Musli AHMETI, kandidat për Kryetar të Komunës Skënderaj nga - TopicsExpress



          

Musli AHMETI, kandidat për Kryetar të Komunës Skënderaj nga Lëvizja Sociale e Kosovës - LSK - Bashkëthemelues dhe nënkryetar i Lëvizjes Sociale të Kosovës. - Njohës i çështjeve ekonomiko-sociale. Kontribues në aspektin kombëtar dhe familjar në rrjedhat historike dhe shoqerore. Me moton “Për një çasje tjetër” nënkryetari i Lëvizjes Sociale të Kosovës dhe Kandidat për Kryetar të Komunës Skënderaj, Musli Ahmeti synon qe të përmirësojë jetën e qytetarëve të kësaj komune përmes zbatimit të ligjit, punës së ndershme dhe të përkushtuar si dhe duke i dhënë hapësirë shpirtit komunitar e kreativ të shoqerisë civile. Për LSK-në qytetari do të jetë në fokus, do të jetë bashkëpjesëmarrës në të gjitha proceset. LSK do të jetë e hapur ndaj ndryshimeve duke e shëndërruar Komunën e Skënderajt në një Institucion të administrueshëm, demokratik dhe produktiv, duke i marrë me vete dëtyrimet në përputhje me misionin e saj dhe në bashkëpunim me komunitetin. Do të kontribojë në zhvillimin e një qyteti modern dhe demokratik, të ngritur mbi votën e lirë. Si kryetar Komune do të kërkojë një rend shoqeror ku të gjithë anëtaret e tij kanë të drejta të barabarta prosperiteti dhe kontributi i sëcilit të vlerësohet po aq i rëndësishëm për shoqerinë. Politika sociale do të jetë prioriteti im kryesor. Do të orientohemi drejtë përmbushjes së angazhimit tonë politik për të zhvilluar një politikë sociale në funksion të individit dhe bashkësisë e hapësirës ku ai/ajo realizon jetën e tij/saj. Punësimi - Në bazë të të dhënave është konstatuar se në Komunën e Skënderajt numri i të papunëve është 67 %. Në platformën time 4 vjeçare do të punësohen rreth 5250 persona, kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, si dhe në funksionalizimin e një fabrike në fshatin Kuçicë e cila do të shërbejë në rritjen e mirëqenies sociale në këtë komunë. Aktualisht kanë shprehur interesim dy donator dhe kostoja e funksionalizimit arrin shumën 1 milion e njëqind mijë euro. - Pensionistet - janë komuniteti me i pa privielgjuar i shoqerisë Kosovare. LSK vlerëson kontributin e tyre për vite dhe si Kryetar Komune do të hartojë një plan mbështetjeje për ti mundësuar dhe lehtësuar pjesëmarrjen e tyre preferenciale në shërbimet publike, në kuadër të kompetencave komunale. - Familet e dëshmorëve, invalidet e luftës dhe Veteranet e luftës - kontributi i kësaj kategorie të luftës së UÇK-së është i pa zëvëndësueshëm dhe simbol krenarie për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. LSK është e angazhuar ti krijoj këtij komuniteti kushte të favorshme në përfitimin e shërbimeve publike dhe përkujdesjeje të vecantë shoqërore. - Mediat - Komuna e Skënderajt por edhe i gjithë rajoni i Drenicës është një rajon i varfër sa i përket komunikimit medial dhe zërit qytetar. Prandaj, si Kryetar i Komunës do të përkrah zhvillimin e medias së lirë dhe të pavarur duke i ofruar përkrahje të gjithanshme, transparencë si dhe qasje të pa penguar në dokumentet publike komunale.
Posted on: Wed, 30 Oct 2013 14:20:19 +0000

Trending Topics




Mammootty Is A Genius Actor Of Indian Cinema - Universal Star
I want to share how profoundly grateful I am to everyone for all
v4r0l7 Asher Brown Durand White Mountains Scenery Franconia Notch
TEN HOURS LATER It was unusual. Our telephone rang at 8:05 AM
Unfortunately, with a heavy heart, some hard choices need to be

Recently Viewed Topics




© 2015