Mos u pikëllo, por lexoji këto rregulla që përmbajnë - TopicsExpress



          

Mos u pikëllo, por lexoji këto rregulla që përmbajnë lumturinë 1 - Dije se nëse nuk jeton mbrenda kufijve të ditës sate, shpejt do të të shpërndahet mendja dhe do ti tejkalosh caqet. Kjo do të thotë që nëse zgjohesh në mëngjes, mos e prit mbrëmjen dhe nëse është mbrëmje mos prit mëngjesin. 2 – Harroje të djeshmen me gjithë cka pate, mos mbaj mërzin e asaj që kaloi, se është marrëzi. 3 – Mos u preokupo për ardhmërinë se ajo I takon botës së panjohur, deri sa të të trokas në derë mos mendo për të. 4 – Mos u dridh nga kritikat, por qëndro I paluhatshëm, dije se kritika peshon sa vlera jote. 5 – Të besosh në Zotin e Madhëruar dhe të veprosh punë të mira është kënaqësia më e madhe e kësaj jete. 6 – Kush dëshiron stabilizim, qetësi e pushim shpirtëror, le ti përmbahet të përmendurit e Allahut xh.sh. 7 – Dije se cdo gjë që ndodh është e caktuar nga Allahu xh.sh 8 – Mos prit falënderim prej askujt. 9 – Mësoje shpirtin të ballafaqohet me fatkeqësitë. 10 – Ndoshta kjo që të ndodhi është më e dobishme për ty. 11 – Cdo caktim për besimtarin është I dobishëm për të. 12 – Shikoji të mirat që të dha Allahu xh.sh , pastaj falënderoje Atë. 13 – Ajo që ti posedon është më e vlefshme se gjithcka që kanë njerëzit. 14 – Prej një ore në orën tjetër, prite rrugëdaljen. 15 – Nga belatë e mëdha dalin lutjet e sinqerta. 16 – Fatkeqësit ta forcojnë zemrën dhe ti celin sytë. 17 – Me të vërtetë pas vështirësive pasojnë lehtësimet. 18 – Mos të të thyejnë gjërat e pa vlera. 19 – Me të vërtet Zoti yt ka mëshirë të gjërë 20 – Mos u nervozo…mos u nervozo…mos u nervozo. 21 – Jeta është buka, uji dhe hija e freskët, mos kërko tepër. “ E NË QIELLË ËSHTË FURNIZIMI JUAJ DHE AJO QË JU PREMTOHET ” (Kur`an 51:22) 22 – Shumicave e gjërave që ju frikohesh, nuk janë të vërteta. 23 – Tek të lënduarit merr shembull. 24 – Nëse Allahu xh.sh e do një popull, e sprovon atë. 25 – Përserit lutjet që I ka lexuar Muhammedi a.s në gjendjet e vështira të Tij. 26 – Përmbaju punëve serioze e të frytshme, largoju zbrazëtirës. 27 – Leri të pavërtetat dhe mos beso në cdo gjë qe përhapet . 28 – Inati dhe hakmarrja dëmton më tepër shëndetin tend se sa kundërshtarin 29 – Cdo gjë që të preku nga fatkeqësit s`është tjetë, pos falje mëkatesh...!
Posted on: Tue, 30 Jul 2013 22:17:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015