Mos fli pa carape- Derdhen kohët, derdhen Herë me ngadalë si - TopicsExpress



          

Mos fli pa carape- Derdhen kohët, derdhen Herë me ngadalë si shiu i vonë, Herë si një kovë qumësht nga shqelmi I lopës, Derdhen, mendimet e reja për të rregulluar jetën, Qeveritë hypin dhe zbresin Ndërsa ne, prap palarë Gjyshi im ishte i varfër dhe me një gju mangët, dëmtuar nga gjermanët luftës Me komoditet fshati, WC- jashtë shtëpie, dhe Me corape veshur nuk e pash asnjëherë të flinte As ditën nuk e fillonte pa u larë me atë sapunin e fortë si dru, pa aromë Derdhen kohët derdhen dhe gishtin pse sytë I kemi akoma me sklepa ja vëmë varfërisë, Presim të rregullohet sistemi që të rregullojmë një tavolinë të vjetër për verandë, Të mbushim atë gropën plot ujë përpara oborrit të pallatit, Derdhen kohët derdhen, dhe presim C`farë? Ai politikani nuk të derdhë disiplinë vetes tënde, As ai poeti-kritik I shoqërisë që ka për qëllim disiplinën, …dhe na bën të qeshim me humorin e tij ironik, nuk të thotë kujdesu për veten Ai të thotë- Mos fli pa carape- se tani i ke të jashtme! Silvana.B
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 07:42:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015