Mrekullia...Dashuria e motres per vellane (ja vlen ta lexoni - TopicsExpress



          

Mrekullia...Dashuria e motres per vellane (ja vlen ta lexoni këtë histori të bukur) Kjo është historia e vërtetë e një vajze 8- vjeçare, e cila ishte e bindur që dashuria bën mrekullira. Vëllai i saj ishte i destinuar të vdiste nga një tumor në tru. Prindërit ishin të varfër por kishin bërë gjithçka për ta shpëtuar. Një natë, babai i tha nënës së përlotur: -"Nuk mundemi më e dashur, mendoj se gjithçka mbaroi. Vetëm një mrekulli mund ta shpetojë." Vogëlushja, me frymën pezull, e kishte dëgjuar nga cepi i dhomës. Shkoi në dhomën e saj, mori lekët nga arka e saj e kursimeve dhe u drejtua nga farmacia më e afërt. U afrua tek banaku, u ngrit në majë të gishtave dhe vendosi të hollat mbi banak... - " Për çfarë janë këto? Cfarë dëshiron vogëlushe ? " - " Janë për vëllain tim zoti farmacist. Eshte shume i semure dhe une jam ketu per te blere nje mrekulli. " - " Cfarë po thua " - belbëzoi farmacisti. - " Vellai im quhet Andrea, dhe ka dicka qe po i rritet brenda kokes, babai i tha mamit qe ka mbaruar, nuk behet me asgje, dhe duhet nje mrekulli per ta shpetuar. Shiko, une e kam shume xhan vellain tim, dhe per kete kam sjellur gjithe kursimet e mia per te blere nje mrekulli. Sa kushton nje mrekulli ?" Ne farmaci ndodhej dhe nje burre i gjate dhe elegant, me pamje serioze por që po dukej i interesuar nga biseda. Iu afrua vajzes. - " Per cfare po qan vogelushe? Cfare te ka ndodhur? " - " Zoti farmacist nuk do te me shese nje mrekulli. Dhe per me teper, nuk me tregon as se sa kushton nje e tille. E kam per vellaun tim Andrean, eshte shume i semure. Mami thote ta bejme operacion por babai thote qe kushton shume dhe nuk mund ta paguajme per momentin, keshtu qe vetem nje mrekulli mund ta shpetoje. Prandaj kam sjelle gjithcka cfare kam." - " Dhe...sa para ke ?" - " Nje dollar dhe njembedhjete qindarka." Burri buzeqeshi... - " Shiko, nje dollar dhe njembedhjete qindarka jane fiks sa duhen per mrekulline e vellait tend." Me njeren dore mblodhi shumen e parave dhe me doren tjeter kapi doren e vockel te vogelushes. -" Eja shkojme tek shtepia jote vogelushe, dua te shoh vellaun tend dhe te takohem me prinderit e tu. Mendoj se mund ta gjejme mrekulline qe ju keni nevoje." Ky burre quhej Carlton Armstrong, nje nga neurokirurget me te mire ne bote. Ai e operoi Andrean i cili u kthye pas tre javëve në shtëpi, komplet i shëruar. - " Ky operacion është vërtetë një mrekulli, kush e di sa ka kushtuar." -tha e ëma e përlotur nga gëzimi. Motra e vogël buzëqeshi pa thënë asgjë. Ajo e dinte sa kishte kushtuar kjo mrekulli. Një dollar dhe njëmbëdhjetë qindarka...plus, natyrisht dashurinë dhe besimin e një vogelusheje... :((
Posted on: Fri, 05 Jul 2013 15:14:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015