Mustafa: Fitorja jonë duhet të jetë shprehje e forcës sonë - TopicsExpress



          

Mustafa: Fitorja jonë duhet të jetë shprehje e forcës sonë Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, të dielën në Hajvali u shpreh i sigurt në fitoren e tij që në raundin e parë në Prishtinë, ndërkaq bëri thirrje për pjesëmarrjen e mbështetësve të LDK-së në votime, në mënyrë që kjo parti të fitojë shumicën e komunave të Kosovës. “Të gjithë ne pajtohemi se nëse duam ta respektojmë figurën e Ibrahim Rugovës, duhet ta rrisim veprën e Ibrahim Rugovës. Vepra e tij rritet me fitoren e LDK-së në shumicën e komunave të Kosovës, sepse kështu e madhërojmë veprën e tij. Motoja jonë “Sot komuna, nesër Kosova” do të thotë se ne do t’i fitojmë së pari komunat dhe më pas do ta fitojmë shumicën në tërë Kosovën”, tha Mustafa. Ai tha se kësaj radhe, LDK-ja është e interesuar të fitojë bindshëm, duke nënvizuar se: “fitorja jonë duhet të jetë shprehje e forcës sonë”. “Në këtë mënyrë ne synojmë ta qeverisim Kosovën, me ndershmëri, për zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe kujdesin për familjet në nevojë, të kujdesemi për luftëtarët tanë, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët, të kujdesemi për banorët e fshatrave të thella, të cilëve do t’u ofrojmë zhvillim dhe infrastrukturë”, tha Mustafa. “Unë ju them se kemi punuar sa kemi mundur, duke u bazuar në kriterin e trajtimit të barabartë të qytetit dhe të fshatrave. Kemi arritur të ndërtojmë infrastrukturë, shkolla, ambulanca, por i kemi ende disa punë të pakryera. Do të bëjmë përpjekje që në mandatin e ardhshëm të punojmë për realizimin e tyre”, tha Mustafa. Që të arrihet kjo, ai tha se do të ketë kujdes në përzgjedhjen e njerëzve, sikur tha ai, të mirë në qeverisje. “Votën duhet t’ua japim këshilltarëve tanë, kandidatëve tanë, sepse jemi të interesuar ta kemi shumicën edhe në Kuvendin Komunal”, tha ai. Kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa, ua kujtoi banorëve të Hajvalisë premtimet që kanë marrë në të kaluarën nga partitë tjera. “Të tjerët që kanë premtuar këndej, nuk kanë punuar, prandaj ju kërkoj të vlerësoni se kush ka punuar dhe andej ta përcaktoni votën tuaj”, tha ai, i bindur se edhe kësaj radhe garën për Prishtinën do ta fitojë që në raundin e parë. “Dy herë në Prishtinë nuk dalim, të jeni të sigurt se e kryejmë me të parën atë”, tha Mustafa. Agim Gashi, kryetar i Degës së V-të të LDK-së, tha se vizioni i partisë është i bazuar në vlerat demokratike të qeverisjes, në një demokraci të drejtpërdrejtë, në të cilën qytetarët janë promotorë të proceseve zhvillimore, vlera këto të kultivuara nga Presidenti historik, Ibrahim Rugova, e të cilat i kemi trashëguar, ruajtur dhe promovuar në vazhdimësi. Gashi tha se programi i ardhshëm i LDK-së për pjesën rurale të Prishtinës do të jetë vazhdimësi e progresit të arritur deri më tani dhe se do t’i përmbyllë projektet e rëndësishme, siç janë: ndërtimi i kanalizimeve dhe i ujërave të zeza në zonën e Liqenit, grumbullimi i mbeturinave sipas standardeve, vazhdimin e subvencionimit të projekteve në bujqësi, blegtori dhe pemëtari, si dhe riorganizimin e shërbimeve për transport të udhëtarëve. “Në këtë pjesë të Prishtinës janë realizuar me qindra projekte në infrastrukturën rrugore, projekte në shkolla, projekte në sektorin e shëndetësisë, projekte në kulturë, në përkrahjen e fermerëve në bujqësi, blegtori, pemëtari etj., dhe janë bërë hapat e parë të zhvillimit të turizmit rural”, ka thënë Gashi.
Posted on: Sun, 06 Oct 2013 22:15:16 +0000

Trending Topics



2188451763600">AIR POWER TESTIMONY Completely Healed After You Prayed For
ইদানিংকালের হরতালে
Neste texto, meu marido, Claudio Freire, faz um breve histórico
Mogoditshane Right behind City View Lodge A fantastic 2
Why did Jesus have to suffer so badly? Some think that Jesus
DISNEY MINNIE MOUSE SECOND birthday party supply balloons
3M 30702 Hookit 334U Purple 70 mm x 12 m P500 Grit Clean Sanding

Recently Viewed Topics




© 2015