Mos më përgjo kur jam në gjumë, Frymëmarja ime si - TopicsExpress



          

Mos më përgjo kur jam në gjumë, Frymëmarja ime si psherëtimat e pyllit. Në errësirë dallon edhe kur një rrudhë, Më gdhend kryqe mes ballit e gjer n’ cep të syrit. Mos përgjo rrjedhën e lumit të fshehtë, As ankthet e zemrës ti s’ke pse numëron. Tek unë bëri shtrat dashuria jote e vjetër, E moti me shi e gjëmime, atje gurgullon. Mos më prek me gishtat e trembur, S’ është kjo nata të shoh ëndrrën e keqe. Ku rriten thonjtë e, flokët mbeten pa krehur, Atje, ku s’të përkëdhel kush e s’ flet dot as me vete. Kur jam në gjumë mos dëgjo ç’them, Kështjella e ëndrrave mban portën hapur. Ti kapmë për dore dhe mos më ler të bredh, As me ndonjërën që rastësisht më ka dashur....
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 23:07:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015