Mund te prenotoni : tel. 044 30 85 55, cel. 068 20 00 - TopicsExpress



          

Mund te prenotoni : tel. 044 30 85 55, cel. 068 20 00 622. Ngritja e gjoksit - Lifting Gjoksi, pa dyshim, luan një rol kryesor në bukurinë dhe hijeshinë e trupit të femrës. Nje gjoks i plotë dhe i fortë, i cili shoqërohet me idenë e rinisë dhe shëndetit, ushtron gjithmonë edhe një tërheqje të fortë seksuale tek meshkujt. Sidoqoftë, si rrjedhojë e trashëgimisë gjenetike apo akoma më shpesh, me kalimin e viteve, përgjithësisht, gjoksi tenton të boshatiset dhe të varet. Ky fenomen mund të verifikohet edhe në moshë të re, si pasojë e shtatzënive dhe ushqyerjes së foshnjes me qumësht gjiri. Nën ndikimin hormonal gjatë shtatzënive dhe më pas, gjatë ushqyerjes me gji të foshjes, gjoksi fryhet dhe rritet si dimension. Lëkura që mbulon gjëndrën mamare tërhiqet, tendoset dhe gradualisht humbet elasticitetin e saj nën influencën e peshës së gjirit. Pasi ndërpritet ushqyerja me qumësht e fëmijës dhe përfundon stimulimi hormonal, gjoksi humbet madhësinë e fituar dhe boshatiset. Lëkura, tashmë e tendosur dhe jo - elastike, nuk arrin të kryejë funksionin e saj mbajtës, nuk ri - fiton dot më tonicitetin dhe elasticitetin e mëparshëm dhe si rrjedhojë gjoksi paraqitet i varur, i boshatisur dhe me smaljatura. Një tjetër fenomen i ngjashëm me shtatzëninë është edhe humbja e madhe dhe e menjëhershme në peshë, e cila bën që gjoksi të boshatiset dhe varet. Po ashtu edhe forca që ushtron graviteti dhe ndryshimet graduale që pëson trupi i femrës me kalimin e viteve, sjellin progresivisht një inestetizëm të tillë. keit.al/index.php?fq=brenda&gj=gj1&kid=21
Posted on: Sun, 28 Jul 2013 19:40:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015