne dispozicion nga ky institucion, duke vendour mbylljen e cështjes në favor të Levizjes Mjaft. Padia e dytë ligjore: Në datë 19 mars 2013 skuadra Unëvotoj i ka drejtuar Kuvendit 20 kërkesa për informacion lidhur më çështjet e mëposhtme: - raportin e auditit të brendshëm për vitin 2012 - buxhetin faktit për vitin 2012 - kopje te CV-ve te administratës se Kuvendit te Shqipërisë - procedurat e prokurimit e-parlament - procedurat e prokurimit të karburantit për Kuvendin - kopje e projektit të godinës së re të Parlamentit - kopje të procesverbaleve të mbledhjeve të komisioneve parlamentare - relacioni 3mujor i shpenzimeve për vitin 2012 - procedurat për prokurimin e sistemit audio dhe video për 4 komisione parlamentare - procedurat për prokurimin e sistemit të sigurisë - procedurat për tenderimin e spoteve me teme: “100 vjet pavarësi, 100 vjet parlamentarizëm”. - kopje të procesverbaleve për votimin në seanca plenare Pas dërgimit të kërkesave, dhe pas ezaurimit të ankimimit administrativ, skuadra “Unëvotoj” nuk mori asnjë përgjigje nga Kuvendi i Shqipërisë. Edhe për këto kërkesa të reja Lëvizja Mjaft i është drejtuar serish Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërkohë që pritet data 1 tetor 2013 për celjen e séancës së parë gjyqsore. XI. Analiza e deklarimit të pasurisë për deputetët Procesi i analizimit të pasurive të deputetëve është mjaft i rëndësishëm sa i përket përpjekjeve të institucioneve përgjegjëse, mediave dhe shoqërisë civile, për të ndikuar pozitivisht në uljen e korrupsionit, minimizimin e rasteve të konfliktit të interesit dhe fshehjen e pasurisë të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Qëllimi i këtij komponenti nuk është mbivendosja e punës së institucionit të Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, por është ndihma që shoqëria civile dhe Lëvizja Mjaft synojnë t’u japin institucioneve të pavarura në luftën kundër korrupsionit. Vlera e shtuar që Mjaft sjellë me këtë komponentë lidhet me informacionin që mjaft siguron nga denoncime të qytetarëve apo informacione të ndryshme të medias në lidhje me pasuri të fshehura të deputetëve si dhe burime të tjera financiare të pa deklaruara nga deputetët. Këto informacione ballafaqohen me asetet e deklaruara dhe nëse nuk rezultojnë të deklaruara u dërgohen ILDKP si indicie për nisjen e një verifikimi. Në këtë pjesë të raportit pasqyrohen të ardhurat dhe pasuritë për secilin deputet që ka shërbyer gjatë periudhës 2009-2011. Ky informacion mbështetet mbi deklaratën personale të secilit deputetet për vitet 2009-2010 dhe 2011, dorëzuar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP). Për periudhën në fjalë janë analizuar 420 deklarime të pasurisë së deputetëve, prej të cilave janë nxjerrë diferencat ndërmjet pasurisë së akumuluar dhe detyrimeve ndaj palëve të treta (banka ose hua nga individ). Kërkojmë të theksojmë se për deklarimet e pasurisë së deputetëve për vitin 2012 të depozituara pranë Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë në Mars 2013, ky institucion edhe pse kanë kaluar më shumë se 6 muaj ende nuk ka zbatuar detyrimin e tij ligjor përkundrejt kërkesës zyrtare të Lëvizjes Mjaft, për vënien në dispozicion të këtyre dokumenteve. XIII. Përmbushja e premtimeve elektorale Sa i përket këtij sesioni shumë të rendeishem konstatohet se për periudhën Shtator 2009- Maj 2013 një nga problemet e vërejtura në punën e Kuvendit të Shqipërisë lidhet me nivelin e ulët të qasjes së veprimtarisë parlamentare të partive me premtimet elektorale, për realizimin e të cilave këto parti u votuan nga qytetarët. Kështu, Partia Demokratike, për periudhën 2009-2013 që përkon me legjislaturën e XVIII, me anë të grupit të saj parlamentar ka arritur t’i përmbahet premtimeve dhe angazhimeve të saj elektorale në masën 18.2 %. E krahasuar me legjislaturen e XVII 2005-2009 ku përqindja ka qene 20 %, duhet theksuar se ka një rënie ne masen 1.8 %. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka ndërmarrë asnjë nismë ligjore për realizimin e një sërë premtimesh në sektorin e ekonomisë, ndërmarrjen e politikave dhe specifike për zhvillimin industrial, punësimin dhe përmirësimin e sektorit shëndetësor. Sa i takon aleates më të madhe të Partisë Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, ajo ka arritur të përmbush, përmes veprimtarisë parlamentare të deputetëve të saj, vetëm 15 % të premtimeve elektorale. Përqindja e Lëvizjes Socialsite për Integrim nuk mund të krahasohet me legjislaturën e XVII 2005-2009 për shkak se në atë periudhë kjo Parti ka qenë pjesë e koalicionit opozitar me Partinë Socialiste, për tu bashkuar me pas në vitin 2009 në koalicionin qeverisës me Partinë Demokratike. Partia Socialiste, për periudhën 2009-2013 që përkon me legjislaturën e XVIII, me anë të grupit të saj parlamentar ka arritur t’i përmbahet premtimeve dhe angazhimeve të saj elektorale në masën 10 %. E krahasuar me legjislaturën e XVII 2005-2009 ku përqindja ka qenë 25.4 %, duhet theksuar se ka një rënie ne masën 15.4 %. Duhet theksuar se opozita e ka të kufizuar hapsirën për të votuar nisma ligjore për shkak të numrit të pamjaftueshëm të votave në parlament. Por opozita ka hapsirën ligjore që i garanton rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë për të propozuar nisma të reja ligjore ose amendime për projektligje ekzistuese. REKOMANDIME Përsa i takon respektimit të Rregullores së Parlamentit 1. Bazuar në përcaktimet ligjore mbi “publicitetin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare dhe seancave plenare” rekomandojmë ndërmarrjen e hapave deburokratizuese në ndjekjen e punimeve parlamentare nga qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit, në dobi të transparencës së institucionit dhe rritjes së përgjegjshmërisë përmes monitorimit të vazhdueshëm të institucioneve publike. Për zgjidhjen e këtij problemi rekomandohet miratimi i një ligji specifik që të do garantojë në mënyrë ligjore përfaqësimin e grupeve të interesit në dëgjesa publike parlamentare sa herë që Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë cështje të cilat prekin në mënyrë të drejtëperdrejtë apo të terthortë këto grupe. 2. Do të sugjeronim rritjen e masave kontrolluese për pjesëmarrjen e deputetëve në punimet parlamentare dhe ndërmarrjen e masave disiplinore për personelin administrativ që përfshihet në rastet e ndryshimit të prezencës së deputetëve në punimet parlamentare. Përfshirja e qytetarëve në procesin e informimit dhe diskutimit për nisma ligjore. 3. Sa i përket kësaj pike mjaft të rëndësishme kërkohet nga Institucioni i Kuvendit të Shqipërisë qe te publikojne ne web-in e saj zyrtare parlament.al draft-projektligjet që në momentin fillestar të mbërritjes së projektligjeve nga Këshilli i Ministrave. Përsa i takon transparencës dhe aksesit në dokumentacion 1. Në këtë kuadër, referuar nenit 105 të Rregullores së Kuvendit, pika (c) dedikuar pasqyrimit të veprimtarisë nëpërmjet faqes së internetit parlament.al, si dhe neni 106 pika 2 ku cilësohet aksesi i qytetareve në dokumentet zyrtare, gjejmë me vend të kërkojmë nga ky institucion një përpjekje më të madhe në përmbushje të transparencës ligjore dhe financiare të Kuvendit. Përsa i takon respektimit të etikës parlamentare 1. Për këtë çështje kërkohet nje angazhim më i madh për respektimin e etikës parlamentare dhe një maturi më e lartë nga ana e klasës sonë politike për të zgjidhur debatet dhe kundërshtitë politike ndërmjet tyre në mënyrë të qytetëruar dhe pa tejkaluar normat dhe rregullat e etikës që ekzistojnë në një institucion si Parlamenti i cili duhet të ushqejë kulturën e debatit dhe të kompromisit në respektim të ligjit për interesat e vendit. Gjithashtu, nevojitet që strukturat përkatëse të Kuvendit të Shqipërisë të angazhohen në parandalimin e sjelljeve dhe veprimeve jo etike, nëpërmjet masave disiplinore për deputetët. Përsa i takon prezencës së deputetëve dhe cilësisë së diskutimeve në Kuvendin e Shqipërisë 1. Prezenca e deputetëve në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe seancave plenare duhet të jetë më e lartë si dhe diskutimet që kryhen për projektligjet apo cështjet që trajtohen në Kuvend të jenë më cilësore. Ky sugjerim vjen nga përvoja në monitorimin e veprimtarisë parlamentare ku në disa raste konstatohet se diskutimet parimore dhe teknike për cështje të caktuara kthehen në debate për cështje që nuk lidhen me objektin e diskutimit duke kaluar në akuza reciproke, c’ka pasqyron një mungesë të theksuar etike, profesionalizmi dhe serioziteti. Përsa i takon platformës elektorale dhe votimit të nismave ligjore në Kuvend 1. Grupet parlamentare duhet të mbajnë përgjegjësi për angazhimet elektorale të partive respektive, sepse mandatimi i tyre është rezultat i drejtëpërdrejtë i votëbesimit qytetar bazuar në programet elektorale. Kujdes duhet treguar nga kandidatët për deputet dhe partitë politike që në fazën e hartimit të platformave elektorale; gjatë fushatës së vitit 2009 këto programe u shfaqën ose shumë evazive, si në rastin e Partisë Socialiste ose shumë të fryra e jo reale, si ato të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialste për Integrim. Në të dyja rastet masa e realizimit të angazhimeve dhe objektivave parazgjedhore ka qënë minimale, c’ka vjen si rrjedhojë e premtimeve tejet ambicioze, praktikisht të pamundura për t’u përmbushur në një kohë të kufizuar, ose si rezultat i papërgjegjshmërisë së klasës politike pas zotërimit të madateve parlamentare. Përsa i takon moderimit të seancave plenare 1. Duke synuar rritjen e performancës parlamentare dhe përmirësimin e cilësisë së diskutimeve, gjejmë me vend të sugjerojmë respektimin rigoroz të nenit 7 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ku përcaktohen qartë kompetencat dhe përgjegjësitë e pozicionit të Kryetarit të Kuvendit, si drejtues, moderator dhe mbarëvajtës i punimeve parlamentare. Ky raport është një botim i Lëvizjes MJAFT! në kuadër të Projektit Monitorimi Publik i Kuvendit të Shqipërisë për Garantimin e Përgjegjësisë Institucionale dhe Ligjore i realizuar me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros)
Posted on: Tue, 01 Oct 2013 07:44:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015