Mr.Isa Mustafa, “sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, - TopicsExpress



          

Mr.Isa Mustafa, “sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor’teknik me botën” në Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës (dhjetor 1989) Gjatë nëntorit të vitit 1989 strukturat politike serbe të drejtuar nga Sllobodan Millosheviçi punuan intenzivisht në përzgjedhjen e kuadrove për funksionet politike në Kosovë të cilët tashmë (tetë vjet e gjysmë pas demonstratave të pranverës 1981) ishin dëshmuar si „luftëtarë të denjë për realizimin e politikës së LK të Kosovës, të LK të Serbisë dhe të LKJ“ që do të thotë „për luftimin e nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptarë“ si dhe „për ndaljen e shpërnguljes së serbëve e të malazezve nga Kosova“ … “Në mbledhjen e përbashkët të tri dhomave të Kuvendit të KSA të Kosovës, të mbajtur me datë 4 dhjetor 1989 (E hëne) u bë konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhja e kandidatëve për funksionet më me përgjegjësi - të kryetarit të Kryesisë dhe të anëtarëve të Kryesisë së KSA të Kosovës, të Kryetarit të Kuvendit, të nënkryetarëve të Kuvendit dhe të kryetarëve të dhomave të Kuvendit të KSA të Kosovës si dhe të delegacionit të KSA të Kosovës në Dhomën e Republikave dhe të Krahinave të Kuvendit të RSFJ’së” - kështu shkruante gazeta „Rilindja“ e ditës së martë - datë 5 dhjetor 1989 Daut Jashanica, Kryetar i Konfrencës Krahinore të LSPP (dhe i avansuar në postin e delegatit të Kuvendit Federativ të Jugosllavisë), në mbledhjen e 4 dhjetorit, tha: „duke u përcaktuar struktura nacionale, në bazë të propozimit inicial të Kryesisë së KSA të Kosovës dhe Kuvendit të KSA të Kosovës si dhe në bazë të qëndrimeve të Këshillit Koordinues për politikën e kuadrove të Konferencës Krahinore të LSPP të Kosovës, Kryesia e Konferencës Krahinore të LSPP të Kosovës si bartëse e konsultimeve, ka inicuar procedurën e propozimit dhe të evidencimit të kuadrove të mundshme për zgjedhjen e kryetarit dhe të anëtarëve të Kryesisë së KSA të Kosovës, të kryetarit të dy nënkryetarëve dhe të kryetarëve të dhomave të Kuvendit të KSA të Kosovës.“ (Rilindja, 5 dhjetor 1989) Me rastin e propozimit të kandidatëve të mundshëm për funksionet e përmendura dhe me rastin e zgjedhjes së tyre, LSPP e Kosovës si dhe subjektet e tjera shoqërore në Krahinë, kanë bërë përpjekje që në të gjitha fazat të propozohen më shumë kandidatë për funksionet më me përgjegjësi që për to të propozohen kuadrot, të cilat në periudhën e deritashme janë dëshmuar luftëtarë të denjë për realizimin e politikës së LK të Kosovës, të LK të Serbisë dhe të LKJ, kuadrot që gëzojnë besimin e pjesëtarëve të të gjitha kombeve dhe kombësive, individët që në aktivitetet e deritashme kanë luftuar me vendosmëri kundër të gjitha dukurive të nacionalizmit, e në radhë të parë kundër nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar, për ndaljen e shpërnguljes së serbëve e të malazezve nga Kosova dhe ardhjen e të gjithë atyre që dëshirojnë të jetojnë e të punojnë në Kosovë, kuadrot të cilat me cilësitë e veta personale garantojnë se do të jenë të suksesshme në kryerjen e funksioneve që u besohen.“ Shkruan Rilindja. E martë 05 dhjetor 1989) * * * Në mbledhjen e Kuvendit të KSA të Kosovës, Kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës u zgjodh Isen Kajdomçaj, Kryetar i Kuvendit të KSA të Kosovës, Gjorgje Bozhoviq, ndërsa Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës u zgjodh Jusuf Zejnullahu. Sekretar krahinor i Punëve të Brendshme u emrua përsëri Jusuf Karakushi, mr.Rifat Zulfiu u emrua sekretar krahinor i Judikaturës, Shefqet Cana sekretar krahinor i Financave, Radman Milosavleviqi sekretar krahinor për Ekonomi, Lekë Berisha sekretar krahinor për Bujqësi dhe Pylltari, Selajdin Skeja, sekretar krahinor për Komunikacion dhe lidhje, dr.Muhamet Bicaj u emrua sekretar krahinor për Arsim dhe Kulurë, Lekë Vuksani sekretar krahinor për Punë, Shëndetësi dhe Politikë Sociale, dhe për çështjet e luftëtarëve e të invalidëve, Radovan Vujoviqi, sekretar krahinor për Urbanizëm dhe Çështje Komunale-Banesore dhe mr.Isa Mustafa, sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor - teknik me botën. Lexoni Rilindjen, 5 dhjetor 1989 Mr.Isa Mustafa, sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor - teknik me botën, në Këshillin Ekzekutiv të Kosovës! (Dhjetor 1989)
Posted on: Thu, 14 Nov 2013 21:55:29 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015