Munishi: Pa humbje në këtë edicion . Tekniku i FC Kosovës - TopicsExpress



          

Munishi: Pa humbje në këtë edicion . Tekniku i FC Kosovës synon të përfundojë vjeshtën pa asnjë humbje, sot sfidohet në Ferizaj nga skuadra me po të njëjtin emër. Trajneri i vushtrriasve, Ismet Munishi është lider i Raiffeisen Superligës pas 5 xhirove të zhvilluar. Ekipi i tij sot luan në ferizaj me skuadrën me po të njëjtin emër. Megjithatë tekniku i ri ka vetëm një qëllim të mbetet i pamposhtur deri në fund të vjeshtës. “Jam i kënauqr me lojën tonë, por besoj se ky është vetëm fillimi ne do të luajmë edhe më shpejt edhe më mirë, pasi që kemi lojtar të kalibrit evropian. Futbollistët tanë si thuhet janë me këmbë në tokë dhe janë të vetdijshëm për situatën, dua ta mbyllim edicionin vjeshtor pa humbje”, tha ai për sporti1. Skuadra vushtrriase ka pësuar më së paku gol deri më tani. “Kemi pësuar më së paku gola sepse kemi një mbrojthe të mirë, ndërsa në sulm kemi edhe m ëtë mirë sepse kemi lojtarët më të shpejt në ligë, që e bëjnë shumë mirë transformimin nga mbrojtja në fazën e sulmit”. Munishi pranon se është adhurues i lojtarëve të ri. “I pranoj lojtarët e ri dhe jam i kënaqur me ata, por kemi edhe lojtarët me eksperiencë si Statovci, Dragusha e Liridon Ahmeti që i luajnë ekuilibrat e këtij faktori në ekip”. Tekniku e pranon se grupi i tifozëve, Forca janë një ndihmë e madhe për ekipin. “Pëkrahja e tyre është shumë e rëndësishme kur luajmë si vendas e sidomos edhe si mysafir, me ta e kemi ndarë të mirën e të keqen bashkë. Vushtrria ka shumë talenta do të shihni se çfarë talenta do të dalin nga kategoritë e reja”, tha Munishi.
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 19:21:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015