Musliu dhe Bilalli: Naim Tërnava është diktator 07.09.2013 | - TopicsExpress



          

Musliu dhe Bilalli: Naim Tërnava është diktator 07.09.2013 | 13:52 Të dytë njihen si kundërshtar të rrymave ekstreme të islamit. Njëri ka marr kërcënime me jetë, e tjetri është rrahur. Kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, Idriz Bilalli dhe imami i Drenasit Osman Musliu, në një intervistë për standardi.info thonë se Naim Tërnava ka krijuar klanin e tij që dërgon njerëz në haxh gratis. Sipas tyre, Tërnava ka krijuar Klanin e tij duke kërcënuar, shantazhuar dhe së fundi është shndërruar në diktator me ndryshimet e Kushtetutës së BIK-ut. Bilalli e Musliu rrëfejnë për ndodhitë e fundit në BIK, shkarkimin e Xhabir Hamitit, milionat që hyjnë nga organizatat, mos transparencën, shkakrimin e Xhabir Hamitit, ndryshimin e kushtetutës... Standardi.info: Si mund ta shpjegoni ndryshimin e Kushtetutës së Bashkësisë Islame, si e cilësoni këtë veprim? Osman Musliu: Ndryshimi i Kushtetutës së Bashkësisë Islame është një akt i cili ka për qellim ngopjen e epshit për pushtet të një njeriu dhe klanit të tij. Ky grup i vogël njerëzish kanë arritur që shumë prej delegateve të Kuvendit të Bashkësisë Islame t’i përfitojnë përmes ofrimit të benificioneve apo pozitave, gjithashtu edhe oferta materiale siç është shkuarja në haxh gratis etj. Një pjese tjetër e delegateve binden përmes shantazheve dhe kërcënimeve të ndryshme, ndërsa pjesa tjetër e përkrahin klanin Terrnava në mënyrë qe t’i mbulojnë të bëmat e tyre të cilat kanë frikë se ju dalin në shesh... Idriz Bilalli: Ndryshimi i kushtetutës së BIK-ut dy muaj para zgjedhjeve është absurd i llojit të vet dhe synim për të përmbush apetitet e pa ngopura të Naim Ternavës, vetëm për të vazhduar udhëheqjen me BIK. Ai ka bërë veprim antikushtetues në BIK dhe shkelje flagrante të para procedurave mbi ndryshimin e kushtetutës, gjegjësisht statutit si aktit më të lartë të brendshëm të këtij institucioni. Ata të cilët votuan këto ndryshime do të binden shumë shpejt se kanë bërë gabim fatal. Fatkeqësisht, një pjesë e tyre ishin edhe të shantazhuar me kërcënime e të tjerët me premtime favoresh të ndryshme . Një veprim i tillë ndodh vetëm në sistemet më diktatoriale moniste. Standardi.info: Çka ka lidhje Naim Tërnava me partinë LISBA dhe pse i doli në mbrojtje? Osman Musliu: Ternava në mungesë të përkrahjes nga ana e hoxhallarëve nëpër të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, kërkon që në çdo formë të mbetet në pushtet, qoftë kjo nëpërmes përkrahjes së lëvizjeve ekstremiste të cilat zhvillojnë aktivitetet e tyre në territorin e Kosovës përmes Naim Terrnaves në shkëmbim të votës dhe përkrahjes së tij në kohë zgjedhjesh. Idriz Bilalli: Ndërhyrja e një subjekti politik siç është LISBA, në çështjet organizative të BIK-ut , është e pa pranueshme. Në veçanti kërcënimi që i bëhet z. Xhabir Hamitit nga ky subjekt është i dënueshëm dhe nuk përket me vlerat fetare në të cilat thirret ky subjekt politikë, e aq më pak me parimet demokratike të një shoqërie pluraliste. Ndërsa qëndrimi që mban ky subjekt politikë me orientim radikal ndaj Naim Ternavës dhe përkrahja e tij është tregues i qartë i një bashkëpunimi të ndërsjellët . E kemi bërë publik qëndrimin qysh herët të këtij koalicioni në mes kreut te BIK-ut dhe këtyre elementëve me orientim radikal, e tani veç ka dalë sheshazi ky koalicion. Standardi.info: Sa është legjitim shkarkimi i Xhabir Hamitit nga posti që ai e mbante? Osman Musliu: Shkarkimi i një njeriu nga posti i tij vetëm se kërkon rregull dhe respektimin e kushtetutës së Bashkësisë Islame, nuk mund të jetë legjitime, ngase koha e diktaturës ka kaluar në trojet tona. Mbledhja në të cilën është shkarkuar Kryetari Hamiti, ishte mbledhja e fundit e këtij legjislacioni, mirëpo ky është edhe një absurd i radhës nga ana e klanit Ternava. Idriz Bilalli: Që është lojë e tij, tani më veç është e ditur. Të gjitha këto veprime ilegjitime janë skenarë të Naim Ternavës me të vetmin qëllim, sigurimin e mandatit në vijim të kreut të BIK-ut . Ndërsa ligjërisht z. Xhabir Hamiti është kryetar kuvendi i BIK-ut, ngase procedura e shkarkimit të tij është jo ligjore dhe në kundërshtim të plotë me normativën e BIK-ut. Edhe ata që kanë votuar për shkarkimin e tij, e kanë të ditur procedurën se si shkarkohet dhe cilat janë arsyet e shkarkimi të kryetarit të kuvendit të BIK-ut, por shantazhet dhe apetitet i kanë detyruar për një veprim jo ligjor. Standardi.info: A është vërtet i kërcënuar Xhabir Hamiti dhe nga kush, interes i kujt është që Hamiti të mbetet i izoluar dhe zë i pa fuqishëm? Osman Musliu: Xhabir Hamiti është kërcënuar disa herë me radhë përmes sms-ve dhe mesazheve të dërguara në tel dhe në rrjetet sociale. Kohë më parë ishte sulmuar edhe fizikisht nga persona të cilët nuk dihen ende, por dyshohet se këta njerëz ishin të klanit Ternava, për arsye se sulmi ndodhi menjëherë pasi ishte zgjedhur kryetar i kuvendit në BIK. Idriz Bilalli: z. Xhabir Hamiti është një kuadër akademik i shkencave islame , me gradën më të lartë shkencore në BIK, me një përvojë të gjatë në institucionet e BIK-ut, ligjërues në FSI , njohës i pesë – gjashtë gjuhëve botërore dhe njëherit kandidati më meritor në rrethanat tona për të udhëhequr me BIK-un. Ky është i vetmi fakt që ai është kërcënuar nga ata që janë në koalicion dhe që synojnë me çdo kusht ta udhëheqin BIK-un . Që të mbetët z. Xhabir Hamiti i izoluar dhe zë i pa fuqishëm është interes i klanit Ternava dhe mbështetësve të tij. Standardi.info: Myftiut i doli shkollimi plagjiat, shkruan mediat, a mundet të kërkoi prapë mandat, sa mund te jete kjo etike dhe shëndetshme për myslimanet e Kosovës? Osman Musliu: Aq sa është etike shantazhimi , korruptimi i delegateve në kuvendin e BIK-ut, shkarkimi i kryetarit të kuvendit të BIK-ut, mos transparenca e financimeve dhe parave të ndryshme etj, aq është etike dhe e shëndetshme edhe rikandidimi i tij për një mandat të tret jo legjitim. Të gjitha këto të këqijave të fundmi ju bashkangjit edhe falsifikimi i tezes të diplomës së tij e cila u publikua kohëve të fundit. Idriz Bilalli: Myftiu aktual po përfundon mandatin e dytë dhe ligjërisht nuk ka të drejtë të rikandidoi për mandatin e tretë . Për dhjetë vite në krye të BIK-ut ka shumë vërejtje dhe keq menaxhim të skajshëm, gjë që do t’i kushtojë shumë perspektivës së BIK-ut .Përveç parregullsive të shumta, tani flitet edhe për atë gradë shkencore që posedon se është arritur në mënyrë jo ligjore e cila në të njëjtën kohë është amorale dhe e ndaluar fetarisht . Nëse kjo rezulton e saktë dëmtohet gjithë procesi dhe bënë që të ndikohet negativisht në predikimet e punonjësve të BIK në teren si dhe të zbehet imazhi i BIK-ut dhe imamëve përgjithësisht. Standardi.info: Pse nuk dihen se ku kanë shkuar afër 30 milion euro që kanë hyrë në Kosovë nga organizata të dyshimta. Çka tregon kjo? Osman Musliu: Kjo dhe shumë të këqija të cilat e kanë kapluar BIK-un dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi na kanë shty që ne ta ngritëm zërin për rregulla dhe reforma brenda BIK-ut në mënyrë që këto gjëra te mos na ndodhin. Puna e parë të cilët dëshirojmë që të rregullohet është ligji për bashkësitë, fetare i cili do të rregullonte shumë gjëra dhe do t’i parandalonte këto parregullsi. Idriz Bilalli: Për një gjë të tillë ne jemi informuar nga mediat tona , ngase për të hyrat dhe të dalurat në BIK kemi shumë pak njohuri, ngase mungon skajshmërisht transparenca . Financat e BIK-ut i menaxhon klani Ternava dhe nuk i jep llogari askujt për këtë çështje. Një nga kërkesat tona të vazhdueshme ishte edhe transparenca buxhetore dhe miratimi i rregulloreve nga Kuvendi, ku precizohen çështjet financiare ne BIK-ut, të cilat aktualisht mungojnë . Asnjëherë nuk përfillet procedura e tenderimit , rasti më i freskët është projekti në Shtime i cili ka vlerë rreth treqind mijë euro dhe nuk është përfill asnjë procedure tenderimi apo transparence . Kjo dhe shumë të tjera janë tregues i qartë se kah po e drejtojnë timonin e BIK-ut ky klan. Standardi.info: Pse Bashkësia Islame nuk është e regjistruar ne Administratën Tatimore të Kosovës, cilat janë arsyet, keqpërdor dikush parat, nuk i deklaron apo...? Osman Musliu: Se pari në Kosovë ende nuk ekziston ligji për bashkësitë fetare për këtë shkak edhe nuk ka mundësi se si të regjistrohet. Kjo mund t’i konvenoj dikujt i cili ka përfitime materiale qoftë ai brenda BIK-ut apo edhe në shtetin e Kosovës. Idriz Bilalli: Neglizhenca dhe pa përgjegjësia e këtij kreu të BIK-ut, ka bërë që BIK edhe sot e kësaj dite nuk ka status të zgjidhur juridik në kuadër të rrethanave tona të reja, e në veçanti pas pavarësimit të Kosovës , as një punëtorë i BIK nuk kryen obligimet tatimore në të ardhura personale , nuk kanë të rregulluar çështjen e sigurimit pensional... e shumë çështje tjera të pa rregulluara që është tregues i qartë i dështimit të këtij kreu udhëheqës . Por si duket këtij klani u shkon për shtati një gjendje e tillë , ngase kësisoj nuk i japin llogari askujt e as institucioneve të shtetit. Një analizë e tillë e kësaj gjendje në BIK nën udhëheqjen e këtij klani na rezulton se mungon totalisht një platformë organizative nacionale por edhe fetare e që garanton një perspektivë të ndritur të BIK-ut në rrethanat e reja në Kosovën e pavarur. Standardi.info: Interesi i kujt është që po ndodhin këto gjëra në BIK, kush po e prish BIK-un? Osman Musliu: Parregullsitë dhe korrupsioni është interes i personave te caktuar te cilët mund të ndryshojnë por një gjë është e sigurt se këto parregullsi që janë duke ndodhur me se paku janë në interes të BIK-ut dhe besimtareve të Republikës se Kosovës. Idriz Bilalli: Nuk do të ndalemi së vepruari duke përfillur të drejtat tona ligjore për të konsoliduar dhe riorganizuar këtë institucion fetar i cili është segment i fortë i shoqërisë dhe garantues i stabilitetit dhe paqes në këtë vend. Kush po e prish BIK-un, tani më është e ditur dhe ka dalë sheshazi , klani i cili me çdo kusht duke shkelur të gjitha normat ligjore dhe morale, duke eliminuar me çdo kusht, çdo njërin që e sheh si rival dhe konkurrent serioz, vetëm që të ruaj ato pozicione udhëheqëse e përmes së cilave realizojnë interesa të ngushta personale . Është përgjegjësi e jona e të gjithëve që ta themi një të vërtet të madhe , tu themi stop këtyre degradimeve, t’i vlerësojmë gjërat realisht ashtu siç janë, sepse përgjegjësia është e madhe dhe gjeneratat e reja na mallkojnë nëse gjërat nuk i rregullojmë ashtu siç duhet dhe e kërkon momenti duke sakrifikuar interesin personal dhe vlerësuar parësorë atë të përgjithshmin. Elhami Ismajli /standardi.info/
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 18:03:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015