Moratti pranon bisedimet për shitjen e Interit Presidenti i - TopicsExpress



          

Moratti pranon bisedimet për shitjen e Interit Presidenti i Interit, Massimo Moratti flet në një intervistë të gjatë për të ardhmen e shoqërisë dhe zërat që e lidhin presidencën me indonezianin Erik Thohir. Sipas numrit 1 të shoqërisë zikaltër, problem nuk janë borxhet por rritja e të ardhurave dhe shfrytëzimi i merkatos së huaj.“Borxhi i Interit është po aq sa ai i skuadrave të mëdha dhe nuk më shqetëson aspak. Shumë mirë mund të vazhdoj i vetëm dhe e ritheksoj se borxhet nuk janë një problem sepse ngërçi i vërtetë është te të ardhurat. Këtu bëhet fjalë për një çështje komerciale, burime të nevojshme për zhvillimin e shoqërisë. Ajo që më shqetëson më shumë është e ardhmja e skuadrës dhe kjo lidhet ngushtë me zgjerimin e markës në nivel ndërkombëtar.Në vijim të intervistës, Moratti e adreson qartësisht shoqërinë drejt manjatit indonezian, duke lënë të kuptohet se shumë shpejt marrëveshja për shitjen e aksioneve do të zyrtarizohet.“Sot për sot jemi të pafuqishëm për të ndërtuar një sistem të tillë, pa stadiume dhe pa një format tërheqës në nivel planetar. Operacionet në merkaton ndërkombëtare janë të vështira dhe shumë të shtrenjta pasi konkurrenca është e madhe. Në këtë rast, hyrja e një ortaku aziatik është thelbësore sepse ta sjell merkaton në shtëpi. Të detyron mbi të gjitha të ndryshosh adresën dhe sjelljet menaxheriale. Gjithashtu ky ndryshim zbulon burime të reja financimi dhe tripletën e famshme e bën edhe më ndërkombëtare”.Një tablo e qartë kjo që jep presidenti zikaltër, i cili konfirmon zërat mediatikë të ditëve të fundit se Interi mund të kalojë në duart e Erik Thohir, i cili kërkon pjesën më të madhe të aksioneve për të drejtuar klubin milanez.
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 20:06:11 +0000

Trending Topics



="min-height:30px;">
When you find yourself In some far off place And it causes
Excerpt from Oral Roberts Minstry/Richard Roberts: Healing and
je cherche des personnes motivé(e)s , sérieux et honnetes Si
Last week January 4th 2015 the hosts of The Entertainment Review

Recently Viewed Topics




© 2015