Mjeshtri pyeti dishepujt e tij: Përse ne bërtasim kur jemi të - TopicsExpress



          

Mjeshtri pyeti dishepujt e tij: Përse ne bërtasim kur jemi të nevrikosur ? Përse njerëzit i bërtasin njëri-tjetrit kur janë të mërzitur? . U dhanë disa përgjigje të parëndësishme. Mjeshtri vetë shpjegoi: Kur dy njerëz janë te nevrikosur me njëri-tjetrin, zemrat e tyre largohen shumë. Për ta mbuluar këtë distancë ata duhet të jenë në gjendje ta dëgjojnë njëri-tjetrin. Sa më të nevrikosur të jenë aq më fort kanë nevojë të dëgjojnë zërin e tjetrit përmes asaj largësie. Sërish Mjeshtri pyeti: Çfarë ndodh kur dy persona bien në dashuri ? Ata nuk i bërtasin njëri -tjetrit por flasin butësisht, përse vallë ? Sepse zemrat e tyre janë shumë pranë dhe distanca midis tyre është shumë e vogël... Dhe më pas Mjeshtri dhe konkluzionin: Kur njerëzit e dashurojnë edhe më shumë njëri-tjetrin, çfarë ndodh vallë ? Ata nuk flasin, thjesht pëshperisin dhe afrohen edhe më shumë në dashurinë e tyre. E së fundmi , të dashuruarit nuk kanë as nevojë të pëshpërisin, ata vetëm mund të shikojnë njëri-tjetrin në sy dhe të kuptohen. Kjo është afërsia që të dashuruarit mund të kenë kur e duan njëri-tjetrin . Po kur heshtin ? Atëherë dashurohen çmendurisht !!! _Shkëputur nga blogu i Paulo Coelho-s.
Posted on: Thu, 17 Oct 2013 16:44:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015