Mos me harro. Mbase nuk kam qene asgje e vecante per ty. E tipit - TopicsExpress



          

Mos me harro. Mbase nuk kam qene asgje e vecante per ty. E tipit ,nje komedi dashurie dosido, nje liber i lehte qe sapo e mbaron e harron menjehere, nje dite pushimi ne mesin e pushimeve, nje dhurate qe pelqeje por jo e tipit oh Zot, ishte pikerisht ajo qe doja!. Besoj se kam qene nje nga ato per te cilen nuk i tregohet miqve sepse nuk dihet si shkon. Kur te shkruaja nuk lumturoheshe, nese te telefonoja nuk eshte se beje te pamunduren te liroheshe nga aty ku ishe per tmu pergjigjur. Benim dashuri, me perqafoje. Por edhe keto dukej sikur i beje me merzi, si nga halli me teper se sa kenaqesi. Por te lutem, mos me harro. Per mua ke qene si nje nga ato filmat e panjohur qe gjendesh ti shohesh padashje ne nje nate cfaredo dhe dashurohesh pas tij. Ke qene si nje nga ato libra ne te cilet nenvizon shprehjet, mban shenim faqet, nje nga ato libra qe te bejne ti thuash te tjereve insistoj, duhet ta lexosh...te te them per cfare flet ? . Ke qene si dita e pare e pushimeve pas shume muajsh pune. Dhurata qe kisha deshiruar gjithmone, ajo dhurate qe kur e hap te gjithe te tjerat jane kot. I kam treguar per ty edhe komshijes sime 80vjecare, edhe mamit madje. E dijne per ty edhe macet e mia, qeni im, zogjte dhe kopshti im. Edhe muri i dhomes sime e di per ty. Duhej tua tregoja te gjitheve. Kur me shkruaje, tek hapja mesazhin me dridheshin duart. Per tiu pergjigjur nje telefonate nga ty do kisha bere edhe olipiaden besoj. Beja dashuri me ty sepse pa te vdisja...e kupton diferencen besoj ?! Tani po te shkruaj per te te lene, une nuk dua te shoh te te zere gjumi nen batanijen e dashurise sime. E di, dukej sikur mund te mjaftonte. Por nuk mjafton. Une dua qe ti te dashurohesh. Ok? Vetem,te lutem...Mos me harro. Me uro ditelindjen e ardhshme, me pyet si jam, here pas here. Ti e di qe me mbetet hatri shpejt !
Posted on: Sun, 03 Nov 2013 13:12:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015