Motra e vëllezër...Pse ky fati jonë kështu??!!Kusuret tona - TopicsExpress



          

Motra e vëllezër...Pse ky fati jonë kështu??!!Kusuret tona ,nuk paskanë të sosur...! Qaheshim për fukarallëkun e për krizën, por halli me helmet e Sirisë, qënëka e çqënëka! I prodhoi Rusia, i magazinoi Siria ,../ do ta pësojë Shqipëria..!! Kush i qan hallet e mia...??!!---Na gjeti si një nuse gjirokastrite, që kur e qëllonte burri i saj (Skënderi) me shqelma ,duke u kthyer nga puna, i thoshte duke qarë:-..A Skënderr , a Skënderr, mos i vafsh familjes, se më hape edhe një brimë tjetër në fund të kurrizit...!! Unë nuk do zgjatem më tej, se çdo shqiptar e kupton në mënyrën e vet,por mendoj,se për këtë problem duhet të jemi në një mëndje , mbasi ajrin, ujrat e tokën shqiptare i kemi bashkë.Le të kujtojmë fjalët e mënçura të shkrimtarit të madh, I. KADARE : ...Qënia njerëzore, revoltohet nga e keqja. Mos revoltimi nga e keqja, pranimi i fyerjeve, i robërimit, bëjnë pjes në psikologjinë e skllavit...Nuk ka gjë më të shëmëtuar ,se kurajua e vonuar e frikacakëve, e skllevërve.... Ndërsa EZOPI , që nga lashtësia mëson: -...DUHET TË MARRËSH E TË LËSH, ATË QË TË INTERESON.. Po e shpreh shqetësimin tim ,duke treguar një ndodhi reale, nga jeta në Golëm, para v.1940. E them që në fillim, që për personin që po shkruaj,ruaj respekt të madh,se ka qenë një golëmas fukara, por i ndershëm e fisnik. Prandaj më kuptoni drejt, se nuk dua që ta përgojoj, por ardhëka një ditë dhe duhet kujtuar për mirë. --Xha Lolua, e kishte shtëpinë në pjesën kodrinore të fshatit. Ai kishte si kapital 20-30- dhi, të cilat i shikonte si sytë e ballit, se me ato mbante shpirtin e familjes. Por ,nga fukarai , nuk trëmbet e nuk turpërohet asnjeri. Shpesh , hajdutët ,shkonin dhe i merrnin natën nga një dhi në vathë e në kasolle. Për të ruajtur dhitë nga hajdutët, xha Lolua shkoi në Gjirokastër dhe bleu një qen të vogël(kulish) 53 lekë. E çoi në shtëpi dhe e rriti me qumështin e dhive, Sa filloi që të marrë veten kulishi, filloi që ta hante nga këmbët xha Lolon e shkretë, që flinte në anë të kasolles ,jashtë, dhe ta çirrte nga fytyra me thonj. E pyesnin xha Lolon, se ku ishte çjerrë , por ai nuk tregonte, se i vinte turp dhe justifikohej , se ishte çjerrë në ferra .Kur u rrit kulishi e u bë qen tamam, e hëngri shumë keq xha Lolon në këmbë , sa shkoi në spitalë. Në një dasëm, xha Lolon e ngacmonin me thumba disa të rinj, për qenin e tij që bleu, i cili nuk hante hajdutët ,por të zoti. Xha Lolua, u ngrit në valle, mbasi hiqte valle të mirë dhe ja mori këngës:(do më falni për ndonjë fjalë jo të mirë , që nuk është në fjalorin tim, por dua që të ruaj origjinalitetin e këngës): Perëndi, se bëre mirë Cave, cave u kthen gjinë, cave u përputh turinë.. Lolo Shkurti fukara bleu dreqin me para pesëdhjetë lek e ca.... Po e mbyll me fjalët e Kadaresë, cituar këto vitet e fundit, në librim Mosmarrëveshja: --Shqipëria, për shumëkënd,është sot një pemë e rrëzuar, prej së cilës, të gjithë mund të bëjnë dru. Shqipëria, i ka ulur kryet, por për fat të mirë, NUK KA RËNË....
Posted on: Tue, 12 Nov 2013 18:16:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015