Mjerim o mjerimm........ Gjakova, qenka edhe më keq se çe - TopicsExpress



          

Mjerim o mjerimm........ Gjakova, qenka edhe më keq se çe kam imagjinuar unë...sepse gjithnjë mbaheshin nën petkun se janë, Israeli i Kosovës, por çështë më e keqja, gjendja sa vjen e keqësohet, pra në thelb, zor se Mimoza mund tbëjë ndonjë rikthim të dinjitetit, pasi që ai është mbytur aq keq..sa nuk rikthjellet KURRË më. Përveq ksaj, tashi e kuptova se neve nuk e paskëm vetëm Mitrovicen të ndarë, por e paskëm edhe Gjakovën. Dallimi është se aty ndahet në Shqipëtarë dhe Serbë, ndërsa në Gjakovë, katunarë e qytetarë..që në asnjë vënd të botës nuk ndodhë përveq që tek ne.. Ok, kundërshtarët mund edhe tmë kritikojnë se pse po mendojë kshtu. Ore, si mund të mendojë ndryshe kur idhëtarët e Mimozes nëse të zënë duke admiru Pal Lekajn e AAK-së, të konsiderojnë tradhtarë, njashtu edhe anasjelltas, po e admirove Mimozen, akuzohesh si pro-sllavë, pro- rusë e kështu me rradhë... e patë mbrëmë debatin ? , si ju duk ? , ça i tha Pali Mimozes, po Mimoza Palit,, a e pa Mimoza sa e kfillt, slloganet vazhdojmë dhe Vetëm Mimoza për Gjakovën është aq e pështirë sa smund të imagjinohet... Të vësh bast nga AAK-ja se AKR-ja e Bexhet Pacollit degën në Gjakovë, e me Mimoza Kusarin Lilen në krye do të dështojë, më duket një punë jo e mençur dhe jo etike prej AAK-së. Kjo do të thotë të mendosh vetëm për pushtetin tënd dhe aspak për të gjithë ata qytetarë që nga ky dështim do të fundosen edhe më shumë se ç’janë fundosur deri më tani. Pra, ju fanatikat e Mimozës, mos pllatni shumë, se jo gjithçka e keqe në Gjakovë, vjen prej Pal Lekajt...jo jo, e keqja nis qysh moti, e kam përmend edhe do ta ripërmendi...se krejt dikush tjetër ka keq-qeverisë me mafiozë e me banda, pra AAK-ja është veq vazhdimësi e nje qeverisje idiote... Mos ma qelni gojën më shume se i dini më mire se une... Në fakt, na duket sikur po shohim një shfaqje teatrale që e kemi parë tashmë disa herë, ku aktorët vetëm se kanë ndërruar rolet. Një shfaqje që po bëhet, ama, gjithnjë e më e mërzitshme, më e shpëlarë dhe më e boshatisur nga spektatorët. Megjithate, duhet të kuptojmë se ishim në kohë zgjedhjesh, dhe natyrisht politika pushton me arrogancë jo vetëm gjithë hapësirën publike, por në një masë të madhe dhe atë private, duke e bërë të pamundur çdo lloj jete normale. Mjafton të hapësh derën e shtëpis, që të shohësh atë valëvitje absurde flamujsh partiakë që kanë pushtuar gjithçka! Në fakt, flamujt partiakë, një dukuri kjo unikale shqiptare, përfaqësojnë simbolikisht një prej deformimeve më të rënda që kanë ndodhur në demokracinë mbarëshqiptare: faktin që tek ne partitë, natyrisht para së gjithash ajo që është në pushtet, janë të plotfuqishme; të gjithë e dinë se një flamur partiak i partisë në pushtet të mbron, si ajo hajmalia, nga ligji, nga vetë shteti. Gjatë ditëve të fushatës, më rastisi që në Gjakovë, të shihja katër a pesë makina plot me flamuj e militantë, që për orë të tëra u vërtitën me shpejtësi të madhe rrugëve të qendrës së Gjakovës, duke i rënë fort burive e duke shkelur çdo rregull të qarkullimit rrugor, para syve të policëve që bënin sikur s’i shihnin! Në ç’vend tjetër mund të ndodhë kjo! Por tek ne prej kohe anormalja është kthyer në normalitet, ndaj dhe fatkeqësisht, gjëra të tilla s’i bëjnë më ndonjë përshtypje askujt. E gjithë kjo bëhet pjesë e çdo individi. Askush s’mund t’i shpëtojë. Siç nuk mund t’i shpëtojë dot frikës së turbullt që ndjen përbrenda gjithkush, për atë që mund të ndodhë gjatë zgjedhjeve. Për fat të keq, në shoqërinë tonë tejet të polarizuar, prej vitesh tashmë zgjedhjet janë kthyer në një ndeshje dramatike, që e ka bazën pikërisht te logjika, sipas së cilës, partia që fiton mandatin për të qeverisur për katër vjet, e identifikon veten me vetë shtetin, madje duke e zëvendësuar atë, që ta shndërrojë gjithnjë e më shumë në një instrument për të kontrolluar gjithçka, në emër të një grupi që sa vjen e ngushtohet. Kësisoj, mbarë shoqëria ndahet në ata që e ndjejnë veten përfitues të pushtetit, dhe pjesës tjetër, të humburve, që ndjehen të margjinalizuar, të përjashtuar, të shpërfillur. Që një shoqëri të shoh drejt të ardhmen e saj dhe ta përmirësojë atë, duhet të kryej lëvizje të guximshme për të përballuar sfidat dhe zgjidhur problemet. Dhe këtë e bëjnë njerëzit e guximshëm, të cilët për hir të së vërtetës dhe për fat të keq janë të pakët në Gjakovën tonë, aq sa zëri i tyre mungon dhe aty ku shfaqet, ai bëhet i papërfillshëm. Mimoza Kusari-Lila, është një imazh, por çfarë është Mimoza në thelbin e vet ? Mimoza Kusari, është një njeri që ka jetuar me përkushtim, që ka jetuar me sakrifikim të llojit të saj, dhe në këtë kuptim konsideroj se janë të tepërta emërtimet që i bëhen Mimozeës, ta zëmë, zonja e hekurt, lule-mimoze e kshtu me rradhë...në faktë, ndonëse për shkak të efuoris ndaj pushtetit të kaluar, ka bërë që Mimozen ta konsiderojnë Heroin e që në faktë është shume patetike, aq më tepër në 14 vjet pas luftës... Madje sot, ta ngresh në piedestal kënge a poezie, p.sh., Mimoza Kusarin, është diçka absurde, do të qeshnin njerëzia me ty! Kushtohen këngë për Ibrahim Rugovën, edhe pse e tepërt në disa raste, por deri diku e kuptueshme pasi që ishte edhe presidenti i pare, pra mbetet presidenti historik dhe meritori më i madhë i shtetndërtimit të Kosovës. Pra, siç edhe po thoja, ne e kemi zakon ti këndojmë kryesisht njerëzve që kanë kontribu në mënyren e vet për Kosovën, ama këngë për ata që nuk jetojnë më e jo këngë për të gjallët. Me këto ndodhit e fundit, nuk është larg mendsh edhe ti kushtohet këngë Mimozes...nëse është dikush i gatshëm..tekstin ua bëjë une, e të tjerat gjindeni ju vet. Është shumë ironike kur e kujtonë se pikërisht Mimoza Kusari me kabinetin e saj, premtojë mijëra vende pune, e ngopi qytetin me punë. Duke pasur parasysh se korporatat më të mëdha në vend punësojnë 300 apo 500 punonjës secila, për të hapur atë shifër të premtuar nga Mimoza, do të duhej të kishim së paku 10 korporata të mëdha. Dhe po t’i kishim këto korporata të mëdha, do t’ua kishim dëgjuar emrin. Pra, shkurt muhabeti, me dhi nto sepse u bënë premtime, që nuk mund të ëndërrohen as nga më ëndërrimtari. Ndërkohë, militantët e AKR-së, dega në Gjakovë..të përgjigjen në këto pyetje.. 1. A do të arrestohet Pal Lekaj, për keq-qeverisje ? 2. A do të arrestohen klani i AAK-së, për keq-menaxhim dhe tjetërsim të pronave publike? 3. A do të ndalet fajdia dhe haraqi ? 4. A do të ketë kaqik Mimoza Kusari, ti bëjë ballë presionit të mafis në Gjakovë ? 5. A do të ndërmerr masa drastike ndaj njerëzve që kanë ndërtu pallate pa leje ? 6. A do të ketë funksionim të plotë të ligjit ? 7. A do të merren gjykata dhe prokuroria me dallaveret e AAK-së ? Kur ti gjeni përgjigjet e këtyre pyetjeve, mandej mund të konsiderojmë që përnjëmend ndryshuam... Njashtu, siç na mbante me prralla Pal Lekaj, për mirëqeverisje, edhe ju Mimoza Kusari, hiq më mirë sepse mbaheshit në sukseset e tuaja në ministri e që në fakt nuk ka qenë edhe aq perfekte jo jo...këto prralla tjetër kujt. Por meqë populli është dërrmu dhe shume leht manipulohet, siq manipuluat edhe ju. Mimoza Kusari, në pyetjen e Pal Lekajt, se çfarë ke bërë për Gjakovën, shpesh i ikte, ose jepte përgjigje që janë segmente të ndara...tshohim tash se çdo tbëjë... Por qeverisja e kaluar, aq keq e ka katandisur këtë qytet, saqë fare leht ia mundësojë Kusarit të na mbajë me prralla. Pra, Mimoza Kusari, nuk ka hyrë ksaj garë për të bërë mrekulli ! Do të ketë me shumë aktivizim por në thelb në substancë po e njëjta gjendje ka me qenë ( dhasht zoti të jem gabim) Në faktë, do të ishte mrekulli nëse veq sipërfaqsisht do të mund ta rimëkëmb qytetin e Gjakovës, sepse çmimi i bukës është rritur shumë, bashkë me vajin etj... Është shumë e vërtetë. Por qeverisja e kaluar, aq keq e ka katandisur këtë qytet, saqë fare leht ia mundësojë Kusarit të na mbajë me prralla. Në Kosovë dhe në të gjithë botën, çmimet e ushqimeve janë rritur. Pyetja është nëse këto çmime do të ulen në rast se vjen Mimoza në pushtet! Përgjigjja është JO!
Posted on: Tue, 03 Dec 2013 13:42:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015